• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sa shumë empati, sa pak sinqeritet

by
12/05/2015 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare /

Fushata e zgjedhjeve të 21 Qershorit po zbras të gjithë dhembshurinë dhe ndjeshmërinë për të varfrit që politikanët kanë mbajtur në kraharorët e tyre gjatë këtyre viteve. Një garë e pamëshirshme empatie ndaj të vobektëve, atyre që nuk kanë bukë të hanë, që nuk ka aryse të qëndrojnë në Shqipëri, ka nisur të shfaqet në ekranet e shqiptarëve orë e pa orë, takim pas takimi, fjalim pas fjalimi.

Sikur të ishte e sinqertë dhe sikur të vinte nga politikanë e deputetë që e kalojnë kohën në zonat e varfra ku asistenca sociale nuk mjafton as për të ushqyer lopën, ky do të ishte lajmi më i mirë i kësaj fushate. Porse, ata që bërtasin më shumë në emër të të pamundurve dhe të varfërisë së tyre janë frekuentuesit e studiove televizive dhe bareve luksoze të Tiranës ku konsumohet gjithcka, nga helmi për ish miqtë të kthyer në armiq, e deri tek thashethemet për siluetën e radhës që rastis të parakalojë përpara se të përgojohet.

Po t’u besonim fjalëve dhe të mos gjykonim nga ato që dimë dhe jemi dëshmitarë, do të kishte një solidaritet njerëzor dhe të sinqertë për empatikët e këtij Maji fushator. Por fushata mbaron shpejt dhe pas Qershorit do të nisin pushimet verore që rrezikojnë t’I lënë të varfërit të piqen në diell teksa ata që i përdorën për fushatë të jenë duke u shplodhur në ndonjë resort të sponsorizuar nga miq sipërmarrës. Pas pushimeve, duhet pritur nëse do të flitet ende për taksën progresive dhe moszbatueshmërinë e saj në të gjitha nivelet dhe tek të gjitha bizneset.

Kështu ka ndodhur në të shkuarën. Gjasat që vera e 2015-tës të jetë e ndryshme nga të tjerat nuk duhen përjashtuar, por edhe më optimistët ndjehen të ofenduar kur kujtojnë episode të së shkuarës kur secili mbyllte pazaret për veten e tij dhe i ftonte miqtë të bënin të njëjtën gjë për veten e tyre, pasi negociatat nuk kishin qenë në formë pakete, por individuale.

Ndaj, është e vështirë të besosh sot se lotderdhja është e sinqertë, se dhembja për varfërinë e shqiptarëve është gjenuine, se thika ka arritur në palcë dhe se shpimet prej saj janë të shërueshme vetëm nga politikanë që më në fund kanë vendosur të mos heshtin. Sa kushton e folura e tyre? Kush do ta paguajë faturën? Dhe mbi të gjitha cfarë do të përfitojnë të varfrit nga ligjëratat dhe kritikat për mosvëmendje ndaj shtresave në nevojë?

Hamëndësimi optimist do të ishte se do nga e gjithë kjo tablo e zymtë do të fitonin të varfërit dhe ata të mjerët që me daljen në dritë të problemeve mund t’u përmirësohet jeta. Por kjo nuk ndodh as brenda një fushate, majde as brenda një mandati qeverisës. Duhet ndërruar sistemi, elita politike dhe mënyra se si ajo funksionon dhe zgjidhet. Ndërsa pesimisitët do të prisnin edhe ca për të parë nëse empatikët do jenë bërë të sinqertë dhe do të rifuten në rehatinë e tyre, për të dalë ndoshta një ditë kur të varfrit të rebelohen kundër të gjithëvë, përfshi dhe të ndjeshmëve fiktivë.

Next Post

Ja formacioni ideal i Ibrahimoviçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In