• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berisha si Marsela Çibukaj!

by A R
29/11/2022 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Poli Hoxha

Në një shkrim të përpara pak kohëve, situatën dhe ciklin e aksionit të Sali Berishës dhe ndjekësve të tij që nga dita kur SHBA e shpalli “Non Grata” dhe Lulzim Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentarë i PD-së, e përshkruaja kështu:

Ana tragjike e Sali Berishës është se lëvizja e tij ka mbetur në rreth-rrotullim. Kujtoni atë eksperimentin, me miun e futur në një sferë bosh prej qelqi. Fillimisht rreth-rrotullohet me energji të papara brenda vakumit dhe refuzon që ta kuptojë, se nuk ka asnjë rrugë- dalje. Pastaj kur i rreshtin energjitë dhe “kupton”se nuk ka dalje, bëhet qesharak. Fillimisht tenton për ta çarë sferën me dhëmbë, pastaj nga fundi, përpara se të plandoset, nis dhe troket me putra në mënyrë të dëshpëruar…

Duket se “plandosjes dhe trokitjes së dëshpëruar”, i ka ardhur koha. Sali Berisha, Foltorja dhe Rithemelimi i tij po tërhiqen zvarrë nga synimi, plani dhe frika e Berishës që ditën që nisi gjithë këtë “revolucion”. Situata sa vjen dhe bëhet më mortore. Në datën 6 Dhjetor është trokitja e fundit te dera e fundit, (Europa), ku ende ka ca shpresa në ajër!

Kauzat e tij janë katandisur në beteja me ortakë imagjinarë të Edi Ramës si Lulzim Basha, Lukashenko, vëllezërit serbë Kariç, kurse për oligarkët që kanë bashkë me kryeministrin heshtet me epizëm. Vetë Berisha e ka humbur, edhe atë karizëm që e ka shoqëruar gjatë këtyre 32 viteve. Duket sikur hallin e ka edhe më të madh, se sa ja dimë. Po bën lëvizje të çorientuara, të cilat po habisin dhe distancojnë dita- ditës aleatët dhe mbështetësit në bazën e PD-së.

Thirrja e protestës ditën kur në Tiranë vijnë 27 kryeministrat më të fuqishëm të BE-së, për Ballkanin Perëndimorë dhe jo për Edi Ramën, ka krijuar një ftohje të hapur me Ilir Metajn, ikje me vrap të aleatëve të vegjël dhe një kok-ulje edhe te shumica e deputetëve që e ndjekin.

Një situatë e tillë e vakët dhe e zymtë që përshkroi protestën e 12 nëntorit, ka kapluar edhe Primaret. Përveç Tiranës, ku edhe aty kanë plasur paranojat se cili nga 3 kandidatët kryesorë do të jetë besnik nëse zgjidhet kryetar bashkie, procesi nëpër qytete e tjera po katandiset me emërime.

Baza tashmë e ka kuptuar se kriteri kryesorë nuk është fitorja e bashkive por besnikëria pa kushte ndaj aksionit të Sali Berishës, që nisi nga shpallja non grata prej SHBA dhe Britania e Madhe më pas. Ka kuptuar gjithashtu se anëtarët e këshillave bashkiakë, (pra votën popullore), po ja fal në shumicë Ilir Metajt.

Ndërkohë që Edi Rama përveç të tjerave ja ka arritur që paralelisht me hallet e tija ti japë opozitës Berisha-Metaj, tani për tani, një dorë ndihmë në SPAK. Kurse këta nga ana e tyre po tregohen bujarë duke i dhënë alibi çdo ditë përpara shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, se përse “e meriton” të vazhdojë në pushtet edhe pse i mbytur në korrupsion.

Çorientimi dhe “trokitja” e Sali Berishës, u pa edhe më qartë në seancën e dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë në 27 nëntor. Kushedi se sa ka vuajtur kur shihte Lulzim Bashën që shkrihej mes deputetëve nga Kosova të të gjithë krahëve.

Ka shumë kohë që “i troket” Albin Kurtit, e cyt kundër amerikanëve, por kushedi sa i është shtrënguar zemra kur e shihte “të bashkuar” dhe të qeshur me Edi Ramën dhe gjithë deputetët e tjerë shqiptarë, (përveç rreth 10 ndjekësve besnikë), në një formalitet- festë siç është ajo për ditën e Flamurit. Por kulmi ishte kur u largua nga salla dhe askush nuk e ktheu kokën. As një vështrim lutës e madje, as habitor!

Kanë kaluar plot15 muaj që kurse nisi betejën për të zhbërë vendimin e Perëndimit. Janë harxhuar energji dhe financa të jashtëzakonshme dhe përfundimi është një Parti Demokratike e përçarë keqas, vetëm për fatin e tij.

E gjithë retorika politike vërtitet e vërtite deri në banalitet te sulmet e egra kundër ambasadorëve të SHBA dhe Britanisë së Madhe, Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeat dhe të gjithëve që nuk e duan më nëpër këmbë. I fut pastaj të gjithës kësaj një ambalazhim të demontueshëm lehtë, me denoncime fantazmagorike për qeverisjen e Edi Ramës. Dhe çfarë mbetet në fund?!

Konspiracion, përbetime, turfullime, hakërrime, mallkime…njësoj si teksti i këngëtares Marsela Çibukaj që për tup fitoi edhe Këngën Magjike:

Ka qenë Xhesi, Sara edhe Iva që më than të palamet e tija/ Më thuaj si t’shijon tradhëtia/ Në ditë të kqija më ke lënduar/ Në funeral të dashnis tem Ti je i paftuar/ Kam qënë unë ajo që ke vrarë/ Me gjak ftohtë, kriminel/ Do vij edhe unë n’ferr/ Se e keqja s’më del Të t’shoh si digjesh/ Shkërrmoqesh si plehrë i meriton ti krejt këto.

Next Post
‘Kemi dy vite bashkë’, Cindy Marina flet për herë të parë për lidhjen me djalin e Jozefina Topallit, Genarin

‘Kemi dy vite bashkë’, Cindy Marina flet për herë të parë për lidhjen me djalin e Jozefina Topallit, Genarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për “estradën” e Tiranës?

E doni Sazanin me investime amerikane apo ta coptojnë bandat shqiptare si Gjirin e Lalzit?

January 22, 2026
Paralajmëron socialistët, Berisha: Shkoni e thojini Ramës, qëndro në zyrë më datë 24 se po të vjen populli

Paralajmëron socialistët, Berisha: Shkoni e thojini Ramës, qëndro në zyrë më datë 24 se po të vjen populli

January 22, 2026
Risi kompensimi për arsimin e fëmijëve, hapet aplikimi për DIVA

Risi kompensimi për arsimin e fëmijëve, hapet aplikimi për DIVA

January 22, 2026
Publikohen detajet nga vrasja e Jani Aliajt, gazetari grek: Ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave pas…

Publikohen detajet nga vrasja e Jani Aliajt, gazetari grek: Ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave pas…

January 22, 2026
Presidenti Zelensky jep lajmin: Ukraina do të zhvillojë takim trepalësh me Rusinë dhe SHBA

Presidenti Zelensky jep lajmin: Ukraina do të zhvillojë takim trepalësh me Rusinë dhe SHBA

January 22, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

January 22, 2026
Vrasja mafioze e Ardian Nikulajt, “The Sun”: Ekzekutimi i biznesmenit “kushtoi” 1.7 milionë paund

Vrasja mafioze e Ardian Nikulajt, “The Sun”: Ekzekutimi i biznesmenit “kushtoi” 1.7 milionë paund

January 22, 2026
Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

January 22, 2026
21 janari/ Balla-Berishës: Pa u zbardhur përgjegjësia jote, PS nuk do të tërhiqet kurrë

21 janari/ Balla-Berishës: Pa u zbardhur përgjegjësia jote, PS nuk do të tërhiqet kurrë

January 22, 2026
Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes/ PD voton “me kokën poshtë dhe dorën lart”

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In