• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Saga Bolton dhe ato që Trump mendon për Evropën: “Gjithçka që Macron prek kthehet në m*t”

by Java News
22/06/2020 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesve europianë ndoshta nuk kanë nevojë të dinë të gjitha prapaskenat politike për të ditur që Donald Trump është një lider i paqëndrueshëm që nuk i ka në konsideratë shumë prej tyre.

Sidoqoftë, detajet e atyre që presidenti amerikan mendon për politikanët elitarë të Europës, të zbuluara në librin tronditës të ish- këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton, kanë zemëruar shumë liderë europianë.

Trump e ka quajtur Bolton një “gënjeshtar të pakënaqur” që donte vetëm të shkonte në luftë”, ndërkohë që sekretari i Shtetit Mike Pompeo e cilësoi ish zyrtarin si një “tradhtar”. Por përveç sekreteve politike të Shtëpisë së Bardhë të rrëfyera në libër, Bolton ka zbuluar edhe pikëpamjet e Trump për Europën.

Çfarë mendon Trump për Emmanuel Macron

“Trump nuk e pëlqen më as kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe as presidentin francez Emmanuel Macron, por i toleron ata, duke u përpjekur të bëjë shaka nëpër takime,” shkruan Bolton.

Por qëndrimi i Trump ndaj presidentit francez nuk është gjithmonë konsistent. “Trump nisi ta simpatizonte Macronin kur donte të të takohej me presidentin iranian Hassan Rouhani, duke e cilësuar Macron si më të mirët e evropianëve,” shkruan Bolton.

“Në samitin e NATO-s për 2017-ën, Trump akuzoi Macron se kishte zbuluar për palë të treta bisedat e tyre, gjë që Macron e mohoi. Trump më vonë nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve të Macron se çfarë po planifikonte të bënte SHBA në lidhje me tregtinë me Kinën”, thekson Bolton.

Ndërkohë, gjatë negociatave për marrëveshjen bërthamore të Iranit në vitin 2019, Bolton thotë se Trump i tha atij se “gjithçka që Macron prek kthehet në m*t”.

Çfarë mendon Trump për Angela Merkel dhe Gjermaninë

Pikëpamja e presidentit për kancelaren gjermane reflektohet si respekt për vendin që ajo drejton, ashtu edhe acarimin me politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë.

“Trump kishte respekt të madh për kancelaren Merkel, duke vërejtur se babai i tij ishte gjerman, dhe nëna e tij skoceze,” shkruan Bolton në një kapitull mbi samitin e NATO-s 2017 në Bruksel.

Në të njëjtin takim, Trump “puthi Merkel në të dy faqet,” para se të thoshte “Unë e dua këtë grua”, pas angazhimi të anëtarëve europianë të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Por presidenti amerikan nuk e ka fshehur kundërshtimin e tij për projektin e tubacionit të gazit Nord Stream 2. “Është shumë trishtueshme kur Gjermania bën një marrëveshje masive nafte me Rusinë. Ne po mbrojmë të gjitha këto vende, dhe ata bëjnë një marrëveshje me Rusinë, citon Bolton Trump gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. “Ne do të duhet të bëjmë diçka. Gjermania është kapur nga Rusia”.

Çfarë mendon Trump për Brexit, Theresa May dhe Boris Johnson

Bolton shkruan se presidenti Trump donte të ndihmonte Britaninë në procesin e Brexit.

“Zbatimi i kësaj politike ishte keqpërdorur në mënyrë katastrofike, duke kërcënuar kështu stabilitetin politik të vetë Britanisë,” shkruan ai.

“Ne duhet të kishim bërë shumë më tepër për të ndihmuar konservatorët në Britani dhe sigurisht që u përpoqa. Fatkeqësisht, përveç Trump dhe meje, pothuajse askush në Administratë nuk i interesonte”, shkruan Trump.

Dhe ish zyrtari i Shtëpisë së Bardhë pretendon se Boris Johnson është lideri i preferuar i Trump, krahas Shinzō Abe, kryeministri i Japonisë.

Mbi Jean-Claude Juncker, presidentin e Komisionit Europian deri vitin e kaluar, Trump tha se ai mendonte se ishte “një njeri i mbrapshtë që urrente Shtetet e Bashkuara në mënyrë të dëshpëruar”.(SI)

Next Post
Ditmir Bushati: Në 20 vite hendeku mes nesh nuk ka ndryshuar, BE-ja duhet të përcaktojë vija të kuqe për “standardin europian”

Ditmir Bushati: S’ka 15 kushte për Shqipërinë, PE s'ka kompetencën t’i vërë kushte një vendi kandidat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump, pas takimit në Vlorë vizitojnë zonën e Akernisë

January 21, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

21 janari, një turp kombëtar

January 21, 2026
Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

January 21, 2026
Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

January 21, 2026
Komisioni antikorrupsion, ambasada e SHBA: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

1 vit nga rikthimi i Trump, ambasada e SHBA: Aleatët na respektojnë, kundërshtarët na frikësohen

January 21, 2026
Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

January 21, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

January 21, 2026
Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

January 21, 2026
Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

January 21, 2026
“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In