• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa të sigurta janë ushqimet? Peleshi: Garantoj shqiptarët se janë brenda standardeve

by Java News
29/05/2018 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zhvilluar sot në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, një takim me operatorët e përpunimit të industrisë së qumështit dhe nënprodukteve të tij. Gjatë këtij takimi ishin të pranishëm ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar i Ushqimit, z. Agim Ismaili dhe përfqesues të kësaj industrie etj.

Aksionit të paralajmëruar para 3 muajve për përforcimin e masave dhe kontrolleve të vazhdueshme në fushën e sigurisë ushqimore, specifikisht në  nënsektorin e qumështit, i ka paraprirë një fazë  vetëkontrolli.

Ministri u shpreh i kënaqur nga reagimi që ka treguar ky sektor mbas procesit të vetëkontrollit që AKU ka zbatur si risi gjatë këtyre muajve.

“Unë jam i kënaqur me shifrat që kam marrë nga AKU –ja lidhur me këto dy – tre muaj vetëkontrolli. Ka qenë një reagim i mirë, pothujase 50 % nga 320 subjekte janë përgjigjur duke bërë vëtekontrollin, duke plotësuar pyetësorët në mënyrë shumë të detajuar. Janë bërë 106 kontrolle, janë mbyllur 11 subjekte, por nderkohe pjesa më e madhe e tyre, rreth 85% e subjekteve, kanë dalë nga kontrolli konform standardeve tona dhe kjo ka ardhur falë investimeve dhe rritjes së standardit që ka bërë sektori në përgjigje të sensibilizimit të filluar që para tre muajve.” … “ Aktualisht me iniciativën e tyre 19 punishte janë vetëmbyllur dhe  po i nënshtrohen rikostruksionit.” Tha ministri Peleshi.

Nga ana tjetër ministri Peleshi u garantoi konsumatorëve shqiptarë se cdo produkt vendas i tregtuar në subjekte të licencuar është i sigurt.

“Prodhimi shqiptar është shumë delikat, por unë dua t’i garantoj të gjithë prodhuesit dhe gjithë konsumatorët shqiptarë qe ne jemi shumë shpejt në standardin e sigurisë ushqimore që përkthehet me këto fjalë: Një produkt shqiptar qumësht, nënprodukte qumështi dhe ushqime të tjera, të cilat tregtohen në subjekte të liçensuara markete dhe supermarkete, janë ushqime të sigurta dhe të kontrolluara me një protokoll kontrolli të vazhdueshëm nga AKU- ja” shtoi Peleshi.

Gjatë fjalës së tij ministri Peleshi ka kërkuar dhe njëherë të bëjë të qartë para opionit publik çështjen e përfolur gjatë ditëve të fundit në lidhje me alfatoksinën

“Pra në përgjigje dhe të shumë lajmeve që në një lloj mënyre kanë tentuar ose kanë ngritur një pikëpyetje për prodhimet shqiptare, kryesisht të qumështit dhe nënprodukteve të tij, siç është aflatoksina, situata është krejt ndryshe. Të dhënat e fundit dhe të analizave të kompanive, të cilat kanë qenë në fokus të diskutimit kanë dalë shumë të mira. Ne jemi në standard shume të mirë, në nivele shumë të kënaqshme të aflatoksinës, që duhet thënë, që nuk është një gjë që ndodh njëherë dhe njëherë e mirë. Varet shumë nga ushqimi që konsumon kafsha. Në qoftë se sot ushqimi i kafsheve ka qënë i mykur, të nesërmen qumështi del me një përqindje më të lartë aflatoksine. Për këtë arsye mbahet në kontroll të vazhdueshëm nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.  Do t’ju lutesha të gjithë konsumatorëve shqiptarë që të mos i largohen prodhimit shqiptar sepse realisht jemi në nivele shumë të kënaqshme. Të gjitha analizat e vazhdueshme tregojnë që prodhuesit tanë kryesorë që tregtojnë prodhimet e tyre nëpër supermarkete dhe markete të liçensuara, janë brenda normave. ka thene ai. 

Në mbyllje ministri Peleshi, paralajmëroi nisjen e kontrollit dhe analizave për të gjithe produktet që janë në treg për garantimin e normave të sigurisë dhe cilësisë, duke vendosur theksin tek përdorimi në mënyrë abusive I vajit të palmës.

“Kemi disa javë që kemi paralajmëruar shtimin e kontrolleve, rritjen e vigjilencës ndaj këtyre lloj prodhimeve. Besoj që nga analizat, apo nga aksioni që fillon nga sot, në supermarket nuk do të gjejmë guximtarë të operatorëve të vegjël, e theksoj, që do të mund të nxjerrin në raftet e supermarketeve apo markteve tona, produkte dhe nënprodukte qumështi me përmbajtje të vajit të palmës që është i palejuar.”

Ministri ka falenduar të gjithë operatorët seriozë të sektorit të qumështit dhe nënprodukteve të tij për veprimtarinë dhe ndihmesën që kanë dhënë në lidhje me rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore.

a.ç

Next Post
Vriten dy policë në Belgjikë, neutralizohet autori

Vriten dy policë në Belgjikë, neutralizohet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In