• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sali Berisha i shqetësuar për fëmijët, por është tepër vonë dhe faji është i tij!

by Carlo Bollino
15/09/2023 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa ditësh Sali Berisha tregon në çdo televizion që i jep hapësirë, frikën se fëmijët e tij mund të përfundojnë në burg. Berisha thotë se prej vitesh fëmijët e tij janë në shënjestrën e SPAK dhe duket i habitur me këtë gjë. Shqetësimi i tij është dhe për dhëndrrin e famshëm, Abi Berisha, mbi të cilin SPAK po heton për çështjen e klubit Partizani, një ngjarje që meriton të qartësohet në shumë drejtime. Jo vetëm nën aspektin e ligjshmërisë të procedurave të bëra nga Berisha dhe ministrat e tij mes 2005 dhe 2006, kur duke pushuar gjeneralë dhe ministra që nuk i bindeshin urdhrave të tij, ja doli të privatizojë në favor të dhëndrrit dhe të ortakëve një kompleks të tërë sportiv edhe pse ligji e ndalonte dhe se ishte në konflikt të hapur interesi.

Por mbi të gjitha, duhet sqaruar origjina e parave të investuara nga dhëndrri dhe bashkëshortja në 17 kullat e ndërtuara mbi tokat e ish-klubit Partizani që vlejnë dhjetëra milionë euro. Një shifër kolosale që ka përfunduar në xhepat e Abi Berishës dhe të gruas Argita, edhe pse në 2005 deklaronin se kishin gjendje në bankë vetëm 35.000 dollarë dhe se ishin pronarë të 0.5% të truallit. Si ja bënë vajza dhe dhëndrri i kryeministrit, pikërisht në vitet kur ai ishte në pushtet, të trasformonin ato grimca në një pasuri mbi 20 milionë euro? Dyshimi i SPAK (dhe jo vetëm i SPAK në të vërtetë) është se në ndërtimin e kullave janë pastruar para’ cash, që familja Berisha arkëtonte falë favoreve politike.

Berisha, i cili nuk ka pranuar kurrë të merret në pyetje nga asnjë prokuror për dhjetëra krime që është dyshuar, dhe as është ushtruar ndonjë proces veç atij për shpifje ndaj meje, e konsideron të pakonceptueshme që shkëlqimi i tij të ketë rënë aq poshtë sa të përfundojë si një qytetar i thjeshtë në shënjenstrën e drejtësisë. Pikërisht ai që arrestoi pa prova liderin e opozitës Fatos Nano kur ishte në detyrë dhe që për vite ka drejtuar prokurori e gjykata kundër kundërshtatëve të vet, nuk e koncepton që fëmijët e tij të mund të hetohen nga SPAK për paratë e fituara në vitet kuri ai dominonte i pashqetësuar gjithë Shqipërinë. Fatkeqësia e tij është se jo të gjithë krimet janë parashkruar pavarësisht kohës që ikën.

Po përse duhet të habitet për fatin e keq që po kërcënon fëmijet e tij? Që nga 2005 e tutje kur u kthye në pushtet, Sali Berisha nuk ka bërë kurrë asgjë për të mbajtur fëmijët, Argita dhe Shkëlzen larg nga pushteti i tij. E bija, pak muaj pas fitores së zgjedhjeve nga babai, arriti të braktisë edhe një punë prestigjoze pranë Unmik në Kosovë që i garantonte asaj dhe bashkëshortit një rrogë fantastike prej 13.500 dollarësh në muaj, për t’u kthyer në Tiranë pa pasur akoma asnjë punë. Pra, e bëri vetëm se do të fitonte më shumë. Nga ai moment e tutje emrat e tyre shfaqen në dhjetëra afera të kushtëzuara nga pushteti i babit. E bija dhe dhëndrri dalin si protagonistë në spekulimet e ndërtimit në Porto Romano të bëra në kurriz të fshatarëve të varfër, në tregtinë e energjisë elektrike me Serbinë, në menaxhimin e kapitaleve të mëdha tranzit nga shoqëri offshore, në dhjetëra tendera publikë të fituar nga ndërmarrje që ndërkohë paguanin Argitën për konsulenca ligjore.

Vëllai, Shkëlzeni, bënte garë me të për të fituar punën më fitimprurëse, gjithnjë i garantuar nga prania e babait në postin e kryeministrit që nxiste oligarkë për ta financuar, banka për t’i dhënë kredi të paimagjinueshme për një qytetar të thjeshtë, ministra dhe ushtarakë të lartë të ushtrisë që i bindeshin si shërbëtorë. Për të përfunduar pastaj i përzier në tregtinë e armëve dhe në skandalin e Gërdecit, që i kushtoi jetën dhjetëra banorëve të marrë në punë me rroga qesharake për të çmontuar municione duke rrezikuar jetën e tyre.

Përse, në vend që të skandalizohet sot se pse fëmijët e tij janë nën hetim, Sali Berisha nuk u shqetësua të bëhej baba i mirë 18 vite më parë, duke i penguar të përfitonin me pushtetin e tij për t’u pasuruar? Përse, në vend që t’i bëjë moral prokuratorëve që po hetojnë apo gazetarëve që denoncojnë mashtrimet e tij, nuk i ka mësuar moralin e ndershmërisë dhe të respektit të institucioneve fëmijëve të tij atëherë kur ishte ende në kohë për ta bërë?

Berisha nuk është një viktimë e derjtësisë, ashtu si nuk janë as fëmijët e tij. Që të katërt (pasi kjo histori përfshin dhe dhëndrrin-shërbëtor) janë viktimë të vetes së tyre, të pandershmërisë së tyre, të arrogancës së tyre dhe të një pandëshkueshmërie që zgjat prej 30 vitesh. Dhe kushedi nëse po merr fund me të vërtetë.

Next Post
Kolegji i dha Bashës 2 anëtarë në KZAZ, Sefa: S’mund të lejonim që bashkimi i halleve të “non gratave” të zyrtarizohej

Kolegji i dha Bashës 2 anëtarë në KZAZ, Sefa: S'mund të lejonim që bashkimi i halleve të “non gratave” të zyrtarizohej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In