• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Saimir Tahiri i ka përgjuar të gjithë”, deklarata e fortë e ish-ministrit

by Java News
20/09/2019 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Saimir Tahiri i ka përgjuar të gjithë përfshirë edhe një pjesë të Ambasadave të huaja në Tiranë. Këtë pohim bombastik e bëri ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, gjatë një intervistës së tij në “Top Talk” në Top Channel. Zyrtari i Partisë Demokratike tha se me këto përgjime Tahiri kontrollon “Shefin e Madh”, që Noka nënkupton Edi Ramën.

I pyetur për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për dënimin e Tahirit me shërbim prove, Noka tha se Partia Demokratike nuk kishte asnjë pritshmëri, pasi procesi u shkatërrua, sipas tij, nga kryeprokurorja Arta Marku.

“Pritshmëritë tona i kemi publike që ditën që është emëruar kryeprokurore PPP-ja me emrin Arta Marku. Që ditën që Prokuroria e Krimeve të Rënda u shkatërrua me një të rënë të lapsit dhe hetimi i sapo i nisur nga ish-ministrit Tahiri u ndërpre. Që në atë kohë ne kemi bërë me dije se e gjitha kjo ishte një skenar i Edi Ramës për të shkatërruar hetimin ndaj Saimir Tahirit, pasi siç u vërtetua dje, Edi Rama është peng i Saimir Tahirit, ndërsa drejtësia është peng te Edi Rama. Nuk kemi patur ndonjë pritshmëri në lidhje me vendimin. Por vendimi ishte shok për opinionin publik sepse tregoi që drejtësia e re e Edi Ramës është drejtësi e vdekur”, tha Noka.

Ish-ministri i Brendshëm theksoi sërish se: “U demonstrua publikisht se drejtësia e re me të cilën Rama ka ushqyer shqiptarët për kaq shumë kohë është drejtësi e vdekur.”

Sipas Nokës, me pajisjen Imsi Catcher është përgjuar opozita dhe Ambasadat e huaja në Tiranë. Por ai theksoi se ish-ministri Tahiri nuk ka patur nevojë të shantazhojë ambasadorët përsa kohë shantazhon kryeministrin e vendit.

“Pajisja Imsi Catcher, fakti që u fut në mënyrë të fshehtë dhe që ka lëvizur në të gjitha institucionet ku ka opozitë, përfshirë edhe ambasadat e rëndësishme, do të thotë që ajo lëviz vetëm për të përgjuar dhe ka një rreze përgjimi. Nuk ka patur nevojë të shtantazhojë ambasadat e huaja sepse ai ka shantazhuar dhe ka në xhep kryeministrin e vendit”, tha Flamur Noka.(tch)/l.m

Next Post
Konstituohet Këshilli Bashkiak i Tiranës, Toni Gogu zgjidhet kryetar

Toni Gogu lirohet nga detyra e zv/ministrit, tani mban detyrën e kryetarit të këshillit bashkiak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD e vonuar, shkak lidershipi”, Salianji: Sot duhet të flisnim për kandidatët për Bashkitë

February 5, 2026
Zgjedhja e kryetarit të PD-së/ Bozdo prezanton rregulloren: Ndryshime drastike që sigurojnë transparencë

“Krimi i organizuar ka ndikuar zgjedhjet”, Bozdo: Nuk i jepet zgjidhje kësaj situate me reformë

February 5, 2026
“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

“Berisha të hapë listat e anëtarësisë nëse…”, Salianji: ‘Sallat’ e mia sollën protestën para Kryeministrisë

February 5, 2026
Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

Opinion: Plani i Trumpit që “Irani të dorëzohet” është një gabim fatal

February 5, 2026
Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

February 5, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse nuk shkojnë opozitarët në protestat e Sali Berishës?

February 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In