• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saimir Pirgu do debutojë në skenën e “Merkin Concert Hall”

by Aalison Pearse Stevens
06/04/2016 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tenori lirik shqiptar, Saimir Pirgu, do të ketë recitalin debutues në “Merkin Concert Hall” të New York City, në ditën e nëntë të këtij muaji. Ai do të ngjitet në skenën prestigjioze për të performuar një program të përzgjedhur nga albumi i tij i fundit, të cilin e lansoi në shkurt të këtij viti.

Për të performuar veprat nga albumi “Il Mio Canto”, Pirgu do të ngjitet në skenë i shoqëruar nga pianistja Lucy Arner, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e broadwayworld. Me programin inovativ të një shkalle të lartë dhe me sallë me akustikë gati të përkryer, “Merkin Concert Hall”e ka fituar reputacionin si një prej vendeve më të mira koncertale në Neë York City, shkruan “Koha Ditore”.

I shquar nga e përditshmja amerikane “The New York Times” për “reputacionin për avangardizëm të një natyre fetishe dhe të bukur”, ky institucion prezanton vepra aventureske duke përfshirë premiera botërore të kompozitorëve bashkëkohorë dhe të performuesve më të shquar dhe inspirues që njihen sot në botë.

“Merkin Concert Hall” që gjendet në “Kaufman Music Center” prezanton disa prej talenteve më të mëdha në botën e muzikës klasike, koncertet e teatrove muzikore me profesionistët më të mëdhenjtë të “Broadway”, si dhe mjuzikle për fëmijët e familjarët. Këtë skenë do ta “pushtojë” edhe Saimir Pirgu.

“Jeta pa muzikë nuk ekziston”, ka thënë Pirgu për albumin e tij të fundit, të cilin e ka incizuar me “Orchestra del Maggio Musicale Fiorentino”, të dirigjuar nga Speranza Scappucci. Pirgu ka zgjedhur repertorin e këtij albumi në atë mënyrë që ta shpalosë afinitetin për rolin e Verdit, repertorin realist dhe këndimin “bel canto” të frëngjishtes dhe italishtes.

I vlerësuar nga audienca dhe kritika në mbarë botën ngritjen e shpejtë si në operë ashtu edhe në arena koncertale, Pirgu është një prej këngëtarëve më të njohur lirikë në botë dhe rregullisht është i pranishëm në shtëpi të mëdha të operës, nën udhëheqjen e dirigjentëve më të mëdhenj të ditëve të sotshme.

I cilësuar për interpretimet dramatike, të sinqerta dhe të ndiera, ai definohet si “një prej zërave më të bukur që mund të dëgjohen sot”, “një prej interpretuesve më të rëndësishëm në botë në rolet e tenorëve lirikë” dhe “yll në ngritje”. Për Pirgun kanë shkruar mediet e mëdha botërore dhe njëherësh ka marrë vlerësime nga kolegë të tij të njohur.

“Tinguj e tij të të kënduarit janë spontanë dhe të pafortësuar, të hijeshuar me një lojë të lehtë dhe nuanca e prekje prej mëndafshi”, ka shkruar e përditshmja amerikane “The Neë York Times”. “Teknika e tij është e mrekullueshme dhe kualiteti lirik i zërit të tij është aq i bukur”, kishte thënë tenori i njohur botëror Placido Domingo.

Ndërsa “The New Yok Sun” kishte shkruar se “qielli është limiti për të”. Pirgu nisi të studiojë muzikën qysh në moshë të re dhe në moshën 16-vjeçare mori diplomën për violinë në Elbasan, në qytetin e tij të lindjes. Përderisa karriera e tij lulëzoi, ai udhëtoi për në Itali ku fitoi mundësinë që të ushtojnë me Vito Maria Brunetti dhe më pas mori një tjetër diplomë për shkollim të zërit në konservatoriumin “Claudio Montverdi” në Bolzano.

Me tenorin legjendar Luciano Pavarotti si mentor të tij, karriera e Pirgut vazhdoi të rritet dhe ai më pas ishte zgjedhur nga Claudio Abbado që të marrë rolin e Ferrandos në operën e njohur të Wolfgang Amadeus Mozart, “Così fan tutte”, e cila u dha në Ferrara të Italisë. Një vit më pas ai këndoi pjesën e Ferrandos në Festivalin e Slazburgut në vitin 2004, me Philippe Jordan si dirigjent dhe u bë artisti më i ri në historinë e festivalit që debutoi në një rol kryesor.

Në vitin 2008, Pirgu u zgjodh nga Woody Allen që të paraqitet në rolin e Rinuccios në produksionin e operës së Los Angeles të Gianni Schicchi dhe më pas u nderua me çmimin “Franco Corelli Prize” për interpretimin e tij në rolin e Alfredos në operën “La Traviata”. Në vitin 2013 ai u nderua me çmimin prestigjioz “Pavarotti d’Oro Aëard”. Tani Pirgu është në turne në Evropë ku po e promovon albumin e tij “Il Mio Canto”.

Next Post

Haradinaj po manovron: Koalicion, vetëm me një PDK ndryshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In