Saga e krimeve në Elbasan/ Everest Caka me dy emra, akuzohej për vrasjen e Gëzim Alikajt

Screenshot 10

 

ELBASAN

 

Vrasja e sotme në Elbasan duket se është një sagë e nisur para disa vitesh. Everest Caka ose i njohur ndryshe si Ibrahim Caka rezulton të jetë akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010.

Madje ai dyshohej atëhere të ishte ekzekutor direkt, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë vëllain në Spanjë disa vite më parë. Të përfshirë në ngjarje ishin dhe Elton Hyka dhe Ardit Spahiu.

Ndërkohë disa muaj më parë në Belgjikë u vra dhe kushëriri i Everest Cakës, Arjan (Ardit) Spahiu me tetë plumba në nëntor të 2020. Ndërkohë Arjan Spahiu del të ketë lidhje familjare me një tjetër personazh të njohur të krimit në Elbasan, Erion Alibej që e ka vëllain e burrit të motrës.

Alibej është i arrestuar tashmë si porositës i disa atentateve në Elbasan. Ai dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik 2020, teksa ka dyshime të forta se pikërisht ky person ka gisht dhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

 

Nuk mbetet me kaq, pasi Erion Alibej i janë ekzekutuar vëllai dhe xhaxhai në ”Masakrën e Bradasheshit” në 2018, ku të vrarë mbetën Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay.

Së për ngjarjen e sotme, u ekzekutua Everest Caka gjatë një atentati në Elbasan, teksa e plagosur mbeti dhe gruaja e tij Silvana Caka. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.