Këngëtari nga Kosova, Sabri Fejzllahu ka treguar perosnin që përhapi lajmin ndaj ti se kishte vdekur si pasojë e një aksidenti.
I ftuar në emisionin ”1 Kafe prej shpisë”, Sabri Fejzullahu tha se lajmin e rremë e ka përhapur një person nga Maqedonia, por identitetin e tij nuk dëshiron ta bëjë publik.
“Po unë mendoj, dyshimi është që është dikush në Maqedoni një person që gjithmonë gjëra të tilla shpik për mua. Unë e di që njëherë nuk i kam lejuar me hap instagram, por s’ka lidhje edhe kjo kalon”, ka pohuar Fejzullahu.
Ai tha se më keq lajmin për vdekjen e tij e e përjetuar nusja e djalit Ariana si dhe vajzat e saj. /b.d