• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa mllefe paskan pasur!

by A R
04/07/2017 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvillimet e fundit brenda PD kanë nxjerrë në pah një mal me mllefe që drejtues të lartë të kësaj partie, në nivel qëndror dhe lokal, kanë pasur ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha. Kjo për mënyrën e drejtimit të kësaj force politike gjatë 4 viteve të fundit qëkurse ai mori në duar drejtimin e partisë. Qartazi duket se të gjithë ishin në pritje të rastit për të shprehur marazin e grumbulluar. Natyrisht rezultati i dobët i PD në zgjedhje ishte momenti më i përshtatshëm për të zbrazur mllefin.

Nuk ka pasur asnjë surprizë sa i përket rezultatit të arritur nga PD në zgjedhjet e 25 qershorit. Të gjitha sondazhet, si të bëra nga selitë e partive kryesore në vend, ashtu edhe ato mediatike, parashikonin një fitore të PS në këto zgjedhje. Për këtë ka shumë arësye, të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me PD. Ato kanë të bëjnë edhe me një sërë reformash, ku më të rëndësishmet ishin reforma territoriale dhe ajo e drejtësisë. Por natyrisht edhe mënyra e të bërit opozitë kishte avantazhet e veta në këtë fitore të PS.

Dobësitë në drejtimin e PD nga ana e Bashës u shfaqën menjëherë sapo ai mori mandatin, duke konfirmuar se do të ishte një ndjekës besnik i rrugës së ndjekur nga Berisha, i cili u detyrua të japë dorëheqje për shkak të humbjes shembullore në zgjedhjet e vitit 2013. Zgjedhja e modelit Berisha nga ana e Bashës natyrisht nuk ishte aspak e mirëpritur në elektorat. Por të gjithë drejtuersit e PD heshtën për këtë fakt, ndonse e kishin të qartë se ky model nuk i çonte asgjëkundi.

Një opozitë natyrisht që duhet të jetë e fortë në oponencën e saj ndaj qeverisë, por nga ana tjetër një opozitë e egër, nga vetë përvojat elektorale, ka treguar se ndëshkohet në zgjedhje. Një fat të tillë pati edhe Rama në zgjedhjet e vitit 2013. Organizimi i jetës parlamentare të PD ka qenë një katastrofë. Asnjë nga zgjedhësit nuk arrtiti të dëgjonte ndonjë alternativë përveç fjalorit banal, dhunës, bojktit, që natyrisht e bëri PD një forcë të papranueshme alternative për elektoratin. E megjithatë të gjithë në PD heshtnin, ndonëse e dinin fare mirë se ajo që po prodhonin në Kuvend mund të kishte përfitime personale për grupe të caktuara brenda PD, por asnjë përfitim elektoral.

Si rrallëherë PD u ekspozua gjerësisht edhe si forca politike më antiperëndiomore jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, duke sulmuar personalisht nivelet më të larta të diplomacisë perëndimore, instiutucionet perëndimore dhe duke hyrë në një spirale përplasjesh me pasoja mjaft të rënda me SHBA dhe Brukselin. Dhe sërish thuajse të gjithë heshtën me ndonjë përjashtim si Selami dhe Bregu. E ndërsa heshtnin akumulonin brenda vetes mllefe pa fund ndaj Bashës, por jo për këtë pozicionim antiperëndimor të PD-së, por sepse ai muaj pas muaji dhe vit pas viti, po largonte nga ‘vija e parë’ disa prej figurave në PD, të cilët ishin mësuar pa fund me beneficet e pushtetit nga njëra anë dhe influencat në vendimarrje nga ana tjetër. Asnjë në PD nuk ka bërë oponencë ndaj Bashës për mënyrën e drejtimit të PD, largimin në kundërshtim me statutin të shumë kryetarëve të degëve nëpër rrethe, për bojkotin e reformës territoriale, për bërjen protagonist të opozitarizmit të mjaft figurave qesharake, për kursin antiperëndomorë të kësaj force politike, për sabotimin vend e pa vend të Reformës në Drejtësi, për votimin kundër hapjes së negociatave mes BE dhe Shqipërisë, për uzurpimin e mjaft posteve drejtuese nga persona nën nivelin mesatar të formimit të shoqërisë, për mosmbledhjen e forumeve drejtuese të PD, për vendimarrjet personale, për listat e kandidatëve për kryebashkiak dhe deputetë për të cilat as nuk u pyet njeri etj. ‘Çadra’ e PD ishte ‘qershia mbi tortë’ e një rrugëtimi politik në opozitë e një force politike që jo vetëm ka humbur busullën si institucion politik, por nga ana tjetër prodhoi edhe një serial marrëzish që ‘lanë pa gojë’ si shqiptarët ashtu edhe ndërkombëtarët.

Rrugëtimi i një opozite në rënie të lirë nuk mund të futej në korsi me përpjekjet për të marrë pushtetin në tavolinë duke i ikur ballafaqimit elektoral. Por sërish të gjithë heshtnin ndonëse nën zë shprenin mllefin. Në epilog të gjithë kësaj kuturisje opozitare vjen edhe momenti më pikant. Listat për deputetë. Pikërisht në këtë moment shpërthen dhe shkulmi i akumuluar nga drejtues e lartë të PD që mbetën jashtë listave, duke e bërë betejën e tyre të duket qartazi se ishte një betejë personale me Bashën. Dhe e tillë ishte. Një mocion mosbesimi ndaj Bashës mund të ishte bërë me kohë për arësye shumë më të forta duke filluar që nga Reforma në Drejtësi, humbja e thellë në zgjedhjet vendore të 2015 e deri tek pozicionimi i PD si forcë antiperëndimore. Këto teza natyrisht do të kishin ngjitur shumë më shumë se kryqëzimi i tij pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai rezultat dihej. Vetë krerët e PD, kishin 4 vite që punonin për këtë…qoftë edhe me heshtjen e tyre.

Next Post
Uji i pijshëm, ndërpriten 226 lidhje të paligjshme, vendosen 36 gjoba në Tiranë

Aksioni i ujit të pijshëm/ Task-Forca ndërpret 108 lidhje të jashtëligjshme, 19 gjoba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In