• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sali Lushaj: Video për Stresin është montazh, na përndjekin si kundërshtarë politik

by Java News
07/01/2017 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Problemet për Stresin duket se janë rikthyer sërish. Pas një video ku reperi shfaqet duke gjuajtur me armë, ai është shpallur në kërkim dhe policia ka qenë në shtëpinë e tij për kontroll. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar për herë të parë ekskluzivisht për suplementin “Bluetooth” të Gazeta Shqiptare babai i tij, Sali Lushaj.

Sipas tij arma e sekuestruar ka qenë me leje dhe video e Stresit është montazh. “Spiunët që janë bërë me keq se në kohën e Enverit, kanë informuar se unë kam një armë dhe për të më sulmuar” është shprehur Saliu për “Bluetooth”. Nga ana tjetër ai është shprehur se do të bëjë padi ndaj policisë, pas publikimit të videos në ambientet e shtëpisë së tij.

Z.Lushaj, policia e Tiranës e ka shpallur në kërkim djalin tuaj Arkimedin dhe zyrtarisht ka informuar se ka nisur procedurat administrative për heqjen e lejes për të mbajtur armë. Si rrodhën ngjarjet?
Më duhet së pari, të sqaroj se djali im Stresi, nuk ka qëlluar me armën time. Atë armë unë e kam prej kohësh në shtëpi me leje dhe e mbaj në mënyrë të ligjshme. Spiunët që janë bërë me keq se në kohën e Enverit, kanë informuar se unë kam një armë dhe për të më sulmuar, u shfrytëzua rasti dhe policia erdhi në shtëpi.

Në fakt, në rrjete sociale qarkullon një video ku djali juaj shfaqet duke qëlluar më armë e mbi bazën e saj policia e ka shpallur në kërkim. Po për këtë ç’mund të na thoni?
Është një video që e kanë parë të gjithë, e për mua nuk është asgjë tjetër, veçse një trillim dhe një montazh. Po ky shtet më ka sulmuar e po më sulmon vazhdimisht. Po një gjë dua të them: “Jam dhe do të mbetem kundërshtar i këtij pushteti. Idealet e mia s’mund të m’i burgosin, edhe sikur të më ndalnin bashkë me Stresin. Do mbetem i djathtë deri në vdekje. Jam mësuar më këtë pushtet, se baballarët e këtyre që sot drejtojnë më kanë internuar, e sot po bëjnë të njëjtën gjë edhe bijtë e tyre.”

Meqë ju videon e cilësoni montazh, atëherë përse djali juaj nuk dorëzohet dhe të sqarojë pozicionin e tij?
Ku të dorëzohet? Te kjo polici? Nuk kemi aspak besim. Këta janë drejtues që rrinë tërë ditën me kriminelë, hanë e pinë me ta, e kanë mbështetjen e tyre. Përse im bir të rrijë në burg, kur s’ka kryer krim. Është tmerr në këtë vend, kur në burg vetëvritet një djalë që është kapur me pak gramë hashash, më dhimbset ai fëmijë, e ndërkohë trafikantët bredhin të lirë.

Po sa i përket policisë, si ishte sjellja e oficerëve karshi jush?
E respektova policinë dhe konform ligjit lejova të kryenin veprimet hetimore. Por më vonë u vura në dijeni të shpërndarjes së një videoje nga ana e policisë, ku ekspozohen ambientet private të banesës sime. Këtë aspekt do ta ndjek në rrugë ligjore.

Çdo të thotë kjo?
Nëse nuk kërkojnë falje publike, do të ngre padi ndaj policisë për shkelje të privatësisë. Nuk mund të lejoj nëpërkëmbjen e shkeljen e të drejtave.

Next Post
Shkodër- Dibër, policia, në ndihmë të të pastrehëve, i strehojnë në komisariat

Shkodër- Dibër, policia, në ndihmë të të pastrehëve, i strehojnë në komisariat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

December 28, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Koha e gabuar” e Salianjit

December 28, 2025
Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

December 28, 2025
“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

December 28, 2025
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

December 28, 2025
Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

December 28, 2025
Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

December 28, 2025
e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

December 28, 2025
Qeveria miraton amnisti në fundvit/ 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi

Qeveria miraton amnisti në fundvit/ 300 të burgosur përfitojnë lirinë, 900 të tjerë ulje dënimi

December 28, 2025
E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

Shkaktoi aksident me vdekje në aksin rrugor ‘Qafë Thanë–Librazhd’, arrestohet 31-vjeçari

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com