• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Sali Berisha si Kristofor Kolombi, zbuloi Amerikën

by Lorenc Vangjeli
06/02/2023 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në pamje të parë duket se lundërtari i famshëm italian dhe shqiptari famëmadh Sali Berisha nuk kanë asnjë lidhje. As nga koha që kanë jetuar. As nga zanati që kanë ushtruar dhe as nga bëmat që kanë kryer. Megjithatë ata bashkohen në një pikë.

Nëse i pari zbuloi Amerikën në hartë, i dyti u zbuloi shqiptarëve, që Amerika nuk është ajo që ata kanë besuar së paku prej një shekulli. Sali Berisha dhe mbas tij edhe gjithë shoqëria e tij e Kolombëve të zhurmshëm që e besojnë, po dëshmojnë se SHBA-të kanë një sekretar shteti që është shpifës dhe që meriton të dënohet nga gjykata, që ambasadorët e tij janë të korruptuar dhe se madje, edhe se një president i tyre ishte një vagabond me kravatë që vizitonte bajamet e stazhiereve të tij në Zyrën Ovale.

Në këtë nuancë të re gjeopolitike të politikanit tradicional shqiptar, për paradoks, flamurin e mbrojtjes së Amerikës nga korruptonjësi Edi Rama dhe “tradhtarët” vendas, e ka marrë pikërisht njeriu që vetë SHBA e ka shpallur Non Grata.

Kjo tallava fantastike Ballkani ka rizgjuar fjalorin e hershëm komunist që ishte aq popullor në Tiranën e dikurshme. Përdorimi i të njëjtave steriotipe që dikur kishte për zemër edhe Hoxha është shfaqur në mënyrë graduale në fjalorin publik dhe tabuja që e shihte si Mekë bregun tjetër të Atlantikut, tashmë nuk ka më as turp dhe as namuz të shfaqet.

Për fat të keq, në Tiranë dhe në Prishtinë, ky zë ka marrë përmasa shqetësuese dhe ka krijuar një korr të frikshëm, një përzierje groteske mes neokomunistësh ambiciozë, anarkistësh gjithëfarësh e kondrapedalesh qesharakë që vishen si euroatlantikë, por sillen si banorë të Kremlinit.

McGonigal ishte kova e duhur me benzinë për të ushqyer zjarrin. Historia i tij me drejtësinë amerikane dhe segmenti i tij zgjatues me Tiranën, përmendja e kryeministrit dhe dy shqiptarëve kontraversë në historinë që po trazon SHBA-në, ka ngritur një spirale histerie që nuk ka gjasa të mbyllet edhe kur të mbyllet vetë historia e tij.

Ka dy palë që në rastin më të mirë besojnë pikërisht atë që u intereson. Njëra palë, sulmuesit kanë mbyllur tashmë hetimin dhe gjykimin, kanë gjetur Ramën fajtor, kanë amnistuar vetë McGonigal dhe kanë zbuluar çelësin që shpjegon gjithçka ka ndodhur së paku në gjashtë vitet e fundit, që nga humbjet në zgjedhje e deri tek ndarja e opozitës.

Pala tjetër mbrohet, duke sulmuar vetë akuzuesit, si “…të mjerë, të degraduar, të shfytyruar, të çekuilibruar, …me gënjeshtra e budallallëqe të qametshme, si pasojë e puthjes fatale me një të vdekur…”, siç e shndërron Rama në shpatë gjuhën. Dhe, me gjithë plojën dhe lebetinë e luftës, të gjithë kanë heshtur për detajin më domethënës që lidh Shqipërinë me skandalin MCGonigal.

A ka pasur arsye për të hetuar paratë e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA, në 2017-ën?

A ka pasur aty një krim federal apo ka qenë thjesht një koincidencë tragjike nga ato që godasin gjithmonë si rregull hilacakët?

Këtyre pyetjeve askush nuk ju jep përgjigje. Mjafton edhe vetëm ky detaj për të kuptuar se debati mbytet nga forma dhe injorohet thelbi i tij.

Vetë njeriu që pa t’i rrënohet karriera personale dhe bashkë me të, edhe shpresa e partisë së tij për t’u rikthyer në pushtet në një të ardhme të parashikueshme, pikërisht nga faulli i lobimit të tij, vazhdon të heshtë. Reaksioni zinxhir shkak-pasojë që zuri fill që në qershorin e largët të 2017-ës është sërish i mbuluar në një landfill gënjeshtrash, duhet të zbardhet deri në fund.

Në të kundërt, për ironi të fatit, ndryshe nga Kristofori italian që e nisi ekspeditën e tij nga një port i Atlantikut për të zbuluar Amerikën në hartë, Kolombët shqiptarë do të vazhdojnë të nisen me yrysh nga bregu verior i Lanës e do të brohorasin se kanë zbuluar Amerikën e keqe e të ligë, Amerikën e blerë me dollarë nga shqiptarët, që vetë janë të shitur tek rusët me rubla.

Next Post
Tërmeti lë pas konfliktin Turqi-Greqi/ Mitsotakis telefonon Erdogan: Jemi të gatshëm për t’ju ndihmuar

Tërmeti lë pas konfliktin Turqi-Greqi/ Mitsotakis telefonon Erdogan: Jemi të gatshëm për t’ju ndihmuar

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    ……ha ha ha…me këtë portin e Lanës, që më kujtoi një student shqiptar nga Kruja, që gënjente te dashuren ruse, duke i thënë që edhe në Tiranë, është lumi i Lanës, ku lëvizin anije e varka, njesoj si në lumin Njevà të Moskës……
    Dhe e vërtetë, ky lumi i Lanës, të çon me të vërtetë në Moskë….
    Saliu ka 40 vjet që nuk shkon në Vuqidolin e gopit të sëmës, se ka “frikën e gjysmës së lekut”, e jo më bytha e tijë e shtrembër, të kruhet me Amerikën.
    Ngordhtë ishalla, se po merr më qafë, gjithë sqeparukët morracakë e kokopalarë ( Ilir Metaj – citoj).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In