• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berisha, i vetmuar përballë shpërfilljes së shqiptarëve: Nëse i vihen prangat, çfarë ndodh?

by Mustafa Nano
24/06/2021 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Që prej vitit 1997, partnerët tanë ndërkombëtarë, të përfaqësuar më së shumti nga ambasadorët e tyre në Tiranë, kanë parë te Sali Berisha një problem, një hall të shqiptarëve. Kanë parë një rrezik, një rrezik shëtitës. Dhe ata kanë bërë të gjitha përpjekjet për të bërë “menaxhimin e riskut” (nëse do të përdorja një term nga fusha e biznesit), apo thënë më thjeshtë, për ta kontrolluar dëmin e këtij rreziku, për ta minimizuar këtë dëm.

Në bisedat që diplomatët e huaj në Tiranë kanë pasur me njeri-tjetrin (po i referohem periudhës 1997-2005, kur Sali Berisha ishte lideri i opozitës), të zhvilluara në prani edhe të aktorëve lokalë – biseda në të cilat shpeshherë ka ndodhur që të jem i pranishëm edhe unë – të skandalizuar nga Berisha, ata bënin një pyetje të natyrshme: “Si duhet të sillemi me këtë njeri? Çfarë duhet bërë me të?”

Më pas vinte një pyetje edhe më specifike: “Nëse Berishës i vihen prangat, çfarë ndodh në Shqipëri?” Kjo ishte pyetja, e cila kishte një dhe vetëm një përgjigje, që na bindte të gjithëve, si ne lokalëve edhe ndërkombëtarët. Përgjigjja ishte: “Kjo do të ishte një lëvizje ose e pamundur, ose me zarar.” Ishte fjala për liderin e opozitës, dhe t’i vesh prangat liderit të opozitës, pavarësisht se kush, apo si, është, e penalizon në mënyrë automatike gjithë opozitën, e cila virtualisht përbën gjysmën e popullsisë së vendit. Por edhe sikur kjo të mos ishte e vërtetë, ekzistonte një problem tjetër.

Në atë periudhë, Sali Berisha ka qenë një personazh shumë i fortë politik, me ndikim të jashtëzakonshëm. Kishte mijëra njerëz që e mbështesnin. Dhe midis tyre kishte nga ata që me të marrë sinjalin e parë, ishin të gatshëm të zbarkonin nëpër rrugët e qyteteve të Shqipërisë, sidomos nëpër rrugët dhe sheshet e Tiranës, për të bërë dëme, zullume, trazira. Ata ishin një potencial i fortë destabilitieti.

Këtë gjë e kam menduar edhe unë në atë kohë, por tani, a posteriori, unë mendoj se e kemi ekzagjeruar forcën dhe fuqinë e Berishës dhe të berishianëve. Këtë e mendoj në mënyrë të veçantë pas vendimit që mori Departamenti i Shtetit për ta shpallur Berishën persona non-grata në Amerikë, dhe pas reagimit të munguar në shoqërinë shqiptare. Shoqëria shqiptare nuk reagoi. Reagimi ishte pothuajse zero.

Dhe unë kam ngelur i befasuar nga ky fakt. Sigurisht, nëpër rrjetet sociale u vu re një lloj nervozizmi, por ajo që ndodh në botën online dihet se çfarë është. Është një zhurmë e madhe e bërë nga një grup i vogël njerëzish. I vetmi person, realisht i shqetësuar nga ajo që i ndodhi Berishës prej Departamentit Amerikan të Shtetit, ishte një person që quhej Sali Berisha. Unë nuk pashë të tjerë që të shqetësoheshin.

Faktikisht, Berisha e ka shprehur shqetësimin e tij në disa mënyra. Ai ka ngritur një padi në Francë. I ka marrë studiot televizive me radhë, dhe vazhdon të mbrojë veten, vetëshpjegohet dhe kërkon prova. Ai madje na ka “kërcënuar”, si ne edhe ndërkombëtarët, duke thënë se “nuk duhet të përjashtohet mundësia që unë të rimarr në dorë frenat e Partisë Demokratike” etj., etj.

Unë thashë se Berisha është i vetmi në Shqipëri, por nuk është i vetmi në botën shqiptare.

Faktikisht, është edhe një institucion i njohur në historinë e politikës shqiptare. Bëhet fjalë për shoqatën “Vatra”. Kjo e fundit ka bërë një deklaratë që ia drejtonte Departamentit Amerikan të Shtetit, me anë të së cilës shprehte shqetësimin e tronditjen e vet për faktin se ky departament e diplomacia amerikane në përgjithësi ka shpallur Sali Berishën persona non-grata.

Ata mendojnë se kjo është një vepër lobistësh dhe nuk ka të bëjë me principet e diplomacisë amerikane, mbi bazën e të cilave kjo diplomaci sillet në të shumtën e kohës, apo ndoshta edhe gjatë gjithë kohës, sipas tyre. Ata mendojnë se kjo është një goditje e gabuar, që iu prish punë, është në dëm të interesit të Shqipërisë. Sepse Berisha është një mbrojtës i interesave amerikane në Shqipëri.

Mua, këta njerëzit e “Vatrës” më bëjnë për të qeshur. Në fakt, më kanë bërë për të qeshur gjithë kohën, dhe këtu kam parasysh 30 vitet e fundit. Në këto tre dekadat e fundit, shoqata “Vatra” është shndërruar në një shtojcë të Partisë Demokratikë. Më saktë, në një seksion të kësaj partie. Ka qenë Berisha që ka dashur që kjo shoqatë të shndërrohej në një të tillë e të mbeste e tillë.

Siç e dini, shoqata “Vatra” është krijuar më shumë sesa 100 vjet më parë. Dhe ishin shqiptarët më të mençur në Amerikë që e kanë themeluar, duke përfshirë Nolin dhe Konicën. Ndërsa sot, nga informacioni që unë kam, shqiptarët më të mençur të Amerikës, të cilët janë të shumtë në numër (dhe unë kam frikë se ata janë më të shumtë në numër sesa shqiptarët e mençur të Tiranës), kanë demonstruar në vijimësi se nuk duan t’ia dinë se çfarë është shoqata “Vatra” e këtyre kohëve. Sigurisht që ata kanë respekt për shoqatën, për kontributin e saj në shoqëri, por ata nuk i janë atashuar shoqatës “Vatra” të ditëve të sotme, me seli në New York.

Pastaj, diferenca tjetër është se shoqata “Vatra” është themeluar nga Noli dhe Konica me synimin e madh që të promovojë proamerikanizmin midis shqiptarëve. Ndërsa shoqata “Vatra” e këtyre kohëve, e trashëguar prej Nolit dhe Konicës, ka synime të tjera. Ajo synon që të mbrojë prej diplomacisë amerikane, apo prej shtetit amerikan, një person të vetëm. Ky është një gabim fatal, që i bën qesharak miqtë e shoqatës “Vatra”.

Next Post
Murrizi ka një thirrje për Yuri Kim: Mos zgjidh bashkëpunëtorë të ish-sigurimit për drejtësinë e re!

Murrizi ka një thirrje për Yuri Kim: Mos zgjidh bashkëpunëtorë të ish-sigurimit për drejtësinë e re!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marrëveshja e re e Tik -Tokut, e rëndësishme për sigurimin e vazhdimësisë

Marrëveshja e re e Tik -Tokut, e rëndësishme për sigurimin e vazhdimësisë

December 25, 2025
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

EMRI/ Plagosja e biznesmenit në Durrës, zbardhet ngjarja, arrestohet autori

December 25, 2025
“Kam marrë ftesë për tek “foltorja” e Salianjit”/ Kuçana: Nuk do shkoj

“Nuk ka më zgjedhje me Ramën”, Kuçana kërkon qeveri tranzitore për dalje nga kriza

December 25, 2025
Turqia arreston 115 pjesëtarë të dyshuar të IS-it që “planifikonin sulme për Vitin e Ri”

Turqia arreston 115 pjesëtarë të dyshuar të IS-it që “planifikonin sulme për Vitin e Ri”

December 25, 2025
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Shqipëria bëhet me avion shtetëror/ Dhurata e Erdogan: Airbus 319,12 milionë euro

December 25, 2025
Profili i diasporës: Emigrantët shqiptarë, të rinj, të punësuar dhe të mirëintegruar

Profili i diasporës: Emigrantët shqiptarë, të rinj, të punësuar dhe të mirëintegruar

December 25, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kërshndella të paqta në Shqipëri e përtej

December 25, 2025
VIDEO / Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

VIDEO / Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

December 25, 2025
Mesazhi “Urbi et Orbi”, Papa thirrje Kievit e Moskës të ulen në bisedime, mesazh edhe për Gazën

Mesazhi “Urbi et Orbi”, Papa thirrje Kievit e Moskës të ulen në bisedime, mesazh edhe për Gazën

December 25, 2025
Ari në rekord historik, tejkalon vlerën prej 4,500 dollarë për ons

Ari në rekord historik, tejkalon vlerën prej 4,500 dollarë për ons

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com