• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saimir Pirgu bën bis më skenën australiane

by Java News
17/01/2017 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mbreti Roger” është si të dëgjosh “Turandot” dhe “Tristan” në të njëjtën kohë, shkruan shtypi australian.Tenori shqiptar Saimir Pirgu ka tërhequr vëmendjen e shtypit të specializuar muzikor australian teksa përgatitet që të nisë një seri shfaqjesh të King Roger në Sidney Opera House duke filluar nga 20 janari deri më 15 shkurt.

Në një intervistë për Limelight, një revistë e specializuar për muzikën klasike dhe artet, i kushtohet një diskutim i gjatë sfidës dhe ekzaltimit të tenorit shqiptar në rolin e Shepherd në kryeveprën operistike të kompozitorit polak Szymanovski.

“Szymanovski ishte krejt një botë e re për mua meqë unë konsiderohem normalisht një këngëtar i repertorit italian, pasi kam kënduar shumë nga “bel-canto”, Mozart dhe Verdi. Por nëse Royal Opera të kërkon për të bërë tërësisht një produksion të ri me Kasper Holten si regjisor dhe Antonio Pappano si dirigjent, pse jo. Unë mora shumë kohë duke u përgatitur për rolin, duke punuar me një trajner polak.

Një pjesë e mirë e trupës ishin polakë. Po ashtu këngëtari kryesor Mariusz Këiecień, ishte polak ndaj duhet të përgatitesha mirë. Unë këndoj në shumë gjuhë dhe flas mirë 5 prej tyre, por gjuha polake është më e vështira që më është dashur të mësoj”, kujton Pirgu.

Opera “Mbreti Roger” ishte një sukses i jashtëzakonshëm vitin e kaluar në Royal Opera House në Londër madje 12 shkurti mund të rezervojë surpriza pasi opera ku interpreton edhe tenori shqiptar është nominuar për Grammy Award në kategorinë “Best Opera Recording” , transmeton RTSH.

Saimir Pirgu gjatë vitit të kaluar realizoi me sukses edhe turin për promovimin e albumit të tij të parë solo me titullin “Il mio Canto”. (b.an)

Next Post
El Chapo: Po më sulmojnë seksualisht në burg

El Chapo: Po më sulmojnë seksualisht në burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!

Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!

January 23, 2026
Nesër protesta e PD/ Policia e Tiranës plan masash, këto janë akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD/ Policia e Tiranës plan masash, këto janë akset që do të bllokohen

January 23, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

Pafuqia politike e Sali Berishës

January 23, 2026
Karremi i Putinit për Trump-in

Karremi i Putinit për Trump-in

January 23, 2026
Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali/ Goditet banda kriminale, arrestohen 9 persona

Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali/ Goditet banda kriminale, arrestohen 9 persona

January 23, 2026
Mbahet më 14-15 prill, Samiti IV i Diasporës Shqiptare/ Balla: Hapësirë bashkëpunimi mes shqiptarëve kudo në botë!

Mbahet më 14-15 prill, Samiti IV i Diasporës Shqiptare/ Balla: Hapësirë bashkëpunimi mes shqiptarëve kudo në botë!

January 23, 2026
Kampioni olimpik Ryan Wedding arrestohet për trafik droge, ishte në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI

Kampioni olimpik Ryan Wedding arrestohet për trafik droge, ishte në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI

January 23, 2026
Prapaskenat e CIA-s: Pse Trump lejoi që zëvendësja e Maduros të merrte pushtetin?

CNN: Ja si e kapën Maduron në vetëm dy minuta, mbi 50 video dhe dëshmi që tregojnë…

January 23, 2026
Bullgaria zgjedh presidenten e parë femër, pas dorëheqjes së Rumen Radev

Bullgaria zgjedh presidenten e parë femër, pas dorëheqjes së Rumen Radev

January 23, 2026
Çekiç kokës 57-vjeçarit, i dyshuari mohon vrasjen, gjykata lë në burg 3 të rinjtë

Çekiç kokës 57-vjeçarit, i dyshuari mohon vrasjen, gjykata lë në burg 3 të rinjtë

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In