• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“SABBIA”/ Trafikonin drogë drejt Italisë, një i arrestuar në Vlorë dhe disa të shpallur në kërkim

by Java News
31/05/2019 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qytetin e Vlorës është arrestuar një person me inicialet F. S., si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Ndërkohë në Itali është arrestuar 1 shtetas, ndërsa për 2 të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Këta persona janë përgjegjës për bashkëpunim kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë policia ka dhënë edhe detajet e këtij operacioni, ku arrestimet janë kryer në Shqipëri dhe në shtetin italian.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion policor ndërkombëtar i koduar “SABBIA” Operacioni mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, për kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Në operacion u përfshinë Departamenti i Policisë Kriminale, “Interpol” Tirana, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe “Interforca” italiane në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm, në Itali dhe Shqipëri është finalizuar operacioni i koduar “Sabbia”, ku nga autoritetet kompetente Italiane, Karabinierët e Komandës së Provincës së Firences me mbështetjen e strukturave përkatëse atje, dhe në Shqipëri me mbështetjen e Policisë së Shtetit, kanë ekzekutuar urdhër – arrestet, lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Firence, në ngarkim të 5 personave të hetuar, të gjetur përgjegjës për bashkëpunim kriminal me qëllim trafikimin e  lëndëve narkotike.

Arrestimet janë ekzekutuar në provincat e Firences, Sienës, Brindisit dhe në Vlorë, aktivizuar nëpërmjet Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor “Interpol” dhe “Interforca” italiane në Shqipëri.

Në Vlorë është kapur dhe arrestuar shtetasi F. S., si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, të dy me masë sigurie “Arrest në burg”. Në Itali është arrestuar 1 shtetas, ndërsa për 2 të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Masat janë lëshuar në përfundim të hetimeve të nisura në janar të vitit 2018, nga Skuadra Hetimore e Repartit “Operation”, që kanë mundur të identifikojnë një grup të organizuar kriminal në fushën e narkotikëve.

Policia e Shtetit është e vendosur në bashkëpunimin serioz me partnerët ndërkombëtarë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Next Post
Hapja e fushatës zgjedhore, Rama i prerë: 30 qershor dhe pikë

Hapja e fushatës zgjedhore, Rama i prerë: 30 qershor dhe pikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

January 27, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Flamur Noka thirrje Ramës: Hap krahun, do kesh fundin e keq, më beso! E ke mbushur kupën

January 27, 2026
Kreu i NATO-s: Na duhen garanci të forta sigurie, që Rusia kurrë më mos të guxojë të prekë asnjë kilometër

Rutte: Serbia të dënojë autorët e Banjskës dhe sulmin ndaj KFOR, Vuçiç duhet të mbajë premtimet

January 27, 2026
Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë

Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë

January 27, 2026
Ish-ambasadori zbulon ‘të fshehtën’ e takimit emergjent Rama-Kurti: I ka përcjellë mesazhin e…

Ish-ambasadori Arben Çejku: Vizita e Ramës në Izrael ishte e guximshme dhe pragmatike

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i ‘shpifjes’ për gazetarët, mbrojtje e lirisë së shprehjes! Parkimi dysh, vepër penale..

Ndryshimet në Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i ‘shpifjes’ për gazetarët, mbrojtje e lirisë së shprehjes! Parkimi dysh, vepër penale..

January 27, 2026
Tragjedia në diskon në Zvicër, kryebashkiaku i Crans-Montanas: Po më kërcënojnë me vdekje, kam nisur terapinë

Tragjedia në diskon në Zvicër, kryebashkiaku i Crans-Montanas: Po më kërcënojnë me vdekje, kam nisur terapinë

January 27, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vizita në Izrael/ Çupi: Kryeministri Rama ‘eksportoi’ modelin shqiptar të harmonisë fetare

January 27, 2026
Lapaj nga Lezha: Të çohemi kundër barbarisë se nuk kemi gjë në terezi

Lapaj nga Lezha: Të çohemi kundër barbarisë se nuk kemi gjë në terezi

January 27, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In