• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa shpenzojnë shqiptarët për të dhuruar lule, zbuloni shifrat

by Java News
23/04/2018 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Industria e luleve, një industri e re në moshë, jo më shumë se 15 -vjeçare, duket se po fiton ndjeshëm terren dhe po bëhet një ndër bizneset në lulzim. Të shumta janë rrugët ku dyqanet e luleve janë thuajse ngjitur me njëra-tjetrën, e ndërsa konsiderohet një biznes si gjithë të tjerët në hapje dhe menaxhim. Tregu i luleve të prera, të destinuara për buqeta, dominohet nga importi në masën mbi 90 %, dhe importuesi kryesor është Italia.

E ndërsa importi ka sërish edhe një pjesë të mirë të “tortës” së këtij tregu edhe sa i përket luleve, bimëve e shkurreve dekorative që përdoren për zbukurimin e ambienteve të jashtme e të brendshme të bizneseve, të vilave apo ballkoneve të shtëpive.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, rreth 1 miliard lekë është furnizimi në total vetëm për vitin 2017, vit i cili ka qenë më i miri për tregtarët e luleve, gjë që tregon trendin e qytetarëve drejt zëvendësimit të dhuratave me një buqetë lulesh në rastet e gëzimeve, festave, ditëlindjeve apo edhe pa arsye të veçantë.

Megjithëse një industri e re, duket se orientimi i qytetarëve drejt luleve ka pasur rritje progresive nga viti në vit, fenomen që mbizotëron më së shumti në kryeqytet, çka ka sjellë që edhe bizneset e vogla të tregtimit të luleve të shtohen.  Pronarët e dyqaneve të luleve, shprehen se shpenzimet për këtë produkt janë rritur ndjeshëm. Tendenca është që qytetarët të zgjedhin buqeta të kompozuara me cilësi dhe me një çmim që për nivelin e pagave, mund të përfshihen tek dhuratat e mira, raporton “scan”.

Shpenzimi mesatar për një buqetë varion nga 3 mijë deri në 5 mijë lekë”. Megjithatë, sipas administratorëve të këtyre bizneseve, qytetarët që blejnë lule kanë një standard mestar apo mbimesatar, duke e konsideruar si një klientelë të përzgjedhur dhe që ia di vlerën shpenzimit të bërë për një kompozim.

Çmimet e luleve janë të ndryshme. Ato fillojnë nga 100 lekë që është karafili deri në 800 lekë që është edhe lulja më e shtrenjtë, peonia, e cila përdoret kryesisht për dasma dhe është sezonale, vetëm në stinën e verës.

a.m

Next Post
FOTOT/ Pamjet e para nga aksidenti në Kanada, mediat: 4 persona pa shenja jete!

FOTOT/ Pamjet e para nga aksidenti në Kanada, mediat: 4 persona pa shenja jete!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In