• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berisha: Pushteti po dridhet nga unë dhe Ilir Meta! Kjo është pranvera e shpresës

by A R
07/04/2023 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha, u shpreh gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët u shpreh se fushata elektorale për zgjedhjet e  14 Majit ka pasur një fillim të jashtëzakonshëm. Sipas tij, statistikat flasin për jë rikthim të paprecedent të Sali Berishës dhe PD dhe ky fakt ka tmerruar Edi Ramën.

“Së pari, shfrytëzoj këtë takim me ju për t’u përcjellë përshëndetjet më të përzemërta demokratëve për startin e jashtëzakonshëm të fushatës elektorale, fushatës së fitores. Siç e shihni ju, sallat, sheshet ushtojnë nga entuziazmi i fitores së opozitës shqiptare në këto aktivitete paraelektorale. Një përpjekje e turpshme, primitive për të goditur, për të parandaluar rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, po merr përgjigjen më të fuqishme nga të rinjtë, të rejat, burrat, gratë dhe qytetarët shqiptarë në mbarë vendin. Këto flasin për një rikthim të paprecedent të Sali Berishës dhe PD-së. Ky fenomen ka tmerruar Edi Ramën”.

Berisha tha se Rama e ndjen që është i pashpresë.

“Edi Rama e ndjen se urrejtja popullore ndaj pushtetit të tij monist, ka kufi vetëm qiellin. Edi Rama e ndjen se me shpopullimin e kalkuluar, pra gjenocidin që kryen ndaj shqiptarëve, konsiderohet një nga armiqtë më të rrezikshëm në histori të këtij kombi. Edi Rama e ndjen se me vjedhjet e mëdha që u ka bërë shqiptarëve, është i pashpresë. Shqiptarët presin me padurim 14 majin, presin për të votuar si qytetarë të parë, kandidatët e primareve, njëherazi për të rivendosur pluralizmin politik në Shqipëri dhe për të firmosur ndryshimin e madh, i cili ka si synimin më kryesor mëkëmbjen ekonomike të shqiptarëve. Mëkëmbjen e biznesit në Shqipëri, mëkëmbjen e fermerëve shqiptarë, shpresën tek mbarë shqiptarët se ky vend bëhet, mbështetjen e të rinjve shqiptarë në hapat e tyre të para. Ajo që shihni ju në ekrane televizive, me gjithë përpjekjet e tmerrshme për të na censuruar, megjithatë nuk është një përpjekje kaq e suksesshme, mund të themi se kjo është pranvera e madhe e shpresës së shqiptarëve. Pushteti po dridhet, është në përpëlitjet e tij. Pra, shpresa vjen me opozitën. Ndryshimi vjen me opozitën”, tha Berisha.

/a.r

Next Post
Sherr me thika në Shkodër, plagosen tre persona, një në gjendje të rëndë

Sherr me thika në Shkodër, plagosen tre persona, një në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

February 15, 2026
“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

February 15, 2026
Hetimet për “Epstein” në Paris/ Krijohet një ekip i posaçëm magjistratësh për të hetuar lidhjet e shtetasve francezë

Hetimet për “Epstein” në Paris/ Krijohet një ekip i posaçëm magjistratësh për të hetuar lidhjet e shtetasve francezë

February 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 16 shkurt 2026

February 15, 2026
Kos: Kryerja e reformave, kusht për anëtarësimin në BE! Brukseli nuk do të tolerojë cenimin e pavarësisë së gjyqësorit

Kos: Kryerja e reformave, kusht për anëtarësimin në BE! Brukseli nuk do të tolerojë cenimin e pavarësisë së gjyqësorit

February 15, 2026
E paralajmëroi Rama/ Grupi parlamentar socialist mblidhet të hënën, çfarë pritet të diskutohet

E paralajmëroi Rama/ Grupi parlamentar socialist mblidhet të hënën, çfarë pritet të diskutohet

February 15, 2026
Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit

February 15, 2026
24 orë përpara zgjedhjeve në FSHF, dorëhiqet kandidati pas më tepër se një dekade kontribut

24 orë përpara zgjedhjeve në FSHF, dorëhiqet kandidati pas më tepër se një dekade kontribut

February 15, 2026
BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi

BE i përgjigjet SHBA-ve: Nuk ka shuarje të civilizimit në Evropë, përkundrazi

February 15, 2026
Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues! Prania evropiane, e nevojshme

Italia i bashkohet Bordit të Paqes, Meloni: Do të marrim pjesë si vëzhgues! Prania evropiane, e nevojshme

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In