• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa qesharake kur një gotë kartoni në kokën e futbollistit serb, në Beograd komentohet “shyqyr që shpëtoi jetën”.

by Roland Qafoku
08/06/2025 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Qafoku

Në tre raste mbrëmë, arbitri Davide Massa ndërpreu ndeshjen sepse futbollistët serbë u shtrinë në fushë. Çfarë ndodhi? Sipas tyre, u goditën në kokë nga tifozët me sende të ndryshme. I kam parë disa herë pamjet dhe në dy raste dallohen nga një gotë prej kartoni që ledhaton flokët e futbollistëve, ndërsa e treta ishte një stimulim i pastër. Në të tre rastet serbët e reklamuan sikur ishin goditur në kokë me çekiç pneumatiç. Vendosën dorën në kokë dhe nga kjo të linte të kuptoje që gjaku do rridhte rrëke. Në fakt, ishte një gotë prej material kartoni që tifozët mbajnë ujë, ose birrë. Dhe përveç djersës, gjaku iushte vetëm në imagjinatën e serbëve.

Nëse kjo panoramë do ndodhte në një ndeshje të Serie A apo apo edhe në Evropian dhe Botëror, do tallej e gjithë Italia, Evropa dhe Bota. Por, pak rëndësi ka kjo për median serbe. Jo pak prej tyre kishin headline, mbrëmë dhe sot, fjalë dhe fraza nga më të çuditshmet. Më absurdja, deri në hokatare, ishte se futbollistët serbë ishin me fat që shpëtuan nga vdekja e sigurtë. Pas kësaj mbetet të ngresh sytë nga qielli e të thuash: O Zot!

Por, siç janë serbet që bëhen viktimë kur humbasin, edhe këtë herë nuk zhgënjyen. Shikoni disa pasazhe nga ndeshja e vitit 2014 në Beograd! Shikoni se si tifozët kanë qëlluar futbollistët tanë! Shikoni futbollistët serbë se si janë sjellë me futbollistët tanë, ndërsa media serbe nuk shkroi asnjë radhë! Dhe më pas shkoni Gjimshitin tonë që kujdeset për tërheqjen muskulare të serbit Vllahoviç. A do ta bëjë ndonjë futbollist serb të njëjtin veprim ndaj një futbollist shqiptar kur të luhet ndeshja në Serbi? Përgjigjja sigurisht që është jo.

Është i njëjti mentalitet si i stërgjyshërve, gjyshërve dhe baballarëve të tyre. Ne shqiptarëve na vranë, na masakruan dhe në fund ata kanë bërë viktimën. Është tipologjia e një shoqërie të tërë e ngulitur thellë ne gen.

Me disa përjashtime, organizmi i ndeshjes ishte shumë i mirë. Unë mund të gjej plot kritika dhe mund ti bëj, por jam i bindur se edhe organizatorit më të mirë në botë do ti rrwshkiste ndonjë gjë. Këtu nuk e fus fare në diskutim atë që policia dhe security nxori jashtë stadiumit ata tifozë që kishin flamuj dhe parrulla me Kosovën. Kjo është e papranueshme dhe një turp madje. Megjithatë, as kjo, e as thirrjet e tifozëve për “motrat e serbëve” nuk e prishën organizimin e mirë të ndeshjes.

Nga ana tjetër, skuadra jonë tregoi se ishte më lart se ajo serbe. Skuadra jonë tregoi profilin e një skuadre të madhe. Ndonëse barazimi na djeg shumë, sepse mbi të gjitha humbëm një penallti, kjo e djeshmja ishe një ndeshje që vërtetë na bën krenarë. Dominuam lojën dhe statistikat flasin në favor të ekipit tonë. Më kryesorja ishte: “ne 8 gjuajte në portë, kundrejt 6 të atyre”. Epo përballë kishim Serbinë dhe jo Andorën! Derisa llogaritë matematikore na mbajnë në lojë për të shkuar në Botëror, ne duhet të ëndërrojmë. Ndeshja e kthimit në Serbi do jetë edhe më vendimtare. Jo vetëm për rezultat. Një gjë e dimë të sigurtë që gotat e kartonit janë “elementë zbukurimi” vetëm për në Tiranë.

Next Post
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë. Krimi brenda banesës

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë. Krimi brenda banesës

Comments 1

  1. Vasiltreska@ g maill.com says:
    9 months ago

    Ajo gota bosh eshte si puna e vjedhjes si nje lek edhe 1 milion quiet vjedhje.Si gota bosh edhe plot quiet hedhje.Eshte e denueshme?Mos I lini shake per interpretim gjestit..Mos bej viktimen se justified veprimin.Kultura?Sjellja?apo keshilla juaj ku eshte?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

March 9, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

March 9, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit”, Berisha zbulon orën e protestës: Dita e përmbysjes së narkoregjimit

March 9, 2026
Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

March 9, 2026
“Epsteini” ynë

Belinda Balluku sot nuk është e mbrojtur nga Rama apo PS, por nga Erion Veliaj

March 9, 2026
Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

March 9, 2026
Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

March 9, 2026
Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

March 9, 2026
Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

March 9, 2026
Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In