Pushimet tashmë i meriton dhe Armando Sadiku nuk “përton” që t’i shijojë.
Futbollisti ndodhet në Spanjë, ku ka zgjedhur plazhet e bukura të Ibizës për t’u çlodhur.
Fillimisht, heroi i Europianit të Shqipërisë në Francë, golashënuesi Armando Sadiku, zgjodhi jugun e vendit për të pushuar pas ditëve të mbushura me stërvitje e ndeshje në “Euro 2016”.
Në rrjetet sociale, futbollisti nga Elbasani ka postuar edhe foto nga momentet e pushimit në Ibiza dhe Dhërmi, duke përshëndetur miqtë e tij, referon Koha.
Sadiku shënoi golin e vetëm të Shqipërisë në “Euro 2016”, duke i dhënë fitoren ndaj Rumanisë dhe vendin e tretë në grupin A. Me këtë edhe 1 milion euro për pjesëmarrjen e parë historike të kuqezinjve në një garë të madhe të futbollit. (b.an)