• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa shqiptarë e duan largimin e Xhafajt?

by Eduard Zaloshnja
24/05/2018 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Partitë opozitare u kanë bërë thirrje shqiptarëve të dalin të shtunën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt nga detyra e ministrit të Brendshëm. Po sa shqiptarë e duan largimin e Xhafajt?

Nuk është bërë ndonjë sondazh, ku atyre t’u jetë bërë drejtpërdrejt kjo pyetje, por unë zhvillova një sondazh ditët e fundit (në serinë e sondazheve që bëj për një revistë që botohet këtu në anglisht), në të cilin i pyeta të anketuarit mbi opinionin që kishin për punën e ministrit Xhafaj. Përgjigjet e kësaj pyetjeje mund të na shërbejnë për të kuptuar sesa shqiptarë në moshë madhore e duan largimin e tij.

Rreth 1/3 e të anketuarve kishin opinion negativ për punën e ministrit Xhafaj, ndërsa 2/3-tat kishin  opinion pozitiv, ose neutral (49% pozitiv dhe 19% neutral). Kampioni i sondazhit (1188 të anketuar mbi 18 vjeç) ishte në rang kombëtar dhe i përfaqësonte mirë 2.1 milionë banorët në moshë madhore të Shqipërisë.

Duke ekstrapoluar nga rezultatet e sondazhit të sipërcituar, mund të thuhet me afërsi se vetëm 670 mijë banorë madhorë kanë opinion negativ për ministrin Xhafaj. Ndërkohë, 1.43 milionë të tjerë kanë opinion pozitiv, ose neutral (1 milion e 30 mijë pozitiv dhe 400 mijë neutral – shihni grafikun shoqërues).

Me fjalë të tjera, partitë opozitare po i bëjnë thirrje pikërisht 670 mijëve që kanë opinion negativ për Xhafajn, sepse 1.43 milionët që kanë opinion pozitiv ose neutral për të, si zor të shkojnë në protestën e së shtunës…

Sesa shqiptarë do t’i përgjigjen thirrjes së partive opozitare, apo sa do të jenë ato të afta të sjellin në bulevard protestues (me strukturat e tyre organizative), mbetet për t’u parë. Sidoqoftë, është interesante të dimë se çfarë orientimi politik kanë njerëzit e pakënaqur me punën e Xhafajt.

Meqenëse sondazhi për ministrin nuk kishte karakter politik, të anketuarit nuk u pyetën se për cilën parti ishin gati të votonin sot, apo për cilën kanë votuar në zgjedhjet e fundit. Sidoqoftë, nga një sondazh politik që zhvillova para dy javëve, më rezultoi se për dy partitë kryesore opozitare, ishin gati të votonin rreth 710 mijë shqiptarë në moshë madhore. Pra, kemi një përputhje të përafërt të numrit të atyre që kanë opinion negativ për Xhafajn dhe numrit të zgjedhësve që janë gati të votojnë për dy partitë opozitare.

Duke u kthyer 11 muaj mbrapa në kohë, shohim se numri i atyre që votuan për dy partitë kryesore opozitare ishte 680 mijë. Përsëri kemi një përputhje të përafërt të numrit të atyre që kanë opinion negativ për Xhafajn dhe numrit të zgjedhësve që votuan vjet për dy partitë opozitare.

Nga ana tjetër, nuk kemi një përputhje mes atyre që kanë opinion pozitiv për Xhafajn dhe votuesve të mazhorancës. Nga sondazhi i para dy javëve, më rezultonte se rreth 720 mijë zgjedhës ishin gati të votonin për PS-në dhe për partitë e vogla aleate të saj. Pra, numri i atyre që kanë opinion pozitiv për Xhafajn është rreth 300 mijë më i madh se numri i zgjedhësve që janë gati të votojnë për tre partitë e mazhorancës.

Duke u kthyer 11 muaj mbrapa në kohë, shohim se numri i atyre që votuan për tre partitë e mazhorancës ishte 830 mijë. Përsëri kemi një mospërputhje numrit të atyre që kanë opinion pozitiv për Xhafajn dhe numrit të zgjedhësve që votuan vjet për tre partitë e mazhorancës. Numri për Xhafajn është 200 mijë më i madh.

Në një situatë ku vetëm 1/3 e zgjedhësve mund ta dojë largimin e Xhafajt, kryeministri s’ka gjasa t’ua plotësojë dëshirën atyre. Largimin e Xhafajt ai mund ta bëjë ose në qoftë se e do vetë (për arsyet e tij), ose në qoftë se e detyrojnë partnerët tanë ndërkombëtarë. Siç e detyruan në rastin e Tahirit…

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

Next Post
LGBT/ Nano te Provokacija: Populli i prapambetur se ka më shumë Myslim Murriza sesa gay

Muç Nano tregon elitat perverse të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In