• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Saimir Tahiri në burg/ Avokati: Gjyqtarët nën presion për ta dënuar! Vendimi i i marrë më parë, ishte organizuar çdo gjë

by
08/02/2022 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për avokatin e Saimir Tahirit, Maks Haxhinë, ka dyshime se vendimi i Apelit të GJKKO, që dënoi atë me 3 vite e 4 muaj burg, ishte i marrë që para se të shpallej nga trupa gjykuese. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Haxhia tha se ky dyshim lind nga fakti se ekzekutimi i vendimit u bë direkt pas shpalljes së tij nga trupa gjykuese dhe se çdo gjë ishte organizuar më parë.

“Gjykata e Apelit, me gjyqtarë të rreteheve, vendosi njësoj si shkalla e parë, por çuditërisht ka dalë jashtë logjikës juridike dhe hoqi pezullimin, duke thënë që duhet të shkojë në burg. E çuditshme ishte që në kundërshtim ne praktikën, sa jepet vendimi i Apelit, sa zbardhet, për Tahirin çdo gjë ishte e organizuar më parë dhe u bë ekzekutimi i menjëhershëm. Unë duke ditur në detaje dosjen, isha i bindur se do jepej pafajësia. Gjykata nuk tha konkretisht çfarë shkelje bëri gjatë ushtrimit të detyrës dhe cila është pasoja. Nuk ka shpërdorim sepse ministri është funksion politik”, tha ai.

Avokati Haxhia thekson se trupa gjykuese që dënoi Tahirin ka qenë e ndikuar dhe nën presion për ta dënuar atë me burg. Ai nuk dha emra, por shprehu me bindje se ka qenë një grup apo një individ që ka ndikuar për të dënuar me burg Tahirin, me qëllim njollosjen e figurës së tij.

“Kam kurajën ta them që ai trup gjykues ishte profesionalisht i vendosur në cilësi të larta, nuk mund të them që janë të paaftë. Atyre gjyqtarëve që e njihnin dosjen në detaje, është e pafalshme të merrnin atë vendim. Ata lejuan të mendohet se diçka ka ndodhur në seancën e fundit në momentin që ata kanë folur në dhomën e këshillimit. Unë jam i bindur se ai trup gjykues ka qenë i ndikuar dhe në presion për të marrë këtë vendi. Qëllimi është, nisur nga fakti se dosja e Tahirit në përbërje të saj ishte një hap i sigurt në Gjykatën e Lartë që do merrej pafajësi, për mua segmente apo individë, ky grup që ka hyrë donte njollosjen e Tahirit dhe futja në burg e tij eja vështirësonte punën, e vinte Gjykatën e Lartë para faktit se dikush është në burg dhe duhet të matemi mirë për të marrë një vendim dhe realizoi veçimin përfundimisht nga politika sepse u njollos. Kjo bën të arrijmë në përfundimin se vendimi nuk është shprehje vullnetit të trupës së gjyqtarëve. Unë po të kem të dhëna të sakta e them që është ky grup apo ky individ”, tha avokati.

I pyetur mbi gjendjen e ish-ministrit, i cili po vuan dënimin në burgun ‘313’, Haxhia tha se ai është një karakter  i fortë. Po ashtu avokati bëri me dije se ata do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO, duke shtuar se çështjen mund ta çojnë deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Tahiri është një karakter i fortë. Ai i analizoi të gjitha mënyrat si mund të shkonte drejtimi, mund të ishte dhe kjo. Plani i parë është pafajësia. Ne do bëjmë rekursin, presim vendimin e argumentuar të gjykatës për të parë detajet dhe mbi atë do bëjmë rekursin e detajuar. Ne do i shikojmë mundësinë ta çuar në Strasburg . E ardhmja e kësaj çështje është drejt pafajësisë”, theksoi Haxhia.

GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.  Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.  Ndërkohë, 2 prej 3 gjyqtarëve të Apelit të GJKKO që kanë dënuar Saimir Tahirin me 3 vite e 4 muaj burg ishin në konflikt interesi. Prapaskena u vërtetua nga Report Tv, dy ditë pas vendimit që çoi në qeli ish-ministrin e Brendshëm.

Vendimi për dënimin e ish ministrit të Brendshëm është marrë nga një trupë gjykuese, e kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi, për të cilin në vitin 2014 vetë Saimir Tahiri kishtë kërkuar ndëshkim për shkelje në 3 procese gjyqësore. Ndërkohë që edhe gjyqtari tjetër Florjan Kalaja ishte në konflikt interesi. Vëllai i tij Aulon Kalaja është anëtar i Këshillit kombëtar të PD dhe gjithnjë ka mbajtur qëndrime shumë të ashpra ndaj Saimir Tahirit.

/b.h

Next Post
metailir

Alibia e rrëzuar e Ilir Metës për djegien e mandateve dhe 30 qershorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

January 1, 2026
E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

January 1, 2026
Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

January 1, 2026
‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

January 1, 2026

Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës, Rama ndan lajmin: Mirë se erdhët!

January 1, 2026
MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com