• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa miliona euro fitojmë nga pjesëmarrja në Evropian?

by Fatos Çoçoli
19/06/2024 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Nuk duhet të ndihemi keq nga humbja me rezultat minimal e kombëtares sonë, më datë 15 qershor me Italinë, në Kampionatin Evropian të Futbollit në Gjermani. Pjesëmarrja në Evropian është para së gjithash një festë e madhe dhe të 50 mijë tifozët tanë të mrekullueshëm në Stadiumin e Dortmundit e dëshmuan këtë.

Krahas parave të lëna në bileta udhëtimi deri në Gjermani, në pagesa për hotelet dhe ushqimin dhe në biletat e prera për të trija ndeshjet e sigurta të kombëtares sonë(janë mbi 18.5 milionë euro), duhet të kuptojmë se pjesëmarrja në Evropian është edhe një përfitim jo i pakët për ekonominë tonë. Për shembull, pjesëmarrja tetë vite më parë, në vitin 2016, në Kampionatin Evropian në Francë na solli rreth 20 milionë euro.

Po kësaj here, sa do të jenë këto para? Si ka mundësi që edhe shkojmë si tifozë jashtë vendit dhe lëmë para, ne prapë arrijmë të fitojmë para? Madje, shumë me tepër, në nivel të ekonomisë sonë? Janë disa arsye për këtë. Së pari, këtu përfshihen përfitimet direkte për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Sipas informacionit nga Federata Europiane e Futbollit (UEFA), pagesa fikse e pjesëmarrjes(përfitimi) për secilën nga federatat pjesëmarrëse në Euro 2024 është shumë më e lartë, gati dy herë më e lartë(plus 86%), nga pjesëmarrja në Francë tetë vite më parë. Ajo do të jetë 9.25 milionë euro. Pra, këto fonde do t’i marrë Federata jone e Futbollit. Arsyeja e dytë lidhet me tifozerinë tonë të mrekullueshme dhe paqësore, Shqipëria është ngritur lart në arenën evropiane, si një vend paqësor e qytetar. Tifozët tanë dhanë në Gjermani vetëm shenja të festës e të miqësisë me pritësit gjermanë dhe me tifozerinë italiane. Të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe nesër në Hamburg, në ndeshjen me Kroacinë. Kjo është një konstante e sjelljes së tifozëve tanë jashtë vendit dhe kjo na nderon dhe na bën të fitojmë shumë në imazh për vetë vendin tonë. Edhe pse kjo rritje e imazhit të vendit nuk përkthehet dukshëm në para, ajo aty të çon.

Kjo, pasi imazhi i Shqipërisë si një shtet shumë qytetar, me qytetarë të mrekullueshëm, miqësorë, gazmorë dhe krejtësisht paqësorë, i volit shumë shtimit të fluksit turistik tek ne. Së treti dhe më e rëndësishmja, niveli i lartë i arritur në futbollin tonë është një premisë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti dhe në tërësi të sporteve të tjera tek ne. Dhe zhvillimi i sporteve na rrit nivelin e jetesës dhe na zvogëlon stresin si shoqëri. Kjo është mëse e provuar. Së katërti, imazhi i Shqipërisë si vend i mrekullueshëm turistik fiton po ashtu me këtë Evropian. Përmirësimi i imazhit dhe rritja e kërshërisë për të parë Shqipërinë nga gjermanët ku po zhvillohet kampionati, na bën të fitojmë shumë. Po pse?

Sepse gjermanët janë turistët numër një në botë, në nivel të numrit të popullsisë që i largohet vendit për turizëm çdo vit (60 përqind) dhe në nivel të parave(renditen të tretët në botë) që harxhojnë për turist. Plot 4 mijë e treqind euro në vit për turist. Po le të bëjmë llogaritë me të trija arsyet që prodhojnë para. Së pari, fondet që merr Federata jonë e Futbollit nga UEFA, për pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të këtij viti.

Janë plot 9.25 milionë euro. Këto fonde mund të përkthehen shumë shpejt për mjedise të reja stërvitjeje, për kushte më të mira për të gjithë ata që i hyjnë aktivitetit profesional në këtë sport, e kështu me radhë. Nëse fondet për futbollin në Shqipëri shtohen këtë vit me 9.25 milionë euro, qeveria është gati të japë në buxhetin e vitit 2025 për të gjitha sportet në tërësi rreth dyfishin e kësaj shume. Pra kemi të paktën 28 milionë euro më shumë për sportet në këto dy vjet.

Në rast se këtyre fondeve u shtojmë pronotimeve të rritura për turizmin e gjithë vitit për vitin e ardhshëm, nga më shumë se 25 mijë qytetarë gjermanë, që do të vijnë përmes agjencive apo nga përshtypjet e mira të marra për Shqipërinë dhe tifozët e saj edhe në nivel individual. Dhe nëse llogarisim të paktën një mijë euro të shpenzuar për qytetar gjerman si turist tek ne për një javë gjatë vitit të ardhshëm, i bie 25 milionë euro më shumë në ekonominë tonë.

Në nivel të përgjithshëm, përfitimet konkrete pritet t’i kalojnë 53 milionë eurot për ekonominë tonë dhe kjo nuk është pak.

Next Post
Alarmi i ministres së Brendshme: Gjermania përballet me kërcënime nga ekstremistët, Rusia dhe Kina

Alarmi i ministres së Brendshme: Gjermania përballet me kërcënime nga ekstremistët, Rusia dhe Kina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In