Sigal Prishtina është përballur me vështirësi gjatë rrugës për Rumani, shkruan Zëri. Bardhekaltrit nuk i kanë lënë të hyjnë në Serbi, duke i ndalur në Merdarë, pasi planifikonin të shkonin në Rumani përmes saj, përcjell Zëri.
Më pas, prishtinasit kanë shkuar në shtetin rumun përmes Maqedonisë dhe Bullgarisë, duke i rënë rreth e rrotull. Bardhekaltrit e zhvillojnë të martën ndeshjen historike, duke debutuar në EuroCup ndaj ekipit rumun, Energia Targu. Kjo ndeshje fillon në orën 19:00.