• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sa shumë energji harxhojmë për zgjedhjet?!

by
09/06/2015 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Intervistë e “JAVA-s me shkrimtarin e njohur. Si i shikon ai problemet e fundit të shoqërisë shqiptare; letërsinë dhe trendin e saj;  përballjen e individit shqiptar me të huajt, një nga temat më interesante të tij, por edhe shumë elementë të tjerë…

Shkrimtari Ylljet Aliçka nuk shquhet për ndonjë humor të madh në publik. Mbase kostumi i diplomatit e ka ngushtuar disi, aqsa edhe sot, si pedagog, po lirohet me “zor”. Anipse, indirekt ai të jep një ndjesi fine humori, atribut i shkrimtarëve dhe i personaliteteve të këndshëm. Di të ngacmojë veten, por në librat e tij, grotesku në përgjithësi është i hidhur. Për faktin që ne shqiptarët mezi ndryshojmë, por edhe për fatin e keq, që na shoqëron shpesh. Po, po, fatin e keq. Mu bash atë, që na e nxijnë më shumë të huajt, kur u jepet mundësia. Kjo është hapësira e re, ku ai vëzhgon me kujdes dhe godet. Së pari, me penën e tij zakonet tona, vështirësinë e madhe për transformimin, të kaluarën, dhe pastaj të huajt. Këtyre të fundit ua përmbledh me batare episodesh dhe përveç tyre dhe servilëve të shumtë që i rrethojnë. Ende miqtë e vet “habiten” sesi është futur në letërsi. Aliçkaj, edhe pse nuk do ta pranoj, letërsinë e ka sulmuar me të gjitha mënyrat për të qenë pjesë e saj. Duke i besuar vetes, talentit dhe mundësisë së rastit. Sot, gati 30 vjet më vonë, që kur e filloj këtë udhë më vitin 1996, mund ta quajmë se ka bërë mirë. Ka botuar fillimisht tregime (kali i tij i betejës), pastaj më vitin 2000 botoi romanin “Kompromisi”, i cili do ta rendiste ndër autorët interesantë në letrat shqipe të pas-viteve ‘90. Libri dhe skenari i “Parullave me gurë” (2003) që do të ekranizohej më pas nga regjisori Gjergj Xhuvani, do ta lartësojë edhe në arenën ndërkombëtare, kurse romani “Një rrëfenjë me ndërkombëtarë” e paraqet krejt të plotësuar. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë, më së pari në frëngjisht, polonisht, anglisht, italisht, në gjuhën esperanto etj. Ka çmime dhe përkthime, por më shumë se kaq, ai është një person me të cilën mund të flasësh hapur për vendin, problematikën dhe sociologjinë e shqiptarit, një fushë, ku e kemi pyetur më shumë se letërsia…Dhe, këtu ke kudo tis humori fin me një logjikë matematike, që e zbut temën tonë…

Zoti Aliçka keni qenë një nga njerëzit më të veçantë në përqasjen tuaj letrare ndaj realiteteve shqiptare. Grotesku juaj ka qenë elementi më direkt për të treguar kaosin, që shoqëron jetën tonë. Një pyetje direkte për Ju: Si e shikoni në ditët tona evoluimin e qytetarit shqiptar?
“Në rrugën e natyrshme që ndjek evolucioni i tij në një shoqëri postdiktatoriale, me vlerat dhe antivlerat e saj, shoqëri e prirur ndjeshëm ndaj indoktrinimit, me modele të imponuara sjelljeje, mendimi dhe përfaqësimi, me individë me sistem njohës të manipuluar. Thënë ndryshe, gjykatës të varfër të interesave vetjake, që më shumë kontribuojnë për rritjen e individualizmit irracional, apo papërgjeshmërisë etike.
Në një mënyrë apo tjetrën është vetë shoqëria e sotme shqiptare ajo që ofron elementë të mjaftueshëm për atë që do e quaja ndërgjegjësim fals të grupeve të gjëra të popullsisë, ku informimi publik është shndërruar në komunikim interesash, apo ku narcisizmi etnokulturor shitet si vatër e vlerave të së ardhmes, mjedise këto të përshtatshme për të fikur në mendjen e njeriut çdo lloj dyshimi të natyrës njohëse, për të kontrolluar mendimet si dhe për të rritur pandjeshmërinë ndaj mendimit alternativ”.

Keni një mori personazhesh, të cilat në vetvete, mund të ishin nisma të veçanta për fiksion. Por, qasja juaj ndaj komunitetit të huaj është krejt e veçantë dhe pa asnjë kompleks. Pse e stigmatizuat aq shumë komunitetin e huaj, që punonte tek ne?
“Fillimisht them se publikimi i atij libri ka ofruar mjaft hapësirë për keqkuptime, kritika apo lavdërime të merituara apo të pamerituara.
E vërteta është se ngacmimi i parë për t’a shkruar atë libër nuk më ka ardhur nga ndonjë pozicion idealisti, apo patrioti të shquar, por nga një mllef personal.
Sidoqoftë, marrë jetë në një realitet apo kontekst të përgjithshëm të vendit, me probleme të shumta imazhi, shkak ky zhgënjimesh e deziluzionesh jo vetëm në planin individual por një pengesë serioze në planin politik e atë institucional, përballë realiteteve të nëpërkëmbjes së dinjitetit të shqiptarëve jashtë vendit, në pika kufitare, në shkolla (më thonë se ende ka fëmijë shqiptarë që ulen vetëm nëpër banka pasi bashkëmoshatarët vendas nuk pranojnë të rrinë ulur pranë një shqiptari….!!!!), pavetëdijshëm romani nuk mund t’i shmangej dukurive të mësipërme.
Personalisht më ka qëlluar jo rrallë (fundja siç do shqiptari) të ballafaqohem me mendësi, klishe dhe skema imazh-nxirëse që qarkullojnë rëndom në tryezat intime të ndërkombëtarëve (brenda e jashtë vendit) për tu institucionalizuar më pas në forume apo instanca vendim-marrëse. Në një kohë që vetë realiteti shqiptar ka dëshmuar se është më i ndërlikuar, dhe më i copëtuar, se parimet e vetë organizmave ndërkombëtare dhe se jo rrallë parimet në bllok, apo rregullat universale, mbeten të pa përshtatura në raste e situata specifike.
Nga ana tjetër kisha vënë re se ndër mendësitë zotëruese, që favorizonte apo favorizon këtë imazh ka të bëjë me faktin se sa më shumë të nxihet artificialisht realiteti i vendit të huaj (në rastin tonë të Shqipërisë) ku një nëpunës i huaj ka vajtur për të punuar, aq më shumë kjo gjë ‘përkon rastësisht’ me privilegje apo përparësi financiare në planin ekonomik e më gjerë. Kurse në planin shpirtëror një prirje e tillë shkon në favor të mendësive narcistikë të ndërkombëtarit, si dhe dëshmon (vetë-dëshmon) për ‘kurajon dhe heroizmin’ për të punuar dhe ‘rrezikuar kokën në këtë humbëtirë’.
Individë anonimë në vendet e tyre, me të ardhur në Shqipëri, gjatë “lodhjes dhe rropatjes për të ndihmuar këtë vend apo për tu treguar vendasve rrugën e përparimit” u merr kuptim të ri jeta, falë përkujdesjes dhe mikpritjes së ‘indigjenëve’. Eshtë kjo arsye që shumë prej tyre nuk ndahen dot apo trishtohen pa masë kur largohen nga Shqipëria.
Dhe kur ndodh që kjo mendësi përkëdhelëse nuk përkon me realitetin e gjerave, apo ndesh në rezistencën e vendasve, atëherë menjëherë dëgjohet rëndom të thuhet se ‘bota në këtë vend ecën së prapthi’.
Të traumatizuar nga racizmi dhe diskriminimi, përballur me një arrogancë “elitare” (shpesh e përzier me injorancë) shumë shqiptarë (me post ose pa post) përshtaten duke u nënshtruar.
Krijohet kështu një cikël i mbyllur ku, sipas një përpjestimi të drejtë, sa më shumë rriten dozat e diskriminimit e nihilizmit të “të jashtmëve”, aq më shumë nënshtrohet individi vendas dhe pranon të përdhosë dinjitetin. Dhe anasjelltas sa më shumë të poshtërohet individi vendas aq më superiorë e racistë ndihet një i huaj.
Në këtë frymë, shumë etiketime të nxituara ndaj shqiptarëve, me qëllim ose jo, ardhur nga jashtë kanë mundur të provokojnë efekte negative të shfaqjes të identiteve fiktive të improvizuara tek individë me personalitet të pakonsoliduar. Sadoqë prirjet dhe dukuritë e mësipërme po vijnë duke u zvogëluar , mendimi im është se ai libër është ende i dobishëm dhe aktual”.

A shikoni një lloj ngjashmërie të shqiptarëve të djeshëm, të atyre të tranzicionit dhe të sotëm sa i përket përballjes me kohën ku jetojmë?
“Eshtë folur shumë për këtë temë, por unë kam përshtypjen se problemi trajtohet më tepër nga këndvështrimi kolektiv apo historik, duke injoruar nivelin individual të identitetit. Duam apo s’duam ta pranojmë, njeriu përshtatet apo përfshihet nën një ombrellë vlerash identifikues, krahas të tjerave kur ndjen se aty fiton ekonomikisht, se aty mbrohet nga një rrezik, apo se aty merr vlerë protagonizmi i tij.
Parë nën këtë këndvështrim, është evident fakti se inercia dhe ndikimi i vlerave dhe antivlerave njerëzore nga e kaluara është shumë e fortë.
Shpeshherë faktorët përcaktues të individit janë parë vetëm me ngjyrime patriotike, morale, parimore, në formë idealesh, duke injoruar kështu aspektin pragmatik të identifikimit, duke harruar me ose pa qëllim shtysat apo interesat ekonomike e ato të protagonizmit në përcaktimin e identitetit në realitetet e reja politike, ekonomike e shoqërore.
Kjo sepse njeriu i sotëm shpesh ja fsheh vetes se pse ai krijon simpati apo tifozllik për një lëvizje politike apo antipati për tjetrën, duke u përpjekur ti veshë, përligjë apo interpretojë këto preferenca me argumente objektive, të moralit të mirë e të pranueshme për një opinion të gjerë, si p.sh. lufta ndaj padrejtësive, imoralitetit.
Rrallë ndodh që në një plan individual apo kolektiv kur individi apo një grupim politik, pse jo dhe institucional, kryen një intrigë apo padrejtësi ndaj dikujt, apo një komuniteti dhe nuk e vesh atë me argumente e pranueshme të moralit të sotëm njerëzor.
Duhet të jetë ky niveli i maturimit të një individi apo shoqërie, pra raporti midis faktorëve objektivë të përqafimit të një partie politike me atë që lidhen me interesat apo egon e ngushtë të individit.
Nga ana tjetër individëve të sotëm iu është dashur të përshtaten apo ballafaqohen dhe me pamundësinë e mjaft strukturave apo individëve me pushtet, të cilat paralelisht me përpjekjet për të forcuar shtetin e së drejtës dhe respektin ndaj institucioneve, nuk kanë mundur të frenojnë a kontrolluar dot dhe impulset e tyre agresive”.

Pse sërish jemi kaq të varur nga politika? A jetojmë dot ne shqiptarët pa politikë?
“Personalisht nuk jam marrë ndonjëherë me politikë, por si çdo shqiptar, e ndjek herë me arsye, herë me emocion, përpiqem të kuptoj ngjarje apo platforma politike që kanë lidhje me jetën e familjes time si dhe me interesin e përgjithshëm.
Fakti është se mjedisi i sotëm social është krejtësisht i politizuar, mbushur me propagandë politike që siç thotë Chomsky, ‘përqendrohet te pabarazia e pasurisë dhe e fuqisë me qëllim fabrikimin e një ndërgjegjeje të gënjeshtërt’.
Fakti është se sot mundësitë e kontrollit të dhunshëm janë të kufizuara, ndaj shteti, politika mëton të kontrollojë sjelljet dhe mendimet e individit duke përsosur mjeshtërinë e manipulimit, duke synuar të banalizojë urrejtjen dhe të shpikë ‘armikun objektiv’, përmes një shumëllojshmërie propagandash. Thënë ndryshe për ta kushtëzuar individin e sotëm të udhëhiqet nga mësimet e të tjerëve.
Mua nuk më duket se gjatë këtyre dy dekadave të jenë shfaqur ide, vizione mobilizuese apo ringjallëse në fushën shpirtërore e morale që do lëkundnin klishetë e vjetra të mendimit, apo që do t’i ofronin individit shqiptar arsyen dhe orientimin e ri për të jetuar.
Bie fjala, karshi situatës aktuale të një frenezie elektorale, në tallazin e betejave të perceptimeve të opinionit publik, lind natyrshëm dyshimi nëse shpenzimet kolosale të fushatës politike e japin apo jo rezultatin e ndikimit dhe ndërrimit të bindjeve politike të individit ?
Kemi të bëjmë me një imitim të modeleve propagandistike të botës perëndimore, apo me strategji të diktuara nga kushtet specifike të Shqipërisë?
A mundet që gjatë fushatave zgjedhore të fitojë elektorat ajo parti që ja del të përcjellë mesazhin e vet politik në organet më të rëndësishëm të shtypit ?
Pra a ka mundur dot bashkëlidhja e medies me politikën vënë në shërbim të fushatave zgjedhore, të ndikojë mbi mënyrat e konceptimit të mesazheve politike të individit, apo ndryshimit të mëpasëm të bindjeve politike ? Dhe ndaj cilit target ?
Ndofta gabohem por, parë si spektator, kam përshtypjen se harxhohet më kot energji dhe para e jashtëzakonshme publike e private, ndërkohë që, pranohet fakti se, në krahasim me vende të tjera evropiane, Shqipëria e ka tepër të vogël atë shtresë popullsie të lëkundur që nuk e ka vendosur ende se për kë do votojë. Kësisoj keqpërdoret apo komprometohet besimi i individit ndaj institucioneve e për pasoje dhe ndjenja e përgjegjësisë së tij qytetare”.

Keni zgjidhur skenarë të këndshëm, por në rastin e hoxhës dhe artistit lëshuat disi shumë. Si e keni zgjedhur skenarin e ri “të ndërkombëtarëve”?
“Kryesisht duke u mbështetur te romani i botuar, por dhe duke pasur në mendje faktin se sot, keqkuptimeve të vjetra po u shtohen të reja.
Jam përpjekur maksimalisht për një skenar të paanshëm, pa shprehur hapur ndonjë indinjatë apo zemërim moral, sipas parimit: shmangiu ndjenjave, kërko vetëm fakte, bjeri rrotull të vërtetës dhe realitetit të ndërkombëtarëve në Shqipëri…
Subjekti i skenarit ka si synim të vërë në dukje mospërputhjen e ndjeshme mes të huajve dhe shqiptarë, identitetin tonë real në tërësinë e tij të koklavitur, fundja si e çdo kombi. Kjo për faktin se shumë nga klishetë apo shabllonet e krijuara për imazhin jo gjithnjë pozitiv për Shqipërinë në pjesën më të madhe e kanë burimin nga keqinformimi apo mosnjohja reciproke,
Natyrisht që një skenar filmi nuk mund t’a arrijë këtë gjë në mënyrë të sforcuar apo me improvizime emocionale për të kërkuar mundimshëm simpatira ndërkombëtare”.

Në cilët elementë shikon bashkëkohësi të letërsisë së sotme shqipe me atë bashkëkohore?
“Kam përshtypjen se letërsia e sotme shqipe po i përafrohet trajtimit të realitetit autentik shqiptar, duke iu shmangur subjekteve apo formave klishe të diktuara nga perceptimet sipërfaqësore të opinionit të huaj ndaj vendit. Pra më pranë jetës reale dhe sfidave të ekzistencës, kryesisht në rrafshin shpirtëror, tema këto gjithsesi klasike, por karakteristika të letërsisë bashkëkohore, të trajtuara me një gjuhë a formë më të mprehtë, ironike, gati cinike.
Personalisht parapëlqej letërsinë shqipe që ka për objekt instrumentalizimin e ideologjisë, politikës, apo fesë, si platforma apo alibi vetjustifikimi nga ana e qenies njerëzore për të vënë në jetë interesat private, egoiste apo që kanë lidhje me protagonizmin, deri dhe instinktet negative, të dhunimit të dinjitetit të njeriut apo zotërimit të jetës së tjetrit”.

Jeni në proces krijimi apo thjesht po prisni për t’iu ardhur ndonjë ide?
“Kam në dorë një vëllim me tregime”.

 

Next Post

Rama: "Becchetti" sukses! PD del cullak sa herë që goditet krimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtatë ditët e para si presidente e Venezuelës të Delcy Rodriguez: mes marrëveshjeve, grindjeve të brendshme dhe kërkesave të Trump

Shtatë ditët e para si presidente e Venezuelës të Delcy Rodriguez: mes marrëveshjeve, grindjeve të brendshme dhe kërkesave të Trump

January 11, 2026
Shkumbini del nga shtrati në Thanasaj, 30 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Lushnje

Shkumbini del nga shtrati në Thanasaj, 30 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Lushnje

January 11, 2026
Me mijëra i bashkohen protestave, pas vrasjes së nënës së tre fëmijëve nga “policia private” e Trump

Me mijëra i bashkohen protestave, pas vrasjes së nënës së tre fëmijëve nga “policia private” e Trump

January 11, 2026
Vijon të jetë e bllokuar rruga e Qafës së Çajupit, prurje të larta inertesh në Gjirokastër

Vijon të jetë e bllokuar rruga e Qafës së Çajupit, prurje të larta inertesh në Gjirokastër

January 11, 2026
“Omicron ka transmetueshmëri të lartë”/ Tomini: Rastet më të shumta, të këtij varianti. Vaksina të mbron nga simptomat e rënda dhe vdekja

Tomini: 238 mijë qytetarë të vaksinuar kundër virozave, rritje me 10% krahasuar me vitin e kaluar

January 11, 2026
Pas përmbytjeve në Fier, nis verifikimi i dëmeve ndërsa rreziku nga Semani mbetet i lartë

Pas përmbytjeve në Fier, nis verifikimi i dëmeve ndërsa rreziku nga Semani mbetet i lartë

January 11, 2026
Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

January 11, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kompjuteri dhe telefoni celular janë “sisteme kompjuterike”

January 11, 2026
Nuk heq dorë nga grabitjet 38-vjeçari nga Korça, arrestohet sërish për vjedhjen e 5 banesave

Nuk heq dorë nga grabitjet 38-vjeçari nga Korça, arrestohet sërish për vjedhjen e 5 banesave

January 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 12 Janar 2026

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In