• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa me fat Armand Shkullaku që sulmon Ramën, në krahasim me Adriatik Doçin që denoncon Metën

by Alba Malltezi
18/10/2020 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Ndodhi diçka para syve të të gjithëve këtë javë, por nuk jemi të sigurtë nëse të gjithë e vumë re formën dhe përmbajtjen ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta përjetojmë përherë. Nuk është e para herë që ndodh. Gazetari Armand Shkullaku u kap duke thënë një akuzë ndaj Edi Ramës në studion e Opinion të Blendi Fevziut që vetë Rama e ka përgënjeshtruar duke paraqitur disa fakte.

Është e rëndë kur një politikan kapet duke gënjyer, por e pafalshme kur një gazetar kapet nga një politikan duke gënjyer, e sidomos nëse e bën me qëllime politike. Por aq shumë jemi mësur me këtë, sa sot nuk habitet njeri. Mund të ndodhë që një gazetar të gabojë, një burim mund të jetë i pasaktë, por në misionin e tij një gazetar nuk mund të gënjejë qëllimisht. Gënjeshtra me qëllim është e pafalshme në një vend ku do të funksiononin siç duhet rregullat e demokracisë.

Nuk kemi dëshirë të gjykojmë veprimin e Shkullakut në rastin konkret (nëse ishte thjesht gabim apo gënjeshtër e qëllimshme), kur kemi gazetarë nga i njëjti front që shpikën një serial Babaleje të tërë, apo që mbrojnë fake news të fabrikuara në tavolinë e të botuara pastaj edhe nëpër media të huaja për ta bërë më të besueshme, por, do të doja të vija në dritë ndryshimin e reagimeve të politikanëve.

Në të njëjtën ditë kur ndodhi ‘’incidenti’’me Shkullakun një tjetër gazetar, Adriatik Doçi nga Shqiptarja.com ka përcjellë gjithë aferën e dhënies së nënshtetësive me procedura të privilegjuara nga Presidenti Ilir Meta.

Të gjithë mund të konsultojmë përgjigjet vulgare, ofenduese si nga ana e vetë Presidentit ashtu dhe të zëdhënësit të tij të cilët pa asnjë përpjekje për të përgenjeshtruar me fakte dokumentat e gazetarëve (si bëri Rama me Shkullakun) janë marrë drejtpërdrejt vetëm me gazetarin personalisht. Po përmendet familja, babai, i gazetarit, bashkëshortja të vënë në gijotinë me etiketime banale dhe pjesererisht te kopjuara nga fjalori vulgar dhe shpifes i profesor doktor Sali Berishës, profesionist i pa arritshëm në këtë fushë.

Armand Shkullaku është me shumë fat përballë Adriatik Doçit, pse ndryshe nga kolegu, askush nuk po merret me familjen, jetën e pasurinë e tij. Ashtu siç askush nuk njeh e nuk përmend familjen, të afërmit e gjithë gazetarëve mbështetës të deklaruar të opozitës aktuale. Pas çdo konference apo debati me Ramën për fat dhe bën shumë mirë që del një gazetar/e “hero” e kundërshtues, por akoma për fat, nuk nis linçimi për të dhe familjen e tij se guxoi të kundërshtojë Ramën.

Pra, nga një anë kemi politikanët  e opozitës (ish qeveritareve do të ishte më i saktë si përkufizim) që përballë gazetarëve sulen me të gjithë arsenalin e sharjeve dhe ofendimeve publike: etiketimeve të emrave dhe mbiemrave, të jetëve  personale, të familjes e të afërmëve, të gjyshërve dhe të stërgjyshërve. Të kujtoj disa? Sali Berisha i pari në listë për agresivitetin e tij dhe më pas disa nga figurat e PD-së që e imitojnë, por edhe LSI e krerët e saj nuk po mbeten pas.

Fjalët e tyre janë nga më të rëndat dhe ofendueset pa sjellë asnjë kundërprovë ndaj gazetarëve që i kundërshtojnë. Adriatik Doçi po përjeton të njëjtin “fat” me pak gazetarë si Mero Baze, Carlo Bollino, i mirënjohuri Andrea Stefani që sot nuk jeton më, që janë sulmuar egërsisht vetëm se kanë pasur kurajon të kritikojnë këtë pjesë agresive të politikës.

Ndërkohë  në kundërpërgjigjen që Edi Rama i bën Armand Shkullakut mbi faktet për impjantet e përpunimit të plehrave në Elbasan nuk gjen asnjë fjalë personale, ofenduese, denigruese ndaj personit gazetar veç kundërshtimit që ka të bëjë me lajmin vërtetësinë apo pavërtetësinë e tij.

Eshtë një vijë e trashë dalluese që huton opinionin publik: janë të rënda kundërshtimet e fakteve dhe të opinioneve, apo sharjet, shpifjet, kërcënimet dhe manipulimet që disa i kanë kthyer tashmë në zakon pa habitur njeri?

Cilën metodë duhet të mbështesim? Kjo është e rëndësishme në dallimin e qëllimeve dhe të punës së çdo shqiptari. Shpresoj e uroj që edhe pas këtij opinioni e konstatimi të mos rinisë linçimi i radhës, siç është zakon nga një kategori tashmë e caktuar dhe e profilizuar në Shqipëri.

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2020

Puna, dashuria dhe financat… Horoskopi javor, 19 Tetor – 26 Tetor 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

February 3, 2026
“Territorialja”/ Balla afat opozitës deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

“Territorialja”/ Balla afat opozitës deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

February 3, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

February 3, 2026
Kuvendi/ Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’

Kuvendi/ Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’

February 3, 2026
“Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”/ Braçe në Kuvend: Kam kërkuar pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë

“Prej 4 muajsh qendra shëndetësore në njësinë 5 nuk funksionin”/ Braçe në Kuvend: Kam kërkuar pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë

February 3, 2026
Vodhi shuma parash në dy minimarkete në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

Vodhi shuma parash në dy minimarkete në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

February 3, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

February 3, 2026
Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

February 3, 2026
Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

Rama: Pesë mjekë të rinj i bashkohen Spitalit Universitar të Traumës

February 3, 2026
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In