Dihet që aktorët e filmave pornografikë paguhen shumë, por sa, me saktësi? CNBC ka intervistuar protagonistët për të kuptuar shpenzimet e realizimit të një filmi me drita të kuqe.
Femrat që performojnë rezultuan më të kërkuarat dhe më të paguarat, ndërkohë që çmimet variojnë edhe mes tyre. Një superstar, e cila ka një emër të njohur paguhet më shumë se aktoret më pak të njohura.
Interpretuesi është gjithashtu shumë i rëndësishëm dhe paga e tij është e konsiderueshme. Nëse këta aktorë lidhen me kompani të mirëfillta përfitojnë më shumë se sa disa aktorë të tjerë të cilët lidhen me kompani jo shumë serioze.
“Kur marr vajzat të reja në punë, është më e lehtë t’i urdhëroj të bëjnë atë çka dua unë në një video porno”, shprehet Steven Hirsch, pronari i një prej kompanive më të mëdha të filmave pornografik ose filmave për të rritur.
Ja si përcaktohen çmimet e aktoreve femra për çdo skenë
Për një skenë seksi tradicionale mes një mashkulli dhe një femre, paga për femrën shkon nga 800 dollarë deri në 1000 dollarë.
Interpretuesja ‘top’ paguhet nga 1.500 dollarë deri në 2.000 dollarë.
Aktoret të cilët marrin përsipër të luajnë në skena ekstreme paguhen nga 1.800 dollarë deri në 2.5000 dollarë.
Aktoret balerina
Aktoret të cilat dinë edhe të kërcejnë, paguhen nga 7.000 dollarë deri në 10.000 dollarë për një skenë e cila mund të xhirohet edhe për dy ditë.
Meshkujt
Në përgjithësi aktorët meshkuj paguhen mesatarisht nga 500-600 dollarë për skenën apo ditën. Interpretuesit e mirë mund të fitojnë nga 700 dollarë deri në 900 dollarë. Ndërsa një superstar paguhet deri në 1.500 dollarë.
Regjizori
Regjizori paguhet nga 1.000 dollarë deri në 1.500 dollarë në ditë.
Në raste më të rralla kur regjizori mund të jetë shumë i famshëm apo filmat e tij shiten shumë atëherë mund të paguhet deri në 3.000 dollarë në ditë.
Skenaristët
Kjo kategori fiton shumë më pak, nga 250 dollarë deri në 400 dollarë në ditë.
Teknikët dhe asistentët e prodhimit
Paga e teknikëve shkon nga 300 dollarë deri në 400 dollarë në ditë, ndërkohë që asistentët paguhen nga 100 dollarë deri në 50 dollarë.
Fotografët
Fotografët kanë një pagë ditorë që shkon deri në 500 dollarë në ditë.
Grimierët
Nëse ata janë të punësuar vetëm për një kompani ata paguhen deri në 500 dollarë në ditë, por nëse ata merren vetëm në orët e xhirimeve, paguhen nga 100 deri në 200 dollarë dhe më pas ata janë të lirë të shkojnë në punë të tjera.