Pavarësisht artikujve apo thashethemeve që kanë qarkulluar prej kohësh në lidhje me ndarjen e djalit të ish-Kryeministrit Berisha dhe nënës së dy fëmijëve të tij, vetë Sadije Berisha ka thyer heshtjen, duke rrëfyer për herë të parë në një intervistë, të vërtetat e divorcit. Arsyet e saj janë krejt ndryshe dhe duket se hedhin poshtë gjithë versionet që kemi lexuar deri më tani. Përkundër mediave që shkruajtën se ishte Armina Mevlani, partnerja aktuale e Shkëlzen Berishës, shkaku i ndarjes së tyre, vetë Sadija rendit për revistën “Living” një sërë problemesh të cilat çuan në prishjen përfundimtare të çiftit.
“Që në ⌀⌅llim mundësitë kanë qenë kundër nesh. Kjo fillon që nga diferenca në moshë, te mospranimi i familjes, faktin që ishim rritur në vende të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe me mendësi të ndryshme.” – rrëfen 49-vjeçarja, duke shtuar se kriza mes tyre nisi në vitin 2007, kohë kur Shkëlzeni braktisi Suedinë për t’u rikthyer në Tiranë.
“Fillimi i fundit erdhi me kthimin e tij në Shqipëri”, tregon e keqardhur ish-gruaja e Shkëlzen Berishës e cila këto ditë të nxehta vere është thirrur në ndihmë nga mikesha e saj aktorja Elia Zaharia, për t’u marrë me përgatitjet e dasmës mbretërore.
Sadije Berisha mund të duket e re dhe në formë, por ish-gruaja e Shkëlzen Berishës është nënë e katër fëmijëve. Dy më të mëdhenjtë nga martesa e saj e parë janë rreth të 25-ave. Ndërkohë që, menjëherë pas disa muajsh njohje me Shkëlzenin, (ai 11 vjet më i vogël), mbeti shtatzënë dhe pas 6 muajsh ata u martuan, pavarësisht se familja e ish-Kryeministrit Berisha e kundërshtoi dhe nuk qenë të pranishëm në ceremoni për shkak të diferencës së moshës dhe kohës së shkurtër që u mor vendimi. Pas lindjes së vajzës, Medinës, në vitin 2006 erdhi në jetë djali, Laidoni. Në vitin 2007, Shkëlzeni u kthye në Shqipëri ndërkohë që sipas Sadijes, këtë kohë nisi dhe kriza. Vetë Shkëlzen Berisha nuk është shprehur ndonjëherë publikisht në lidhje me ndarjen e shumëpërfolur. Sipas shkrimeve në media dhe intervistave të publikuara, 6 vite pas shpërnguljes në Tiranë, pra në vitin 2013, djali i ish-Kryeministrit Berisha njohu bukuroshen Armina Mevlani.