• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa turp, sërish pa Reformë reale Zgjedhore

by Ben Andoni
01/11/2018 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Sido që do të zhvillohen ngjarjet politike, sido që do të marrë ecuria e Reformës në Drejtësi, një gjë po kuptohet mirë e qartë: Reforma Zgjedhore është e pamundur të zhvillohet në ato përmasa që i është kërkuar vendit nga faktori i huaj dhe që i dikton interesi vendas. Pra, me kohën në dispozicion, është e pamundur për qeverinë që në të gjitha hallkat e saj të hapë procedurën e përshtatjes së aparaturave për votimin elektronik, kurse reforma e administratës mund të bëhet, por dukshëm kuptohet se me këtë lloj ritmi nuk ka ndonjë lloj predispozite se do të ndryshojë shumë.

Me çfarë kuptohet, të dy partitë e mëdha, po ua lënë topin sërish ndërkombëtarëve që të konkludojnë pasi divergjencat e tyre janë të tilla saqë është e pamundur të shkohet drejt shkuarjes së një Reforme të plotë dhe reale. PS dhe PD janë kaq të vendosura të ecin në monotoninë e tyre të sherrit, saqë nuk kanë më frikë as jo e jo afrimin e hapjes së negociatave, që e ka si kusht këtë reformë, por edhe imazhin e tyre të munguar. Me çfarë kuptohet do të shkohet me kodin e vjetër, referonte ish-kryetari i KQZ-së Ilir Celibashi, pak ditë më parë, kurse të njëjtën gjë mendon ish-kryetari tjetër Kristaq Kume, që shtonte i bindur se teknikisht koha tashmë është krejt e pamjaftueshme.

Zgjedhjet në Shqipëri janë peng realisht i makutërisë së dy partive kryesore për të drejtuar vendin. Paçka kundërshtive, në fund Reforma do mbetet thjesht në duar të tyre dhe do të qepet keq. Dhe, kështu ndodh që partitë investojnë njerëz dhe energji bashkëpunëtorësh, por që në fund s’kuptohet realisht pse duhet të iki ky mundim kaq kot, veç asaj që kjo gjëndje është e lakmueshme nga të dy palët. Bashkëkryetari Socialist i Komisionit Parlamentar Bledi Çuçi bëri hapin e parë të tregonte propozimet e Të Majtëve, por Opozita e bojkotoi duke ardhur vetëm pak orë më vonë me një të ashtuquajtur Platformë, që e paraqiti primati i Partisë, Lulëzim Basha, por që në thelb nuk është Reforma që njerëzit realisht duan.

Për një njeri të thjeshtë është realisht e pakuptueshme se pse nuk trajnohen individë pa parti për komisionet zgjedhore, pse nuk u bë gati deri tani për testim Votimi Elektronik, pse është kaq “e vështirë” të administrohen zgjedhjet, pse vendi duhet mbushur me reklama që e mbysin median private, pse nuk zgjidhen realisht individë që publiku mund t’i besojë. Kjo e ka një përgjigje që e njeh mirë i gjithë publiku: Në Shqipëri zgjedhjet nuk sjellin alternativa por thjesht shkëmbejnë emrat e PS-së dhe PD-së, si edhe të zgjedhurit e kryetarëve. Ndërkohë që ajo që presin njerëzit për Depolitizimin e komisioneve, Transparencën, Kuotat gjinore, Financimet duket se nuk do marrin përgjigje edhe në këto zgjedhje. Më së shumti koha në dispozicion nuk premton më asgjë, për të thënë që zgjedhjet sërish do të përsëritin të njëjtën gjë. Njëra palë humbëse, e cila do të kundërshtoj fituesin e palës tjetër. Dhe, kështu vendi po mbetet sërish pa një Reformë reale Zgjedhore. Që në fakt, nuk është se na prish shumë punë, derisa të dy partitë kryesore u pëlqen të merren me të. (Javanews)

Next Post
Topalli: PD po shkon drejt asgjësimit

Ish- Kryetarja e Kuvendit, Topalli: S'e ndjek më Parlamentin, ndjehem e zhgënjyer nga politika!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

December 5, 2025
Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

December 5, 2025
Rama zbardh takimin me Macron: Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama kujton strehimin e afganëve në Shqipëri: Bamirësia është disiplinë, jo gjest i rastësishëm

December 5, 2025
Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

Dhuna ndaj Skënderbeut, Disiplina dënon Ilirinë. Zbulohen vendimet

December 5, 2025
Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

Bojkote dhe debate, a mund të mbijetojë Eurovizioni në krizën e tij më të madhe?

December 5, 2025
Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

Eric Trump bëhet 10 herë më i pasur që nga zgjedhja e babait të tij si president i SHBA-ve

December 5, 2025
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In