• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Saakashvili arrin në Holandë, vendlindjen e të shoqes, merr dokument qendrimi

by Java News
15/02/2018 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mikheil Saakashvili ka arritur në Holandë në vendlindjen e gruas së tij, pasi është dëbuar nga Ukraina në Poloni.I pyetur se sa gjatë planifikon të qëndrojë në Holandë, Saakashvili ka thënë se “do ta shohim.

Mirëpo varet nga kushtet, unë jam këtu për shkak të asaj çfarë ka ndodhur në Ukrainë”.“Sidoqoftë ky është një vend të cilin unë e vizitoj zakonisht”, i ka thënë ai transmetuesit kombëtar holandez, NOS.

Përmes një postimi në Facebook, Saakashvili ka thënë se ka marrë një dokument identifikimi që i lejon atij jetesën dhe mundësinë e punësimit në Bashkimin Evropian.“Mirëpo unë jam i vendosur, si kurrë më parë që ta rikthej shtetësinë ukrainase”, ka shtuar ai.

Saakashvili, 50 vjeçar ishte emëruar më 2015 si udhëheqës i rajonit Odesa nga presidenti Petro Poroshenko.

Atij i është hequr shtetësia në korrik të vitit 2017 pasi ka rënë në kundërshtim me mikun e tij lidhur me çështjet e reformave dhe korrupsionit.

Autoritetet ukrainase e akuzojnë Saakashvilin për bashkëfajësi për një grup të supozuar kriminal të udhëhequr nga Viktor Yanukovych, i cili është larguar më 2014 nga vendi për shkak të protestave masive të njohura si Euromaidan.

Autoritetet po ashtu supozojnë se protestat në rrugë që ka udhëhequr Saakashvili janë pjesë e komplotit rus kundër qeverisë së Kievit.Ai i hedh poshtë këto akuza, duke i quajtur “absurde” dhe të motivuara politikisht.

Saakashvili ka qenë president i Gjeorgjisë gjatë viteve 2004-2013 dhe kërkohet në kombin kaukazian, pasi është dënuar për abuzim të pushtetit lidhur me një rast të një vrasjeje më 2006.

Ai është dënuar në mungesë me tri vite burgim.Saakashvili ka thënë se planifikon të mbajë “një turne në Evropë”, për të rritur mbështetjen në fushatën e tij për të rrëzuar Poroshenkon nga qeveria e Kievit, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Debatet/ Rektori dhe dekani përplasen para Ramës

Debatet/ Rektori dhe dekani përplasen para Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In