• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

by Kreshnik Spahiu
11/09/2025 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu 

Zogu i parë ishte Erion Veliaj, të cilin, ndryshe nga rasti i Himarës, ku Rama priti vendimin e formës së prerë për të shkarkuar Fredi Belerin, nuk po pret as dorëheqje dhe as ndonjë vendim gjykate. Thjesht, po i këput një shkarkim pa asnjë justifikim formal.

Zogu i dytë ishte Ulsi Manja, që u sakrifikua për të bindur Veliajn – se fajin për trajtimin e keq të burgosurve e kishte ai, prandaj po e largon.

Zogu i tretë ishte Sali Berisha, që si gjithmonë, kapet i papërgatitur. Rama do e përdori sërish si fasadë për të legjitimuar garën në zgjedhjet e parakoheshme të Tiranës. PD e cila ka 2 vjet proteston për zgjedhje të parakoheshme nuk bojkoton dot.

Zogu i katërt ishte tufa e disa ministrave anonimë, të cilët siç hynë, ashtu edhe dolën nga qeveria.

Zogu i pestë që vrau ishte SPAK-u, që nga nesër do duhet të hetojë çdo tender publik, duhet arrestohet “Diella” në internet. Ministrja e re e PPP.

Zogu i gjashtë ishte Kuvendi aktual me 140 deputetë. Rama hodhi idenë e një parlamenti me 101 deputetë dhe ka votat për të ndryshuar Kushtetutën. Me këtë lëvizje, ai synon një riformatim të sistemit politik. Kjo skemë çimenton sistemin dy partiak dhe ndarjen elektorale zonale në favor të PS nga jugu në veri.

Zogu i shtatë ishin partitë e reja. Me sistemin e ri, do duhen mbi 20.000 vota për të nxjerrë një deputet në Tiranë. Kjo do të shkatërrojë çdo shpresë për përfaqësim të alternativave të reja politike.

Zogu i tetë ishte media. E cila, në injorancën e saj, nuk e kuptoi thelbin e lëvizjes. Asnjë gazetar nuk e vuri re skemën që Rama projektoi për të siguruar qeverisjen e Partisë Socialiste deri në vitin 2050.

Rama shfrytëzoi mungesën e vëmendjes publike. Nën zhurmën e emrave të ministrave të rinj, ai hodhi bombën e vërtetë: një kapitull të ri në historinë politike shqiptare.

Projekti i Kuvendit me 101 deputetë e përjetëson pushtetin e Ramës dhe Partisë Socialiste. Përballë, ai ka ringjallur një kufomë politike që e përdor si legjitimim të garës dhe fitoreve. Ndërsa me “formatimin 101” i shkrin dhe i zhduk të gjitha partitë e reja që mund të lindin në të ardhmen.

Mos u merrni me dritaret dhe perdet e qeverisë Rama – shikoni themelet që po ndërton mbi varrezat e kufomave të opozitës së kapur shqiptare.

Next Post
Dorëheqje, emërime e arrestime/ Drejt zgjedhjeve të parakohshme 6 bashki në vend

Dorëheqje, emërime e arrestime/ Drejt zgjedhjeve të parakohshme 6 bashki në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In