Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Rovena Ibrahimi është bërë nënë e një djali për herë të parë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruan: Sa shumë të kemi pritur bir, aq sa mezi numëronim minutat shpirti jonë… Më bëre nënë, edhe kjo është ndjesia më e bukur që kam përjetuar deri sot. Bekime paçi të gjithë.
Rovena Ibrahimi ka ndarë një foto të vogëlushit në maternitet.
Ajo tregon se djalin e ka quajtur Nathaniel, “Zoti dhuroi”.