• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sa shitet 1 litër? Bordi i transparencës mban të pandryshuar çmimin e vajit të lulediellit

by
13/04/2022 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bordi i transparencës për çmimet e shportës ka mbajtur të pandryshuar çmimin e tregtimit të vajit të lulediellit.

Në mbledhjen e zhvilluar për këtë javë bordi vendosi që çmimi i vajit të lulediellit për tregtimin me shumicë do të vazhdojë të jetë 315 lekë dhe për shitjet në supermarkete 321 lekë për litër.

Shitja e vajit të lulediellit në këto nivele ka mbetur i pandryshuar për 2 javë rresht. Në mbledhjen e zhvilluar më 29 mars  bordi i transparencës përcaktoi që çmimi të ishte 299 lekë nga kompanitë e shumicës dhe 305 lekë për litër nga tregtarët e pakicës.

Me marzhin e pandryshuar të fitimit për grosistët 2 lekë dhe 4 lekë për supermarketet dhe me shtrenjtimin e çmimit të vajit ushqimor në tregjet e huaja nga 360 deri 430 lekë duke përfshirë koston e TVSH-së, aktorë të tregut pohojnë se janë dëmtuar disa operatorë, ndërsa të tjerë do të dëmtohen nga situatat e ardhshme.

“Pozicionet e operatorëve në treg do të ndërrohen. Mund të fitojnë ata që po humbasin sot dhe do të humbasin ata që aktualisht po fitojnë, pasi do të blejnë vajin e lulediellit me çmim më të shtrenjtë. Pra mesatarisht marzhi që është lënë në dispozicion nga bordi del i përgjysmuar”, pohoi për “Monitor” një nga importuesit e vajit të ambalazhuar në vend.

Pas nisjes të luftës, në tregun e shitjes me pakicë vaji i lulediellit ka pësuar rritjen më të lartë të çmimit në produktet e shportës ushqimore. Në muajin mars çmimi i vajit të lulediellit u tregtua 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër që ishte në muajin shkurt (32,5% rritje). Pas kësaj periudhë çmimi u rrit edhe rreth 9% dhe arriti 370 lekë për litër.

Importuesit nënvizuan se rritja e çmimeve të vajit edhe për shkak të bllokimit të furnizimeve nga Rusia dhe Ukraina që përbëjnë 80% të prodhimit botëror të farës të lulediellit. Rusia, Ukraina, Hungaria, Serbia dhe Bullgaria janë furnizuesit kryesorë të tregut shqiptar me vaj ushqimor luledielli.

Më pas e ndjekin edhe shtete të tjera të Europës, si Italia, Gjermania dhe Greqia, por në sasi më të vogël. Varësia e lartë nga importet ku luhatjet e çmimeve janë të shpeshta ka ndikuar për reflektimin e tyre me shpejtësi në tregun vendas.

Sipas të dhënave të doganave importet e vajit të lulediellit në 2021 u rritën 8% më shumë se 2020. Importet nga Rusia u rritën me 10% në 2021-n në krahasim me një vit më parë, duke përbërë 17% të totalit. Në të njëjtën linjë u rritën importet nga Hungaria (3,5%), Italia (4%), ndërsa importet nga Ukraina pësuan rënie 7%./ Monitor

/b.h

Next Post
BBC për ditën e 21-të të luftës: Ja zhvillimet kryesore, prej luftës në qendër të Mariupolit te kërcënimi i Biden për Kinën!

Ushtria ukrainase bën bilancin, Rusia planifikon të godasë fabrikën e çelikut në Mariupol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

February 15, 2026
Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

February 15, 2026
Tri kërkesat e Kosovës në raport me Serbinë, zbardhet biseda e Kurtit me 4 senatorë amerikanë

Tri kërkesat e Kosovës në raport me Serbinë, zbardhet biseda e Kurtit me 4 senatorë amerikanë

February 15, 2026
Vuçiqi dhe vampirët e Muçibabës

Vuçiqi dhe vampirët e Muçibabës

February 15, 2026
Grabitje të armatosura në dyqane luksoze, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar! Në folenë e pistoletës iu gjet një fishek floriri

Grabitje të armatosura në dyqane luksoze, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar! Në folenë e pistoletës iu gjet një fishek floriri

February 15, 2026
Raund i ri bisedimesh në Gjenevë mes SHBA dhe Iranit, Trump: Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë

Raund i ri bisedimesh në Gjenevë mes SHBA dhe Iranit, Trump: Ndonjëherë duhet të ngjallësh frikë

February 15, 2026
Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

February 15, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

February 15, 2026
Xhetan Ndregjoni: 12 vite në kërkim të mbesës, çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në Turqi

Xhetan Ndregjoni: 12 vite në kërkim të mbesës, çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në Turqi

February 15, 2026
Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In