• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Shehu: I kam kërkuar Berishës gjënë e parë, paketën e varfërisë, pensionet dhe rendin publik! Nëse nuk bëhen lë…

by B K
09/05/2025 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i partisë Fryëm e Re Demokratike, Sali Shehu ishte sot në News 24 në ditën e fundit të fushatës zgjedhore përpara zgjedhjeve të 11 majit, të dielën.

Shehu i cili garon për PD-ASHM në listën e hapur të Tiranës u shpreh se koalicioni ku bën pjesë dhe që drejtohet nga Berisha, do të fitojë zgjedhjet e përgjithshme.

“Ne do fitojmë. Për shumë arsye. Edi Rama është shndërruar në njeriun më të pambështetur në 34 vjet për shqiptarët. Kalkulimet e studiove të paguara prej tij nuk vlejnë. Mua më vlejnë komunikimet me shqiptarët. Jam zgjedhur 2 herë më votë të drejtpërdrejtë.”

Më tej Shehu, theksoi se në 12 vite nuk funksionon asnjë zyrë shtetërore për shkak të kryeministrit Edi Rama.

“Sot nuk funksionon asnjë zyrë shteti me Edi Ramën pas 12 viteve. Sot jemi vendi pa bujqësi, pa arsim,, pa shëndetësi. Na ka ikur dhe rinia. Këto janë arsye të forta për të kërkuar ndryshimin. Jemi lajmëtarë të ndryshimit. Pas dimrit vjen pranvera. Dimër 12 vjeçar.”

Sakaq, Shehu shtoi se Rama diktohet nga krimi dhe prandaj paratë nuk janë për pensionistët dhe njerëzit në nevojë por për ata që marrin tendera.

“Ata e detyrojnë Edi Ramën të bëjnë atë që nuk e bën njeri. Mua më njohin se kam mbrojtur Tiranën në 97. Kam marrëdhënie shpirtërore me policinë, më njohin të rinjtë dhe të vjetrit. Sot janë të veshur si punëtorë të komunales. Paratë e uniformave të tyre janë vjedhur. Ata nuk paguhen për orët jashtë orarit. Si ata janë pensionistët. Kanë 12 vite që marrin të njëjtën pension si në kohën e Sali Berishës, kur buxheti i shtetit ishte 4 mld euro. Tu japësh një gjel për vit të ri është turp i madh.

Duhej të kishin pension njësoj si Mali i Zi dhe Maqedonia. Sepse të fortit që diktojnë Edi Ramën, ia marrin paratë. Shqiptarët do votojnë lirshëm dhe ne do fitojmë. E para është implementimi i paketës së varfërisë. Ia kam kërkuar Sali Berishës. Implementimi i paketës së pensioneve, rendi publik do jetë prioritet. Askush në qeverisjen tonë nuk do shitet i fortë para njerëzve. Aq më tepër para ligjit. Përndryshe unë e lë karrigen e deputetit.”

Shehu premton fitoren e mandatit të deputetit, teksa i ka kërkuar Berishës disa gjëra 100 ditët e para, që nëse nuk bëhen ai është i gatshëm të lë mandatin e deputetit.

“Unë them do e fitoj mandatin. Kam mbështetjen e gjithë dibranëve dhe gjithë qarkut Tiranë. I ftoj të më votojnë se nuk do humbasin asgjë. Them sot jam i vetmi politikan që nuk kam asnjë kundërshti në rrjete sociale. Nëse nuk bëhem deputet do kontribuoj në qeverisjen e ardhshme. Ne do që ky program të implementohet.”

Sa i përket sondazheve, Shehu shprehet i bindur se PD-ASHM merr 74 mandate. Ndërsa për partitë e voglë thotë se janë varka të vogla, krahasimisht me tragetin e madhe PD-në.

“I referohem barometrit gjerman, 74 opozita, 60 Edi Rama, të tjerat ti marrë kush të dojë. Edhe 2021 ka patur kryetarë partish të vogla që dolën dhe nuk morën asgjë. Ata nuk dinë një gjë, që kur treni është i lirë të gjithë kanë hapësirë të luajnë, kur vijnë të ankorohen në port tragete të mëdha, dallga i largon varkat e vogla. I ftoj shqiptarët të mos e humbin votën kot. Gjithë shqiptarët të bashkohen me ne. Jo për të na dhënë pushtet ne, por për ti ndërruar faqen Shqipërisë. Sot e kemi në dorë t’u themi njerëzve të bashkohen me ne.”

Next Post
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com