• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Sabit Brokaj: Është absurde të flasësh për helmimin e Enverit

by A R
24/12/2017 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Xhevdet Shehu

Në çdo aspekt që të kujtohet, për shumëkënd përmendja e emrit të Enver Hoxhës shkakton drithma edhe sot e kësaj dite, afro 33 vjet pas ndarjes nga jeta. Për autoritetin e jashtëzakonshëm që kishte në vitet e sundimit të tij, por edhe për hijen e rëndë që la pas. Rikthimi te emri i tij ditët e fundit u bë shkak nga një debat dhe akuzat për hije dyshimi mbi një komplot për vdekjen e ish-udhëheqësit komunist. Për këtë çështje kanë folur ish mjekët e Enverit, Hektor Peçi dhe Isuf Kalo. Por janë botuar edhe pikëpamjet e Liljana dhe Sokol Hoxhës, të cilët hedhin dyshime të forta për helmimin e qëllimshëm të Enverit nga Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia dhe Isuf Kalo.

‘DITA’ botoi një letër të gjatë të Dr. Isuf Kalos, ku ai hidhte poshtë si shpifje akuzat e ngritura nga Dr. Peçi. Konkretisht, ndër të tjera, Dr. Kalo shprehej:

“Lidhur me gjoja ”shëndetin e mirë” pa komplikacione e të shkëlqyer të Enverit, deri në vitin 1972 kur ishe mjek i tij, jo rastësisht ti e përmend këtë me mburrje. Së jashtmi një i sëmurë me diabet që pat vuajtur atëherë prej 25 vitesh mund që ashtu dukej, por jo kot Sant Exybery ka thënë që ”esencialia nuk shihet dot me sy”. Në vitin 1972 Enveri kishte shumë vite që vuante nga diabeti, jo gjithmonë ishte mbajtur niveli i sheqerit siç duhej. Ai kishte komplikacione në sy, por pavarësisht nga aparenca e jashtme kishte jashtë kontrollit të gjithë paketën e faktorëve të rrezikut, që e kërcënonin për komplikacionet e rënda në zemër dhe në tru. Ai ishte me mbipeshë trupore, pinte 60 cigare në ditë, nuk respektonte rigorozisht dietën e bënte jetë sedentare, pa veprimtari fizike të përditshme e punë mendore intensive. Ishte gjithë kohën nën stres psikologjik dhe bënte gjumë jo gjithmonë të qetë. Ai është ankuar që atëherë për shenja të dyshimta të sëmundjes koronare të zemrës, por asnjë provë e ngarkesës me biçikletë nuk qe bërë për ta verifikuar.

Euforia e shëndetit, gjoja shumë të mirë të tij kishte krijuar konkluzionin entuziast që “zemra e tij ishte çelnik”. Infarkti që u shfaq pak muaj më pas ishte fundi i teatrit me “zemrën shkëmb graniti”. Mjekësia jonë, as ajo e klinikës së udhëheqjes nuk ishin mirë të pajisur, as mirë të specializuara deri atëherë që të përballej me epokën e re të sëmundjeve koronare si epidemi. Rrethanat e reja imponuan kalimin nga koncepti i kujdesit shëndetësor ndaj udhëheqësit me një “mjek të vetëm personal” në atë të një ekipi mjekësor me ekspertizë komplekse dhe vendimmarrje në kolegjialitet.”

Në sherrnajën e ditëve të fundit, janë ngritur edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet brenda familjes Hoxha. Ndoshta ky është dhe preteksti që u hodh sërish në tregun mediatik teza për një komplot dhe për një helmim të qëllimshëm të Enverit për të përshpejtuar vdekjen e tij. Fakti që ajo familje ndodhet e përçarë publikisht prej më shumë se 20 vjetësh (pasi sikurse është vërtetuar tashmë, përçarja ka nisur shumë kohë më përpara, ndoshta para vdekjes së Enverit) në pamje të parë ngrenë dyshime për një vdekje të qëllimshme të Enverit. Antenat e opinionit janë ngritur sidomos kur nga brenda familjes Hoxha pohojnë ka patur një komplot të Nexhmijes, Ramiz Alisë dhe Isuf Kalos për helmimin e Enverit.

Por, hulumtimet dhe sidomos dëshmitë e mjekëve që i kanë shërbyer besnikërisht Enverit deri në frymën e fundit, mendoj se u japin fund këtyre teorive konspirative. Ose të krijojnë bindjen se këto teori ngrihen, shfaqen dhe sajohen për qëllime të tjera, për xhelozi dhe hakmarrje politike, kurrsesi për shëndetin e ish-udhëheqësit komunist. Dr. Sabit Brokaj, i cili mund të thuhet se i ka mbyllur sytë Enverit në 11 prillin e 85-së, e quan një absurditet gjithë këtë hipotezë. Ai tha dje për ‘DITA’-n se “Si mund të besohet se Nexhmija do të pranonte eliminimin e burrit të saj (Enverit) për krushkun (Ramizin)? Krushkun për burrin mund ta sakrifikonte. E kundërta mund të besohet, por jo kjo që thuhet”.

Mjekët e thonë hapur dhe pa droje se nuk duhet ecur më tutje kështu, me dyshime dhe me supozime të pabaza. Emri i Enverit në këtë rast është thjesht një pretekst për të rindezur debatet e  vjetra  mbi periudhën e sundimit të Enverit. Dhe ajo periudhë ka shumë dritëhije dhe mund të diskutohet pambarimisht. Mendoj se dyshimet për vdekjen e qëllimshme të Enverit dhe një teori komploti është  një strategji e qëllimshme për të larguar vëmendjen nga probleme të tjera më të qenësishme.

Për shembull: Pse ngrihen këto probleme 33 vjet pas vdekjes së Enverit dhe 27 vjet pas përmbysjes së regjimit të tij? Sot për shembull flitet shumë për ndëshkimin e krimeve të komunizmit, flitet për dekomunistizim, kur nuk ka asnjë shenjë të mbijetesës së asaj ideologjie dhe të asaj filozofie në asnjë parti politike aktuale, qofshin në pushtet, qofshin në opozitë. Nga frika se mos i etiketojnë si komunistë apo trashëgimtarë të tyre, politikanët tanë bëjnë apologjira dhe shpikin alibira për të treguar se nuk kanë të bëjnë me atë kohë dhe sidomos me Enverin.

Ndërkohë, gjatë këtyre 27 viteve kanë ndodhur hatara të papara dhe për të cilat nuk është ndëshkuar askush si përgjegjës i tyre. Në këto hatara nxijnë më shumë viti 97, një grusht shteti në 98, një shpërthim në Gërdec dhe vrasjet në bulevard më 21 janar 2011. Pa folur për të tjera. Janë mijëra të vrarë që nuk prehen të qetë përderisa nuk është vendosur drejtësia dhe nuk ka asnjë të ndëshkuar për këto krime të përbindshme. Pavarësisht se është folur e flitet vazhdimisht për to dhe duket sikur bëhemi të bezdisshëm kur i përmendim (disa nuk ngurojnë të na quajnë nostalgjikë të regjimit të vjetër) them se përmendja e tyre dhe sidomos këmbëngulja për të vënë drejtësi është e pashmangshme, si qytetarë të këtij vendi në radhë të parë. Për më tepër ky duhet të mision i lartë (deri më tani i papërmbushur) i klasës sonë politike.

Dr. Sabit Brokaj: Është absurde të flasësh për helmimin e Enverit

– Doktor Brokaj, ju keni qenë një nga mjekët më të besuar të ish-udhëheqjes komuniste, përfshi Hysni Kapon dhe Enver Hoxhën. Pranë Enverit ju keni qenë deri në ditën e fundit të jetës së tij. A ju bën përshtypje debati i ditëve të fundit, ku bëhen akuza dhe flitet për një helmim të Enverit?

– Më duket një debat i panevojshëm dhe i pakuptimtë. Janë të tjera arsyet që fshihen pas këtij debati. Unë kam qenë mjek i Enverit dhe flas me përgjegjësi maksimale për atë që ka ndodhur. Dhe si mjek unë rastin e tij e analizoj si për çdo pacient. E para dhe kryesorja që nuk duhet të vihet në dyshim nga askush është fakti se Enver Hoxha vdiq natyralist. Ajo lloj patologjie në rrugën e saj nuk lë asnjë dyshim për këtë përfundim.  Që do të thotë diabeti prej vitesh e dekadash, plus mbipesha, plus cigaret, plus jeta sedentare dhe me stres, secila prej këtyre janë faktorë rrezikues për sëmundjet e zemrës dhe të trurit. Për pasojë, nga këto sëmundje vuajnë truri, zemrat dhe veshkat. Rruga dhe ecuria që ka bërë tek Enveri diabeti që kishte arritur dhe me glukozë (me sheqer) në urinë që është kapur qysh në vitin 48, mbipesha në dhjetëra vjet, duhani në dhjetëra vjet, stresi i gjithë jetës, jeta sedentare gjithashtu po gjatë gjithë jetës, vetiu do të sillnin ato ndërlikime dhe atë jetëgjatësi. Një njeri me aq ndërlikime dhe me aq faktorë rrezikues, ka qenë vazhdimisht i rrezikuar, sidomos në vitet ’70. Po të shqyrtosh të gjithë këto elementë është si të lexosh një libër për diabetin, faktorët rrezikues dhe ndërlikimet. Të gjitha së bashku çuan në atë fund të pashmangshëm.

– Sidoqoftë, a ekzistonte rreziku i helmimit të Enverit?

– Lidhur me mundësitë e helmimit mund të bëhen shumë hamendësime. Natyrisht, për njerëz të këtij kalibri ka veprime të agjenturave për helmime dhe vrasje. Por në rastin konkret, në mënyrën si sigurohej Enveri, medikamentet që sugjeroheshin nga mjekët bliheshin nga të tjerë njerëz që ishin të sigurimit dhe nuk bliheshin në të njëjtën farmaci, administroheshin nga të tjerë njerëz që ishin në shtëpi që ishin farmacistet që e dispononin infermieret brenda familjes, dhe mjekët nuk kishin asnjë kontakt me medikamentet, nuk mund të nxirrnin asgjë nga xhepi, si të thuash. Pra, kontrolli ishte i jashtëzakonshëm dhe nuk mund të merret fare në konsideratë mundësia e helmimit.

– Si u përfshitë në ekipin e mjekëve të Enverit?

– Nikolla Shurbani ka qenë një nga mjekët më të mirë që ka shërbyer pranë Enverit për kardiologjinë. Por ishte i papërballueshëm intensiteti i shërbimit pranë Enverit. Nikolla iku kur ishte 60 vjeç, e zëvendësuam unë dhe Ahmet Kamberi. Ne kemi shërbyer deri në fund. Vinin Dr. Fejzi, Hoxha, Ylli (Popa) por vinin kur i thërrisnim ne. Urgjencën e përballonim ne. Prandaj dhe fals me bindje se Enver Hoxha nuk është helmuar, sado ekspertiza dhe hetime të bëhen.

– Pse jeni kaq i sigurt? Mund të kishte dhe arsye politike për ta bërë një akt të tillë…

– Flas me bindje sepse Enverin nuk donin ta vrisnin. Me kultin që ai kishte krijuar, me dashurinë që shfaqte populli për të, askush nuk do të guxonte ta bënte këtë. Nexhmija i di shumë mirë këto gjëra. Enverin mund të sulmohet sot e kësaj dite për ca gjëra që duhej t’i kishte bërë më mirë, mund të fajësohet për vrasjet që bëri në fundin e jetës së tij, si fjala vjen të Mehmetit e Kadriut, por që të kishte komplot dhe pabesi kundër Enverit është e pabesueshme dhe e papranueshme, për mendjet normale flas. Si mund të besohet se Nexhmija do të pranonte eliminimin e burrit të saj (Enverit) për krushkun (Ramizin)? Krushkun për burrin mund ta sakrifikonte. E kundërta mund të besohet, por jo kjo që thuhet. Kjo është më e besueshme. Krushkut i ishte përcaktuar radha për në pushtet nja njëzet vjet më përpara se të vdiste Enveri, që kur u bë një ditëlindje e Todi Lubonjës. Se si rrodhën punët dhe ngjarjet në ato vite i dinë të gjithë. Analiza politike mund të bëhen sa të duash, por nga ana mjekësore për fundin e Enverit, nuk duhet të ketë asnjë dyshim.

Dr. Leonard Solis: Si e kam njohur Dr. Isuf Kalon

Profesor Isuf Kalon e kam njohur për herë të parë në fillim të viteve 90 kur bëja një specializim pasuniversitar për sëmundjet e brendshme. Ka qenë një njeri korrekt që ia ndryshoi faqen gjithë atij shërbimi te endokrinologjisë, i cili u bë shembull. Është një njeri me shumë vlera, shumë elokuent, pa u bërzier në problemet e tyre për kohën e nomenklaturës së vjetër. Në këtë pikëpamje, jam neutral si Zvicra. Më tej nga afër, Prof. Kalon e kam njohur në vitin 97 kur isha ministër. Në atë kohë, në takimet që kam bërë me Organizatën Botëror të Shëndetësisë, sidomos për çështjen e krizës së Kosovës. Isuf Kalo ka qenë një nga drejtuesit më të shquar të asaj organizate. Këtë prestigj ai e kishte ftuar tërësisht me aftësitë e tij dhe me kulturën e tij dhe unë ndihesha krenar që kisha atje një shqiptar në krah, i cili shkonte në gjithë Evropën dhe jepte leksione për cilësinë e mjekimit, që nga Rusia e deri në Danimarkë e Suedi për kurimin e diabetit. Atje në OBSh e përmendnin gjithnjë me krenari që kemi një shqiptar që është super kualitet.   Për herë të dytë u ndesha me Profesorin kur ai ishte kthyer në Shqipëri dhe së bashku bëmë autoritetin që do të akreditonte spitalet shqiptare mbi parametrat që ata duhej të plotësonin. Nën udhëheqjen e profesorit u bë një punë e shkëlqyer. Unë kam një mendim jashtëzakonisht të mirë për prof. Kalon dhe më erdhi shumë keq kur e larguan. Ai është mbi palët politike për aspektin e mendimit shkencor për politikat shëndetësore dhe i bën nder çdo force politike.

Tani po flas lidhur me fundin e Enver Hoxhës dhe akuzat që hidhen për një helmim të tij, ku përmendet edhe emri i Isuf Kalos?

Nuk e kam parë dhe as takuar ndonjëherë Enver Hoxhën sa ishte gjallë.  Por mendoj se nga intervistat që janë bërë që në atë kohë, për moshën e pacientit, plus vitet që ka vuajtur nga diabeti, besoj se nuk lënë shteg për dyshime. Në këtë aspekt, Enveri ka qenë i stërkonsumuar, plus faktorët e tjerë jetësorë të tij. Mjafton të shikosh mbledhjet e udhëheqjes së asaj kohe dhe lehtësisht të arrish në konkluzionin se ai ishte i vdekur prej kohësh. Në këtë aspekt unë them se nuk përputhet data e varrimit me ditën e vdekjes. Unë nuk kam pasur simpati për Enverin, por në këtë rast flas si mjek dhe gjykoj si për një pacient. Dhe si pacient, me atë diagnozë tashmë të njohur, si kishte vdekur shumë kohë më parë. Nuk bëhet fjalë për atentat me helmim të tij. Si mjek që jam njohur me të dhënat e shëndetit të tij, them me bindje se Enveri ka qenë tejet i konsumuar. Të gjitha enët e gjakut kishin mbaruar për shkak të diabetit.(Dita)

Next Post
Media uron Barcelonën: “Messi Christmas”

Media uron Barcelonën: “Messi Christmas”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com