• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa rrezikohen qytetet nga Covid-19/ Harta e Eurostat për dendësinë e popullsisë, Tirana ndër më të populluarat

by Java News
01/05/2020 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga rajonet e mëdha pyjore dhe malore në vendet nordike deri në jetën e zhurmshme në qytete, ekzistojnë dallime të mëdha në atë se sa afër jetojnë njerëzit nëpër rajone në Bashkimin Europian (BE) dhe Europë.

Masat e distancës sociale të vendosura në të gjithë Europën për të kufizuar përhapjen e koronavirusit janë veçanërisht kritike në rajone me densitet të lartë të popullsisë, ku është e vështirë të shkoni jashtë, të bëni pazar ose të përdorni transportin publik pa u afruar me bashkëqytetarët tuaj.

Eurostat ka publikuar hartën e dendësisë së popullsisë në rajonet e BE-së, por dhe të rajonit. Në pjesë të mëdha të vendeve nordike, në vendet e Baltikut dhe nëpër vargje të mëdha të Gadishullit Iberik dhe Francës Qendrore, ka pak banorë për kilometër katror.

Në të kundërt, në dhe rreth shumicës së kryeqyteteve dhe qendrave të tjera të mëdha ekonomike, priret të ketë një numër të madh njerëzish që jetojnë brenda zonës së kufizuar gjeografike të rajonit.

Në vitin 2018, në dhjetë rajonet me dendësinë më të lartë të popullsisë mbizotëruan kryeqytete të mëdha dhe zonat përreth tyre. Në Paris, kishte mesatarisht 21 044 njerëz që jetonin për kilometër katror (km²) të qytetit, deri tani më i larti në BE. Disa nga rajonet përreth Parisit gjithashtu bëjnë pjesë në këtë listë të Top 10, duke përfshirë Hauts-de-Seine (9 371 persona për km²), Seine-Saint-Denis (6 979 persona për km²) dhe Val-de-Marne (5 774 persona për km²).

Dendësia e dytë më e lartë në BE është regjistruar në Athinën Qendrore (Kentrikos Tomeas Athinon), me 10 436 persona për km², me Athinën e Jugut (Notios Tomeas Athinon; 7 498 persona për km²) dhe Athinën Perëndimore (Dytikos Tomeas Athinon; 7 114 persona për km²) duke bërë edhe Top 10.

Pjesa tjetër e listës Top 10 vazhdon me kryeqytetin rumun (Bukureshti; 7 917 persona për km²) në vendin e katërt, kryeqyteti belg i Brukselit (7 472 persona për km²) në vendin e gjashtë dhe qyteti autonom spanjoll Melilla në bregdetin e Afrikës së Veriut (6 050 persona për km²) në vendin e nëntë.

Tirana, me dendësinë më të lartë në rajon

Tirana kishte një dendësi prej 538.2 personash për km², duke e bërë atë të vetmin rajon të Shqipërisë që në hartë paraqitet me portokalli, që i referohet vendeve me dendësinë më të lartë. Dendësia në Tiranë ka ardhur në rritje të vazhdueshme, në krahasim me 499 banorë për km² , që ishte katër vjet më parë.

Dendësia e popullsisë në Tiranë është më shumë se pesë herë më e lartë sesa mesatarja e Shqipërisë prej 99 banorësh për km².

Më pas renditet Durrësi (376 persona për km²), i ndjekur nga Fieri (157). Qytetet më pak të populluara jane Gjirokastra (21.6), Kukësi (31.2) dhe Dibra (48.6).

Nga kryeqytetet e rajonit, vetëm Tirana është me ngjyrë portokalli. Tiranës i afrohet Beogradi (535 banorë km²), Shkupi është më pak i dendur (347) dhe më pak i banuari është Podgorica (45.7). Monitor

Capture-62

Next Post
Studimi/ Pastrimi i ajrit nga koronavirusi në Evropë ka çuar në 11 mijë vdekje më pak

Studimi/ Pastrimi i ajrit nga koronavirusi në Evropë ka çuar në 11 mijë vdekje më pak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In