• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sali Berisha në arrest shtëpie, në homazhet në nder të Gerti Bogdani marrin pjesë Argita Malltezi dhe Liri Berisha

by S T
19/09/2024 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kuvendin e Shqipërisë janë zhvilluar homazhet në nder të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 44-vjeçare.

Figura të larta politike, miq dhe kolegë të tij i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-deputetit të ndjerë, i cili ndërroi jetë papritur si pasojë e një arresti kardiak.

Por në homazhet në nder të Gerti Bogdanit, s’ka arritur të marrë pjesë lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ndodhet në arrest shtëpie.

Ndërsa për t’i shprehur ngushëllimet familjarëve e miqve të ish-politikanit kanë marrë pjesë vajza dhe bashkëshortja e kreut të PD-së, Argita Malltezi e Liri Berisha.

“Asgjë nuk ka vlerë në këto momente se jeta e atij që iku. Në pozicionin e nënës dua të ngushëlloj prindërit dhe lutem bashkë me ta të gjejnë forcën për ta kapërcyer këtë dhimbje. Edlirën, para së cilës dalin duar të rënda dhe të vështira kryer. Ngushëllime miqve, shkove, me të cilët bëri një rrugëtim të shkurtër. Do ta kujtojmë më shumë dashuri, respekt dhe mirësi”, tha Liri Berisha për mediat.argit1a1

Lideri demokrat Sali Berisha e mësoi lajmin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PD-së, Gert Bogdanit gjatë një konference për mediat ditën e djeshme. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se ky është një lajm i zi dhe shokues teksa ka folur me vlerësim për figurën e Gert Bogdanit.

“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do të mbetet në memorien time njëri nga personalitetet e reja të PD-së më të njohura, më të shquara. Ka qenë një politikan, demokrat, me civilitet, me formim, me përgatitje, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë”, u shpreh kreu i PD-së.

Me dhimbje të thellë, kryedemokrati Sali Berisha ka thënë se ky lajm është një humbje e madhe për PD-në dhe për të gjithë shoqërinë shqiptare.

“Kjo është një humbje e madhe për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Gerti Bogdani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillime me PD-në, i shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA. Ai, midis një të ardhme në vendin ku u shkollua, ku kaloi vitet e rinisë studentore dhe kontributet për vendin e tij, për PD-në, zgjodhi këtë të fundit”, u shpreh Sali Berisha.

Ai përmendi se lajmi për humbjen e jetës së Gert Bogdanit, i ka ardhur si rrufe në qiell të hapur dhe ka kërkuar që të mbahet 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit demokrat.

“Ky lajm shokues për mua dhe për çdo demokrat dhe për çdo qytetar që e ka njohur Gerti Bogdanin më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur. 2 net më parë e kam ndjekur në një studio televizive, mendoj se në rast se ka një njeri që njoh, i cili ka lënë vetëm përshtypje pozitive tek çdo qytetar, në çdo takim, në çdo komunikim, ky është Gerti Bogdani. Të ngrihemi dhe të nderojmë me 1 minutë heshtje kujtimin e ndritur të këtij personaliteti të shquar, të ri të PD-së”,-deklaroi kreu i PD-së.

Pas mbajtjes së 1 minutë heshtje në nder të ish-deputetit të PD-së, Gert Bogdani, kryedemokrati Berisha vendosi që ta ndërpresë konferencën për shtyp.

Next Post
“Nuk jam mirë”/ Miku i Gerti Bogdanit ndan mesazhin e fundit me ish-deputetin: E kishim lënë të takoheshim, por ma shtyve dhe më the…

“Nuk jam mirë”/ Miku i Gerti Bogdanit ndan mesazhin e fundit me ish-deputetin: E kishim lënë të takoheshim, por ma shtyve dhe më the…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In