• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa shumë ‘yje’ mori me vete 2016

by Java News
29/12/2016 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bota humbi disa njerëz të famshëm gjatë këtij viti: këngëtarë, aktorë, një diktator dhe personin më të moshuar që ka shkuar në hapësirë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi ka përgatitur një material në mënyrë kronologjike rreth njerëzve të famshëm që humbën jetën në vitin 2016.

Ikona e muzikës pop, këngëtari David Bowie vdiq nga kanceri në janar në moshën 69-vjeçare. Kujtimi i tij u nderua kudo në botë…dhe mbi të.

Astronauti kanadez Chris Hadfield, këndoi këngën e Bowie-t “Space Oddity” kur po nisej nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Gjykatësi Antonin Scalia, anëtar i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara vdiq në shkurt.

I emëruar nga presidenti Ronald Reagan në vitin 1986, zoti Scalia ishte një gjykatës konservator, i cili e interpretonte kushtetutën siç kuptohej në kohën e miratimit të saj.

Po në shkurt, vdiq Boutros Boutros-Ghali.

Ai ishte i gjashti Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, i pari nga Afrika dhe i pari Arab në atë detyrë.

Ish-zonja e parë Nancy Reagan vdiq në mars në moshën 94-vjeçare. Zonja Reagan ishte aktore si burri i saj, dhe pati qenë përkrahëse e fushatës anti-drogë “Vetëm Thuaj Jo”.

Këngëtari i njohur Prince, i cili konsiderohej si një nga muzikantët më të talentuar në botë – vdiq në prill nga një mbidozë droge në moshën 57 vjeçare. Shumë u trishtuan dhe e kujtuan atë me muzikën e tij.

Boksieri legjendar Muhammad Ali vdiq në qershor nga probleme të frymëmarrjes pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.

Muhammad Ali ishte një hero i të drejtave civile, i cili ndryshoi emrin e tij nga Cassius Clay, kur u konvertua në fenë islame. Qeveria e Shteteve të Bashkuara e burgosi atë kur refuzoi të luftonte në Luftën e Vietnamit.

Fituesi i çmimit Nobel dhe i mbijetuari i Holokaustit, Elie Wiesel, vdiq në moshën 87-vjeçare në korrik.

Ai ishte profesor dhe autor i rreth 60 librave, ndihmoi në krijimin e Muzeut të Holokaustit në Uashington.

Ish-presidenti izraelit Shimon Peres, vdiq nga një goditje në tru në korrik.

Zoti Peres, Yitzhak Rabin dhe udhëheqësi palestinez Jaser Arafat fituan Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1994 për bisedimet e paqes arabo-izraelite që rezultuan në nënshkrimin e marrëveshjes së Oslos.

Udhëheqësi komunist kuban Fidel Castro vdiq në nëntor. I njohur për cigaret puro dhe veshjet ushtarake, zoti Castro ishte një figurë polarizuese, i admiruar për mospërfilljen e kapitalizmit perëndimor, por i kritikuar për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe përkeqësimin e ekonomisë së Kubës.

John Glenn, amerikani i parë që doli në orbitën e Tokës, vdiq në dhjetor në moshën 95-vjeçare.

Ai shërbeu për katër mandate si senator i shtetit të Ohajos. Në vitin 1998, kur ishte 77 vjeç, ai u bë njeriu më i moshuar të ketë shkuar në hapësirë.

Ditën e Krishtlindjeve, ikona e muzikës së viteve ‘80, George Michael, vdiq në moshën 53-vjeçare. Ai u bë i famshëm si anëtar i grupit-duet Wham!. Këngëtari kishte bërë donacione në heshtje gjatë jetës së tij për miliona fëmijë, për viktima të kancerit dhe ata që jetojnë me SIDË.

Dhe më 27 dhjetor, vdiq aktorja Carrie Fisher. Zonja Fisher u bë e famshme si princesha Leia në filmat “Star Wars”. Kohët e fundit, ajo kishte pësuar një goditje në zemër gjatë një fluturimi nga Londra në Los Anxhelos.VOA/a.k

Next Post
Mandatet e dy deputetëve dhe Rroshit, debate në KQZ për provat e prokurorisë

Mandatet e dy deputetëve dhe Rroshit, debate në KQZ për provat e prokurorisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In