• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sadije Berisha pritet të publikojë një libër… se çfarë do të ketë brenda, e tregon vetë ajo

by Java News
30/11/2016 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm pak kohë më parë Sadije Berisha u rikthye në Tiranë për dasmën mbretërore. Një vizitë që u shoqërua me shumë lajme dhe deklarata. Edhe pse ka vendosur ta jetojë jetën e saj larg Shqipërisë, ajo vijon të mbetet një figurë mjaft mediatike. Duket se gjithçka po ecën më së miri për Sadijen, e cila kohët e fundit ka nisur të shkruajë edhe një libër. Një kuzhiniere mjaft e zonja, një nënë e përkushtuar, e angazhuar me punën e saj të përditshme, me një histori të bukur dashurie; është kjo jeta e re e Sadije Berishës. E nëse të gjithë po presim një libër tjetër me receta, ajo ka vendosur t’i mahnitë të gjithë.

Në një rrëfim për “GSH”, Sadije Berisha rrëfen për herë të parë planet e afërta që ka për të lançuar librin e saj të dytë, që do të jetë totalisht ndryshe nga i pari. “Po përgatis librin tim të dytë, i cili këtë herë do të jetë një roman. Është historia e një vajze të vogël emigrante, e cila ka qenë një fëmijë i padëshiruar që në lindje. Do ta publikoj në Suedi, ndaj dhe libri do të jetë në suedisht, pastaj, nëse ndonjë shtëpi botuese do të dëshironte që ta përkthente dhe ta botonte në shqip, kjo mbetet për t’u parë. Shpresoj shumë që vitin tjetër libri të jetë në treg. Disa pjesë të librit janë frymëzuar nga jeta ime, por siç thashë, vetëm disa pjesë nga libri. Një pjesë e shpirtit tim, të vërtetë dhe të shëruar, është brenda këtij libri. Unë shpresoj shumë që të jetë një vepër fuqizuese dhe frymëzuese për femrat, edhe pse mendoj se për disa femra do t’ia vlejë që edhe thjesht ta lexojnë”, – rrëfen Sadije Berisha për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”. Por në një bisedë me Sadijen është e pamundur të mos flasësh për dashurinë e saj të madhe, kuzhinën. Për Sadijen është më se e vërtetë shprehja klasike “Dashuria fillon nga stomaku”.

“Pa dashuri ne ‘mendojmë’ se do të vdesim, por në fakt ne vdesim pa ushqim. Duke qenë të pangopur për ushqim, dashuri, seks dhe të mira materiale, është një pjesë e karakterit dhe nuk ka të bëjë me të besuarit në atë që është e drejtë apo e gabuar. Nuk mund të mendosh për dashurinë me një stomak bosh. Ka një ndryshim të madh mes të ngrënës për të mbushur stomakun dhe të ngrënës për të mbushur trupin tuaj, zemrën dhe shpirtin me energjitë e duhura. Ushqimi i gatuar me dashuri, është ajo që ne duhet të hamë”, përfundon prononcimin e saj Sadije Berisha.

Next Post
Rama në kryesinë e Kuvendit me Metën, ndryshon hyrjen për shkak të protestës

Rama në kryesinë e Kuvendit me Metën, ndryshon hyrjen për shkak të protestës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

February 28, 2026
Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

February 28, 2026
Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

February 28, 2026
Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

February 28, 2026
Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

February 28, 2026
Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

February 28, 2026
Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

February 28, 2026
CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

February 28, 2026
Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

February 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 gusht 2026

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In