Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri i ka dalë në mbrojtje ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i cili është shpallur në kërkim për bashkëpunim me grupin e ‘Habilajve’.
I ftuar sot në ‘Opinion’ Tahiri pohoi se njeh vetëm drejtorin e qarkut të Vlorës, ndërsa dy policët e tjerë as nuk i njeh.
“Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm. Nëse ndodh e kundërta ai ka abuzuar me besimin tim dhe prokuroria duhet ta hetojë. Me sa di unë, jam e vetmja çështje që hetohem nga 7 prokurorë, por ju them bëjini 70 prokurorë por vetëm jepni drejtësi”, tha Tahiri.