• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa zgjedhës e kanë mundësinë të votojnë, e sa pritet të votojnë sipas qarqeve

by Eduard Zaloshnja
06/03/2025 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Pothuaj 3.73 milionë shtetas shqiptarë e kanë të drejtën e votimit në zgjedhjet e 11 majit (sipas listës paraprake të zgjedhësve të publikuar nga KQZ). Por mbi 1.55 milionë prej tyre nuk janë regjistruar për të votuar me postë nga emigracioni, duke mos ia krijuar kështu vetes mundësinë për ta ushtruar të drejtën kushtetuese si shtetas shqiptarë në moshë për votim.

Nga ana tjetër, rreth 1.93 milionë zgjedhës banojnë në Shqipëri (popullsia 18 vjeç e sipër sipas INSTAT). Dhe këta e kanë mundësinë konkrete për të votuar më 11 maj – mjafton të shkojnë në qendrat e votimit përkatëse të tyre, e ta hedhin votën për këdo që preferojnë. Mundësinë konkrete për të votuar e kanë edhe rreth 246 mijë zgjedhës në emigaracion (13.6% e totalit në emigracion), të cilët janë regjistruar në KQZ për të votuar me postë.

Për krahasim, në zgjedhjet e vitit 2013 (kur këtu u arrit pjesëmarrja më e lartë në votim e mijëvjeçarit të ri), ishin në listën e zgjedhësve rreth 3.27 milionë shtetas në moshë për votim, nga të cilët rreth 2 milionë banonin në Shqipëri (prej tyre, rreth 1.75 milionë votuan).

Dhe si janë të shpërndarë sipas qarqeve rreth 2.18 milionë zgjedhësit që e kanë mundësinë konkrete për të votuar më 11 maj?

Të dhënat e detajuara të INSTAT-it dhe KQZ-së sipas qarqeve na japin mundësinë të llogarisim numrat për çdo qark, ku Tirana, Fieri, Elbasani dhe Durrësi rezultojnë katër qarqet me numrin më të madh të zgjedhësve që e kanë mundësinë konkrete për të votuar (shihni Tabelën 1 më poshtë).

 

Po sa nga zgjedhësit që e kanë mundësinë konkrete për të votuar, pritet të votojnë në zgjedhjet e 11 majit?

Në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan rreth 1.66 milionë zgjedhës të këtushëm (kufijtë u mbyllën prej Covid-19 për votuesit nga jashtë). Ndërkohë, sipas INSTAT, banonin këtu atëherë rreth 1.97 milionë zgjedhës. Domethënë, rreth 84% e zgjedhësve të këtushëm votuan.

Aktualisht, nga një sondazh i kryer në terrenin e gjithë vendit nga MRB Hellas & DataCentrum, rezultoi se 82.9% e të anketuarve të këtushëm ishin të sigurt se do të votonin më 11 maj. Në qoftë se aplikojmë këtë përqindje kombëtare për zgjedhësit e këtushëm sipas shpërndarjes së pjesmarrjeve nëpër qarqe të 2021-shit, rezulton se rreth 1.6 milionë zgjedhës të këtushëm mund të votojnë më 11 maj. Ndërsa duke presupozuar se përqindja e dërgimit të votave me postë nga emigtrantët e regjistruar për zgjedhje mund të arrijë deri në 90%, rezulton se rreth 220 mijë vota do jenë nga emigracioni.

Por duhet mbajtur parasysh se sondazhi i MRB Hellas & DataCentrum kishte (si çdo sondazh) një marzh gabimi statistikor. Pra, shifra reale e pjesëmarrësve mund të luahtet rrotull shifrës së mësipërme. Gjithashtu, duhet mbajtur parasysh se jo pak votues do të ngatërrohen me fletët ndërlikuara të votimit si fletë gazete, e kështu shumë vota të tyre mund të rezultojnë të pavlefshme (5% dolën të pavlefshme në zgjedhjet e fundit parlamentare).

Përmbledhtas, votat e vlefshme në total mund të jenë diku rreth shifrës 1.75 milionë (shihni Tabelën 2 më poshtë).

 

Next Post
Rama ironizon koalicionin e PD: Kujtim Gjuzi është “lulja” më e bukur në atë “buqetë”

Rama ironizon koalicionin e PD: Kujtim Gjuzi është “lulja” më e bukur në atë “buqetë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

March 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

March 10, 2026
Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In