Neymar ka hyrë në histori si transferimi më i shtrenjtë në merkaton e futbollit, duke thyer çdo rekord të vendosur deri më sot. Transferimi i bujshëm i verës që lamë pas nga Barcelona te PSG, ende vijon të komentohet gjatë në shtypin sportiv.
Neymar u BË lojtari më i paguar i parizienëve por mediat kanë zbardhur një sërë ofiqesh që brazilini gëzon, duke u diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit. Flitet se Neymar gëzon privilegjet e renditura më poshtë:
- Në fushë Neymar do të ketë liri të plotë të lëvizjes, madje i lejohet të mos ndjekë kundërshtarët që marrin topin.
- Neymar do të ketë përkujdesjen e 2 fizioterapistëve personalë.
- Gjatë stërvitjeve, shokëve të skuadrës u ndalohet ndërhyrja e rëndë ndaj tij
- po ashtu Neymar përjashtohet nga detyrat mbrojtëse gjatë ndeshjeve
- Neymar do të jetë i vetmi që und të mbajë çantë me logo personale apo të ndonjë sponsori, ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës që janë të detyruar të mbajnë logon e sponsorit zyrtar.
- Në sezonin 2018-2019 ai do ketë ekskluzivitetin e gjuajtjes së penalltive. Tahsmë e ndan këtë detyrë me cavanin.
Ndërkohë, raportohet se Pini Zahavi, njeriu që ndërmjetësoi tranferiminm përfitoi plot 12 milionë euro./JavaNews/a.m.