• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sali Berisha po shitet si viktimë e të huajve! Ilir Meta ka turbulenca psiqike”

by A R
25/05/2021 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari dhe analisti, Milaim Zeka ka bërë një analizë të “çështjes Berisha non grata’, duke thënë se ish- kryeministri po përpiqet që të viktimizohet, duke e shitur vetes si patriot i madh i Kosovës dhe se ndërkombëtarët duan që ta eleminojnë politikisht. Mirëpo, teksa nga njëra anë e shet veten si patriot, nga ana tjetërs, sipas Zekës, Berisha ka zhdukur 160 personalitete kosovare mes tyre edhe biznesmenin Remzi Hoxha.

“Berisha do ta paraqesë veten si patriot të madh ndaj Kosovës dhe viktimë e të huajve që duan ta eleminojnë nga politika, e vërteta është se Berisha ka shpallur ‘non grata’ gjithë patriotët e Kosovës, 160 persona, njerëz të përndjekur nga qeveria e Serbisë dhe ajo Jugosllave, Arben Sinani në hulumtimet e tij ka gjetur një dokument me emrat e 160 personaliteteve kosovare, ka zhdukur patriot kosovar, siç është Remzi Hoxha për të cilën familja e tij e ka akuzuar ndër vite që ai është personi direkt i implikuar në këtë ngjarje. Në Gërdec, Berisha shpëtoi pa ferrë në këmbë, thyerja e embargos dhe mjafton për të parë një incizim polemika e Berishës dhe Metën në parlament, Berisha e akuzon Metën si një njeri që të paktën ka kryer 2 vrasje ndërsa Meta e akuzon për 1 mln vepra penale dhe ndër të tjera që ka çuar në prit Azem Hajdarin. A nuk janë të mjaftueshme për ta shpallur ‘non grata'”, tha Zeka.

I ftuar në “Studio Live” në Report Tv, Zeka e ka quajtur absurde reagimin e Berishës i cili tha se Blinken, sekretari amerikan i shtetit “i ka cënuar dinjitetin”. Absurde, sepse për Zekën, Berisha është një nga ato figura politike që ka poshtëruar imazhin e dhjetëra deputeteve dhe deputetëve të Shqipërisë.

“Berisha, arsyeja pse kam reaguar në këtë çorbë të fëlliqur është një thënie e Berishës “që Blinken ka prekur dinjitetin tim”. Me dhjetëra deputet e deputete dhe ish-prokurorja janë thyer dhe poshtëruar në mënyrën më të pandershme nga Berisha, ai u ka thënë deputeteve “po motra jote ç’bën, goca ç’bën gruaja jote”, i ka thënë Ramës “e ke djalin me babanë”. Si mund të thotë që i ka prekur dinjitetin, ca dinjiteti i ka prekur Berishës që e ka akuzuar për shpërdorim fonde, ku çdo mace e qen e di që çdo ministër është bërë multimilionerë me paratë e fondeve publike, nuk ka ministër. E admiroj për ndërtimin e Rrugës së Kombit, por nga Basha është bërë hajnia e 200 mln dollarëve. Ku e bëri Meta vilën në Gjirin e Lalëzit që bëri vilën 8-9 mln euro. Unë nuk e kuptoj fare reagimin e tij, me dashtë SHBA, e lidhin Berishën, Ramën, Metën dhe cilin ministër të duash dhe me duart të lidhua e dërgojnë në burgun e Guantanamos. Pa SHBA nuk do ekzistonim si komb, ai SPAK i famshëm është krijuar me paratë dhe iniciativën e drejtpërdrejtë të SHBA-së”, tha ai.

Padinë ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, Zeka thotë se është një taktitë e Berishës për të tërhequr vëmendjen nga realitetit, pasi sipas tj është i bindur që asnjë gjykatë në botë nuk ka kompetenca të gjykojë sekretarin të SHBA.

“Berisha dëshmoi që edhe ai është multi-milioner dhe e dyta kjo është një shaka pa kripë, një taktikë e Berishës për të tërhequr vëmendjen nga realiteti i hidhur se të gjithë e dimë në botë se asnjë gjykatë në botë nuk ka kompetenca ndaj sekretarit të SHBA”, shtoi Zeka.

Reagimin e Metës në mbrojtje të Berishës, ai tha se zgjedh që të mos i marrë aspak parasysh. Kjo pasi sipas tij, kreu i shtetit “ka turbulenca psiqike aq sa asnjë mjek europian nuk do e lejonte të qëndronte në postin e Presidentit”.

“Po të dërgohet kontroll neuropsikiatrik, nuk do lejonte asnjë mjek europian që të ushtrojë detyrën e presidentin, mjafton të kujtoj deklaratën “me sfurk të brosh votën”. Deklarata se SHBA mund të hedhin një raketë të Metës, a të mund ta bëjë vetëm një njeri që ka turbulenca psiqike, prandaj mbrojtja e Berishës ka zero rëndësi”, tha ai.

Analisti ka komentuar edhe zgjedhjet brenda PD-së, duke thënë me bindje se pas 13 qershorit, kjo forcë politike do të dalë më e përçarë se kurrë.

“PD do dalë e përçarë, copë copë, se Basha për momentin nuk ka konkurrencë brenda PD, por Basha do jetë shkatërrimtari i PD me të njëjtat përmasa si Isa Mustrafa shkatërroi LDK dhe fundosi përfundimisht, PD do shkojë akoma më poshtë dhe kur të vij një lider i ri politik do jetë tepër vonë. Berisha është lojtar brenda për brenda dhe askush nuk vjen brenda partisë nëse nuk ka dëgjueshmëri brenda PD”, përfundoi Zeka në Report Tv.

Next Post
Qarku Shkodër / KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve

Qarku Shkodër / KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In