• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sa të besueshme janë rrëfimet e Tafanit? Flet kryeprokurori i Elbasanit: Ja pse s’quhet ende bashkëpunëtor i drejtësisë

by Java News
07/10/2023 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori që bindi Artan Tafanin, të rrëfejë krimet e grupit të Laert Haxhiut, tregon se si u arrit të zbulohej e të dokumentohej një prej vrasjeve që ai kishte kryer.

Kreshnik Ajazi, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Gjerat Tona”, në “Abc News”, shpjegon se si po veprohet me ballafaqimin e provave e akteve në dosje, me thëniet e të penduarit, dhe pse Tafani nuk konsiderohet ende si bashkëpunëtor i drejtësisë.

Ai thotë se në pikën ku ndodhen hetimet deri më tani Tafani konsiderohet një ndër personat nën hetim në kuadër të procedimit penal që po kryhet.

Pjesë nga intervista:

Artan Tafani, ishte i dyshuar për vrasje apo u mësua më vonë gjatë deklarimeve të tij që kishte kryer vrasje?

Ky person, në hetim ka qenë që në momentin e parë, një ndër personat e dyshuar për njërën nga ngjarjet kriminale që janë tashmë objekt I këtij hetimi. Për ngjarjen e tetorit 2021 ku mbeti I vrarë shtetasi Alban Semaku. Pra, ka qenë që në momentin e parë, në veprimet e para hetimore të kryera bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore pranë drejtorisë vendore të policisë së Elbasanit, ka qënë ndër personat e dyshuar për këtë ngjarje. Dhe që në veprimet e para hetimore, është arritur të identifikohet si person dhe të kryhen veprime të caktuara hetimore në drejtim të tij. Dua të them që, që në momentin e parë ka qenë person në kërkim për këtë ngjarje. Si i dyshuar për këtë ngjarje.

Ka qënë person i identifikuar dhe i lidhur me atë ngjarje që në momentin e parë të marrjes dijeni dhe marrjes së informacionit për atë ngjarje.

Ai ka pranuar të bashkëpunojë duke u kthyer në të penduar dhe falë dëshmisë së tij, janë zbardhur shumë krime të rënda, vrasje, shpërthime me ekploziv, atentate. Madje edhe sulme të planifikuara për njerëz të drejtësisë. Sa të besueshme janë deklarimet e Artan Tafanit?

Për t’i qëndruar korrekt detyrimeve ligjore, për sa kohë cështja vijon në fazë hetimi, unë nuk mund të konfirmoj mbi cilësinë procedural të këtij personi. Këroj mirëkuptimin tuaj, mund të konfirmoj vetëm faktin që është një ndër personat nën hetim në kuadër të këtij procedimi penal të këtyre procedimeve tashmë të bashkuara në një të vetëm sipas rregullave. Në aspektin ligjor dhe teorik, mund të them në cdo rast kur një person pranon të bashkëpunojë me drejtësinë, në kushte normale pasi merret dëshmia e tij, verifikohen të gjitha të dhënat e marra prej të penduarit, si duke i ballafaquar me aktet që janë në dosje. Pra, për të verifikuar nëse deklarimet janë apo jo reale, ashtu edhe me vijim e veprimeve të tjera verifikuese me qëllim që të verifikohet besueshmëria e personit, saktësia, sinqeriteti i bashkëpunimit me organet e drejtësisë të një personi i cili merr një status të tillë.

Gjithësesi me këtë nuk dua të them që personi nën hetim është bashkëpunëtor i drejtësisë, nuk mund ta konfirmoj dicka të tillë për shkak të detyrimeve ligjore, por teorikisht kjo është situata si një institut procedural. Në kushtet e luftës ndaj krimit të organizuar në disa raste kthehet si prova kryesore, për të sqaruar të gjithë mënyrën e veprimit të një forme të krimit, për të sqaruar bashkëpunëtor, rrethanat e ngjarjes, veprat penale. Pra, kthehet në provë decizive për të hetuar një formë të krimit të organizuar, prandaj është një instrument shumë i rëndësishëm i krijuar./m.j

Next Post
Përfshihet nga flakët magazina e mobilierisë në Fushë Krujë, policia: Dëme materiale

Përfshihet nga flakët magazina e mobilierisë në Fushë Krujë, policia: Dëme materiale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In