• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sakrifica e të tërës për Njërin

by Frrok Çupi
25/02/2025 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Atëherë ky ‘Një’ nuk është vetëm Njëri; ose të paktën është prototipi i të tërës. Ndryshe s’kanë pse shkojnë në ferr të gjithë për Njërin…

Kjo po ndodh në ‘kullën e fildishtë’ që ndodhet në zonën dikur më të degraduar të kryeqytetit. Një prokuror dhe një gjykatës kanë dhunuar ‘viktimën’ e tyre me thirrjen ‘Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu‘.

SPAK është çuar më këmbë në mbrojtje të prokurorit Dado që dhunoi viktimën. Gjykatësi që ndodhej një metër larg tha se ‘nuk dëgjova gjë’. Disa policë te porta tundën hekurat qëllimshëm për frikë. Nga dritaret e burgut ngjitur me selinë ‘fildishtë dhe xhamtë’ erdhën zëra të burgosurish ordinerë. Asgjë tjetër, heshtja vuloste ‘mirësinë’ e agresionit mbi viktimën.

Ata që duhej të dridheshin nga frika, ishin jashtë selisë dhe nuk dëgjonin gjë. Ata janë një popull i tërë. Edhe kur të pësojnë dhunën e ‘Njërit’ brenda selisë, ata nuk do të jenë ‘së bashku’, por do të jenë ‘një nga një’ viktima të gjithë. Mund të jetë viktimë edhe dikush që sapo i ka falur pesë lekë lypsarit në rrugë.

Së bashku do të jenë vetëm prokurorët dhe gjykatësit mëkatarë brenda selisë së xhamtë. As gjykatësi që dëgjoi agresionin ‘ndyrësirë’ nuk foli në emër të të vërtetës. Por as drejtuesi i Prokurorisë i shpallur si ‘njeriu i vitit për Drejtësi’, nuk ka mundur të thotë gjë. Ku është ky njeri, ndodhet në post apo e kanë shkarkuar nga brenda? Duket si kinezëri e hershme.

Edhe sikur të ketë ndodhur fatkeqësia, drejtuesi nuk ka të drejtë të flasë. Sepse në SPAK nuk ka ‘Një’. Të gjithë prezumohen fajtorë përderisa dikush guxon e dhunon të drejtën e viktimës. Viktima jote nuk trajtohet barbarisht- sipas kodeve shqiptare të lavdëruara.

-E vrave hasmin!?- e pyetën pleqnarët vrasësin në një kuvend në Veri.

– Po, e vrava se më kishte vrarë.

-Ku e vrave?

-Në të dalë të ograjeve të tij.

-A je i sigurt se trupi nuk i ka ra në ograjet e tjetrit?

-Nuk e di….

-Atëherë shpallesh fajtor…

As kaq nuk bëri SPAK. As pyetjen ‘pse e dhunove viktimën kur e kishe mbyllur në pranga?!”.

Aq më pak të respektonte Drejtësinë e kohëve moderne ku ‘na sundon ligji jo gjykatësi’. Kështu shpëtuan hebrenjtë nga dara naziste.

Kush foli pas dhunës?

Sapo ka folur Inspektorati i Prokurorëve, i cili ka thënë se hedh poshtë çdo dhunim të demokracisë! Ne kemi para syve një individ të dhunuar, ‘të vrarë në kufi të ograjeve’, ndërsa këta mbrojnë ajrin. Në fakt mbrojnë prokurorin dhe gjykatësin, por jo viktimën e tyre. Në kornizën ligjore të SPAK kërkohet që kur një gjykatës a prokuror prezumohet se gabon, atëherë secili mund të ngre padi penale ndaj tij. ILP e ndalon me dhunë.

Vetëm viktimat e prezumuara nga arbitrariteti i qelqit të prokurorisë nuk kanë të drejtë të flasin. Këta mund të jenë shumë.

Edhe rreziku po bëhet shumë.

Rasti ka ngritur paradigmën më të gabuar që nga ‘Drejtësia e Perëndisë’ e deri më sot, se secili prokuror a gjykatës këtu ka të drejtë të shkelë cilindo që i thotë epshi. Kjo është epërsia absolute e Njëshit që çon në ferr të tërën.

Next Post
Thuhet në tryezën e liderëve: Putin “u ka vënë syrin” 5 shteteve në Europë!

Thuhet në tryezën e liderëve: Putin “u ka vënë syrin” 5 shteteve në Europë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

“Gjykatësit nuk mund të kenë rritje të përjetshme pagash”, Rama: E ftova Papën të vijë në Shqipëri

February 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Duan më pak bashki”, deputeti i PD: Qeveria synon ndërhyrjen në pushtetin vendor

February 8, 2026
Me shpejtësi 132 km/h në rrugët e Tiranës, policia pezullon 185 patenta

Drejtonte automjetin i dehur, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

February 8, 2026
Moti i keq shton rrezikun për aksidente, Policia apel drejtuesve dhe këmbësorëve për kujdes

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, dëborë në Alpe

February 8, 2026
“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

February 8, 2026
Lehtësitë fiskale dhe kushtet e qëndrimit: Si po shndërrohet Shqipëria në destinacion për pensionistët amerikanë

Lehtësitë fiskale dhe kushtet e qëndrimit: Si po shndërrohet Shqipëria në destinacion për pensionistët amerikanë

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In