Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku është rikthyer fuqishëm te goli me skuadrën e Legias së Varshavës, në ndeshjen e Kupës kundër Drutex-Bytovia .
Vetëm 2 minuta i janë dashur Sadikut për të gjetur rrugën e rrjetës, pas asistit perfekt të marrë nga Dabrovskit.
Bomberi nga Elbasani nuk është mjaftuar me kaq, pasi në minutën e 89-të pas një gabimi të mbrojtëseve kundërshtarë, goditi saktë duke shënuar golin e tretë për Legian dhe të dytin personal. /a.m.