• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sabotim i SPAK-ut?! Korreshi: Pajisja e AKEP përgjonte oficerët e BKH-së…

by A R
23/10/2025 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javën e kaluar kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani paraqiti në Kuvend raportin vjetor për vitin 2024 të institucionit të drejtësisë. Një nga pyetjet që e kapi të papërgatitur Altin Dumanin, ishte ajo e bërë nga deputeti i PD-së, Saimir Korreshi.

Ky i fundit e pyeti kreun e SPAK nëse kishte informacion që punonjës të AKEP kishin përgjuar strukturën e famshme, që do të hetonte krimet zgjedhore dhe a është vendosur një pajisje që përgjonte oficerë të BKH dhe punonjës të SPAK. Altin Dumani u përgjigj duke thënë se nuk kishte informacion dhe se nuk donte ta komentonte këtë gjë.

Në një lidhje direket për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku marrë shkas nga kjo diskutohet tema e përgjimeve, Saimir Korreshi i mëshoi pyetjes së tij në Kuvend duke thënë se DPI e cila fillimisht u përdor për të bllokuar TikTok-un, e vendosur në zyrat e AKEP-it ka përgjuar Task-Forcën e SPAK të ngritur gjatë muajve të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij kjo DPI përgjon çdo pajisje që është e lidhur me rrjetin shqiptar, mesazhet përgjohet në kohë reale, kurse video-call dhe telefonatat kërkojnë pak më shumë kohë, por gjithsesi nuk shpëtojnë pa u përgjuar.

Kjo tregon sipas Korreshit se operacionet e SPAK-ut janë sabotuar.

Blendi Fevziu: Korreshi nga ishte ky informacion, nga e more?

Saimir Korreshi: Po tregova burimin nuk marr dot informacione të tjera.

Blendi Fevziu: A jo burimin mos ma thuaj, po ma sill pak rrotull.

Saimir Korreshi: Pjesë e gazetarisë është, por më impresionoi me thënë të drejtën ajo se çfarë më shkruan, kështu që drejtova atë pyetje.

Blendi Fevziu: Për çfarë bëhet fjalë?

Saimir Korreshi: Ajo pajisje, është një DPI e cila ka shërbyer fillimisht për të mbyllur TikTok-un, por informacionet që unë kam janë se ajo ka shërbyer për të përgjuar Task Forcë-n e ngritur nga SPAK për periudhën zgjedhore mars-prill-maj.

Blendi Fevziu: Kush e operonte pajisjen?

Saimir Korreshi: Ajo pajisje ishte vendosur pranë AKEP-it.

Blendi Fevziu: Pra ju po thoni që ka qenë punonjësit e AKEP-it që kanë operuar këtë pajisje dhe kanë përgjuar Task-Forcën e SPAK-ut?

Saimir Korreshi: Tamam-taman këtë nuk di ta them. Por, ju e dini se çfarë është bërë me serverat e tatimeve. Siç hyjnë tek tatimet njerëz të paautorizuar, mund të ketë edhe te AKEP-i. Me sa më informuan çdo telefon, celular, apo kompjuter që punonte me rrjetin shqiptar, wi-fi apo ndonjë kompani telefonike, mund të arrinte që të përgjohej gjithçka me këtë pajisje.

Blendi Fevziu: Çdo gjë do të thotë vetëm përmbajtja apo edhe identifikimi?

Saimir Korreshi: Unë nuk jam ekspert teknike, nuk jam i fushës. Sa i përket mesazheve të shkruara të shkruara në kohë reale, kurse videocall dhe telefonatat kishin një procedurë më të gjatë, por që edhe ato përgjoheshin. Pyetja ime e dytë që u bë ishte a ishin ndjerë të kërcënuar prokurorët e SPAK?! SPAK ka pasur informatorë brenda grupeve kriminale që merreshin me zgjedhjet, janë zbuluar ata që jepnin informacion, pasi përgjoheshin. Për mua është një nga gjërat më të rënda, sepse janë sabotuar të gjitha operacionet e SPAK.

Next Post
Portugali\ Grupi i trafikut të drogës: Zbulohen detaje nga arrestimi i Arben Kaçorrit, kunatit të Martinajt

“Familja e di se është futur në grackë”, gazetari: Policia kërkoi prova për Martinajn te vila e Avdylajve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In