• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sa tokë punohet? 891 milionë lekë për censin e bujqësisë, gjoba kush s’përgjigjet

by A R
31/07/2025 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga arat e mbjella te tokat djerrë, ullinjtë e kultivuar apo serrat me zarzavate, bashkë me fermat bujqësore dhe ato blegtorale… Pas 13 vitesh pritje, Shqipëria do të ketë një regjistër të përditësuar të tokave dhe kafshëve.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për Censin e Bujqësisë”.

“Censi i Bujqësisë përfshin të gjitha njësitë ekonomike, që kanë në përdorim tokë bujqësore apo që kryejnë aktivitet bujqësor ose blegtoral, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Njësitë ekonomike bujqësore, objekt i censit, tregtojnë plotësisht apo pjesërisht produktet e tyre, ose mbulojnë vetëm nevojat e tyre familjare. Të dhënat e mbledhura nga njësitë ekonomike bujqësore sipas pikës 1 të këtij neni, duhet të mbulojnë 98% të sipërfaqes së përdorur për qëllime bujqësore dhe 98% të njësive blegtorale brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet nga INSTAT, shkruan A2.

Për t’i dhënë përgjigje pyetjeve: Kush punon tokën? Sa hektarë mbillen? Sa bagëti kemi realisht? – do të shpenzohen gati 891 milionë lekë. Pjesa më e madh e parave, mbi 475 milionë duhen për anketuesit, ndjekur nga shpenzimet për udhëtime dhe monitorime, pajisje e furnizime, zyrat me qira apo edhe promovimet.

Për bujqit dhe blegtorët që refuzojnë të përgjigjen apo japin informacione të rreme, parashikohen gjoba nga 30 mijë deri në 100 mijë lekë: “Refuzimi për të dhënë informacionin e kërkuar ose dhënia e informacionit të rremë, sipas nenit 8 të këtij ligji, me gjobë nga 30 deri në 100 000 lekë. Mosrespektimi i rregullave të konfidencialitetit statistikor trajtohet dhe dënohet në përputhje me legjislacionin për statistikat zyrtare. Mosrespektimi i rregullave të përcaktuara në nenin 25, të këtij ligji, nga personi/personat përgjegjës, me gjobë nga 30 000 deri në 100 000 lekë”.

Për zbatimin e këtij procesi, institucionet që do të kenë peshën kryesore janë Instituti i Statistikave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ato do të ndihmohen nga Ministria e Brendshme, ajo e Mbrojtjes, Drejtësisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës apo Universiteti Bujqësor i Tiranës: “Gjatë periudhës prej katër javësh para ditës së censit të bujqësisë dhe gjatë të gjithë periudhës së mbledhjes së të dhënave për censin, është e ndaluar për të gjithë individët dhe organizatat, me përjashtim të INSTAT-it, të mbledhin të dhëna nga njësitë ekonomike bujqësore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Mbledhja e parë e të dhënave për bujqësinë dhe blegtorinë është kryer në vitin 1998 në formën e një ankete mbi strukturën e ekonomive bujqësore. Më pas, në vitin 2012 është realizuar Censi i parë i Bujqësisë. Një tentativë u krye në vitin 2018, por mbledhja e të dhënave u realizua në formën e një ankete strukturore të bujqësisë.

Censi i dytë i bujqësisë ishte parashikuar për t’u zhvilluar në vitin 2022, por ky proces u shty për në 2024-ën, por as ky objektiv nuk u arrit. Afati i ri tashmë është 2026, nëse projektligji arrin të miratohet këtë vit në sesionin e ri të komisioneve parlamentare.

Next Post
SHBA humb një avion luftarak, F-35 rrëzohet pranë bazës ajrore të Kalifornisë

SHBA humb një avion luftarak, F-35 rrëzohet pranë bazës ajrore të Kalifornisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Deputet, e di kujt i dhe dorën?!

March 20, 2026
Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

March 20, 2026
SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

March 20, 2026
Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

March 20, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Ku, për çfarë dhe kundër kujt do ‘kandidoni’?

March 20, 2026
‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

March 20, 2026
Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

March 20, 2026
Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

March 20, 2026
NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In