• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berishës i duhen negociatat vetëm për t’u legjitimuar nga shumica si palë

by Mero Baze
08/03/2024 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka 24 orë që debati  më i madh në Shqipëri është distancimi nga negociatat.

Socialistët po tregohen parimorë në deklarata publike dhe thonë që nuk kemi pse negociojmë të drejtat kushtetuese të opozitës por nuk pranojmë propozime që synojnë deformimin e jetës parlamentare apo mbivendosje të drejtësisë sa I përket komisioneve hetimore, ndërsa e shikojnë të pashpresë gjetjen e ndonjë partneri për reformën elektorale.

Mbështetësit e Berishës janë bërë dhe më keq. Ata ngaqë nuk kundërshtojnë dot se Bardhi është ulur të flas me kryetaren e Kuvendit dhe kryetarin e grupit parlamentar socialist, kanë 24 orë që bërtasin se ata të Lulzim Bashës po bëjnë pazar me Ramën për amnistinë penale duke e quajtur këtë një krim të rënd.

Këta të PD zyrtare të çliruar më në fund që e kapën në flagrancë Berishën me Ramën, po tregojnë me gisht nga tradhtarët e vërtet të opozitës.

Ky debat është radiografia më e mirë e politikës së sotme shqiptare, që negociatat I konsideron krim, dhe distancohet prej tyre, kur baltën dhe dhunën e quan luftë politike me të cilën duhet të krenohen.

Pra jemi në një pikë ku të gjithëve u vjen turp nga negociatat dhe jo nga kriza.

Negociatat nuk janë turp dhe krim në politikë. Madje janë I vetmi mjet I nevojshëm për të zgjidhur krizat.

Problem janë pazaret në kurriz të parmeve dhe anashkalimi I shtetit ligjor përmes marrëveshjeve dypalëshe.

Në rastin konkret, kriza është shkaktuar nga ndarja e opozitës dhe nga fakti që Sali Berisha kërkon ta përdor krizën për tu legjitimuar nga shumica si palë.

Në këto kushte nëse veprohet juridikisht, Partia Demokratike jo vetëm që nuk duhet të tërheq Alibej nga Reforma elektorale, por duhet të zëvendësoj nënkryetarin e Kuvendit  me një kandidat të saj, pasi formalisht I takon Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër, kur shumica e deputetëve janë rreshtuar me Berishën, është normale që ata ti marrësh në konsideratë por jo si grup anonim. Ata duhet të regjistrohen juridikisht për tu përfaqësuar. Nëse ata regjistrohen, natyrisht ata kanë më shume të drejta se Partia Demokratike zyrtare për tu përfaqësuar por në kushtet kur ata kërkojnë të imponohen si turmë dhe jo si entitet juridik, nuk kanë pse respektohen. Turmat e kanë vendin në rrugë jo në Kuvend.

Dhe kjo nuk është rastësi.

Kriza e legjitimitetit që ka prodhuar Berisha në Kuvend, nuk ka të bëj me gjyqin e vulës apo logos, por me devizën e tij “pas meje qameti”.

Kujtoheni se kur filloi kriza. Nuk ka filluar kur janë refuzuar komisionet parlamentare por kur është arrestuar Berisha. Kriza lidhet me arrestimin e tij. Ai nuk do që Kuvendi të jetë normal dhe grupi I tij të jetë legjitim në mungesë të tij. Nuk do se është paranojak dhe ka  frikë se njerëzit do mësohen me mungesën e tij dhe do ta  harrojnë.

Dhe thelbi I kësaj krize nuk mund të negociohet kurrë, pasi nuk ka askush mandat ta negociojë të ardhmen e Sali Berishës, përveç drejtësisë.

Gjithë këto të tjerat janë lëvizje bosh. Berisha i ka futur të vetët në spiralen e negociatave jo për komisione parlamentare as për reforme elektorale se nuk I duhet asnjë njëra e as tjetra. Ai humbet me çdo ligj që të bësh, madje dhe sikur të bësh ligj special që ai duhet të fitoj. Ai po ashtu nuk I bëjnë pune gjyqet e komisioneve parlamentare se I bën çdo natë nga penxherja.

Atij I bën punë vetëm lajmi që socialistët po përfillin atë dhe jo Bashën. Vetëm kaq.

Pastaj nuk I duhet asgjë.  Ndaj janë të qetë për dështimin e negociatave se nuk duhet ndonjë fryt nga negociatat. U duhet thjeshtë ta përfillin.

Nëse nuk e përfillin kriza do të vazhdojë.

Për ata opozitarë që e marrin si sukses këtë delegjitimimin e tyre në Kuvend duhet të kujtojnë se po kaq krenar dhe “heronj” ishin dhe kur dogjën mandatet dhe bojkotuan zgjedhjet, por sot po i bien kokës me grushte se çfarë kanë bërë dhe po përpiqen t’ia hedhin fajin Lulzim Bashës.

Kjo që po bëjnë është dhe më e keqe, dhe është vetëm për hallin e Berishës.

Next Post
Rama: Shqipëria në një pozicion ndërkombëtar që nuk e kemi pasur kurrë! PS ka përgjegjësinë ta konsolidojë…!

Rama: Shqipëria në një pozicion ndërkombëtar që nuk e kemi pasur kurrë! PS ka përgjegjësinë ta konsolidojë...!

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Një këngë e Bregoviçit, ka këto vargje :”Ne sijam kurve, Tuke sijam prostitutke”….etj…
    Në shqip :” Nuk jemi kurva, Ne jemi prostituta”….
    A është PD-ja në këtë gjendje ?
    Luli si kurvë, Saliu si prostitutë ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

February 6, 2026
Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

February 6, 2026
Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

February 6, 2026
Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

February 6, 2026
VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

February 6, 2026
Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In