• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sako me banorët e Durrësit të Ri: Vazhdojmë transformimin e zonës duke investuar tek rrugët dytësore dhe…

by A R
10/05/2023 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Pas investimeve që kemi bërë në rikonstruksionin e rrugëve kryesore, do të nisim punën për të gjitha rrugët dytësore së bashku me ndriçimin dhe gjelbërimin e tyre”. Kështu është shprehur kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, në takimin e zhvilluar me banorë të Durrësit të Ri. Kryebashkiakja Sako tha se: “janë 52 rrugë dytësore që janë evidentuar për t’u rikonstruktuar, ndërsa 8 rrugë të tjera që janë duke përfunduar, do të jenë me ndriçim dhe gjelbërim. Në këtë mënyrë ne po investojmë në të gjitha blloqet e banimit në këtë zonë, të shoqëruar me të gjithë elementët e duhur, siç janë sinjalistika, ndriçimi dhe gjelbërimi”. Sako shtoi se në zonën e Durrësit të Ri janë bërë shumë rrugë, si Shkumbini, Tepelena, Danubi, Shën Pjetri, Papa Klementi, Drenica etj. Ne së shpejti nisim punë edhe për rikonstruksionin e shkollës “Dom Nikoll Kaçorri” së bashku me palestrën e re dhe në 15 maj do të nisim pikërisht këtu punën për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar me të tjera investime të rëndësishme.”

Kryebashkiakja Sako shtoi se do të rehabilitohet shumë shpejt kanali i madh tek rruga “Azem Hajdari” dhe “Vala e Detit”, zonë në të cilën bashkia po punon që edhe kanalizimet të jenë të ndara, veç ato të ujërave të shiut, dhe veç ato të ujërave të ndotura. Këto investime do të shoqërohen edhe me gjelbërimin e rrugëve dhe korsi të dedikuara për biçikleta. Edhe në zonën e Durrësit të ri janë evidentuar hapësirat publike që do të rehabilitohen në funksion të fëmijëve dhe moshës së tretë, ndërkohë që do të ketë investime edhe për terrenet sportive.

Shpifjet e kundërshtarit

Në takimin me banorët e zonës, kryebashkiakja Emiriana Sako ka treguar edhe bisedën me një banor, i cili ka qenë i shqetësuar pas njoftimeve të opozitës se bashkia do të shembë shtëpitë e tyre. Sako tha se: “këto janë përpjekje sa dashakeqe, aq edhe injorante e një personi që nuk ka një vizion për Durrësin e Ri, e një personi që nuk ka asnjë plan apo projekt për t’iu thënë banorëve. Ai ka 6 muaj që di që është kandidat për bashkinë, por ska asnjë program, edhe juve ju quan banorë të Kënetës. Kjo është një gënjeshtër e radhës e tyre, se kemi 2-3 muaj që jemi mësuar me këto gënjështra. Unë po ju them se bashkia nuk ka asnjë plan për të prishur shtëpi, bashkia nuk shemb shtëpi, por punon për të ndërtuar rrugë, për të ndërtuar shkolla, kopshte, për të vendosur ndriçimin e rrugëve, pastrimin e qytetit etj. Ne jemi në anën e banorëve dhe do të jemi ndihmë për ju që këtu të përfundohet procesi i legalizimit të banesave dhe do të ndërhyjmë pranë qeverisë që ky proces të mbarojë sa më parë. Kjo nuk është një zonë e margjinalizuar, por një zonë që po zhvillohet. Plani rregullues i bashkisë nuk shemb ndërtime, por plani rregullues nuk lejon ndërtime mbi kanale apo kolektorë. E gjithë përpjekja e tyre është një gënjeshtër, prandaj në 15 maj ne do e fillojmë punën së pari në këtë zone me investime të shumta në rrugë, shkolla, ndriçim, hapësira të gjelbëra”.

Drejtuesi politik Adrian Çela tha se: “në vitin 2007 në këtë zonë duhej afro 40 minuta të vije me makinë nga qendra e Durrësit, kurse sot vjen për 3 minuta. Kjo është dëshmi e asaj se çfarë pune është bërë në shtrimin e rrugëve, vendosjen e tabelave dhe semaforëve në këtë zonë. Unë jam i bindur se votuesit e Durrësit do e tregojnë përsëri se bashkia e Durrësit ka vetëm drejtimin përpara, nuk mund ta kthejmë kokën pas. Ju dëgjoni se çfarë thonë: banda, banda, krimi, krimi. Ata fyejnë votuesit socialist, fyejnë 52 mijë votues të PS dhe Emiriana Sako në Durrës”.

/a.r

Next Post
20 avionë dhe 4 anije kineze rrethojnë Tajvanin

20 avionë dhe 4 anije kineze rrethojnë Tajvanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In