• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa kushton analiza e koronavirusit dhe si kryhet ajo/ Specialistja e ISHP tregon si të veprojmë në rast se vërejmë simptomat

by Java News
07/03/2020 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, sqaroi në emisionin “Kjo Javë” në News24, gjithë procedurën që ndiqet për kryerjen e analizës së koronavirusit, si dhe sa kushton kjo analizë.

Bino tha se analiza kushton 150 mijë lekë të vjetra, që mbulohen nga shteti, ndërsa shtoi se për kryerjen e saj fillimisht merren mostrat në azën faringale të hundës ose gojës, mbase edhe të gjakut ose më pas edhe të feçes, që dërgohen tek ISHP, ku nis procesi i vlerësimit të tyre, deri në daljen e rezultateve.

Pjesë nga intervista:

Jeni shprehur se janë të gjitha kapacitetet për kryerjen e analizave, si është një proces i kryerjes së kësaj analize?

Dua ta nis që nga fillimi, procesi i marrjes së mostrës. E rëndësishme është identifikimi i këtyre personave, që i quani të dyshuar. Këta janë persona që kanë një ose dy shenja, apo histori, që mund të na bëjnë të mendojmë. Së pari kryhet një mostër në azën faringale e hundës ose e gojës, në disa raste edhe e gjakut, më pas mund të marrim edhe feçe, në bazë të të dhënave që do na jepen dhe testeve diagnostike që dalin. Marrim këtë mostrën dhe e transportojmë në kushtet e duhura të transportit. Ne përdorim të njëjtin transport si për gripin, në mënyrë që ai të ruhet në kushtet e duhura. Mostra vjen pranë ISHP dhe nis procesi i vlerësimit të mostrës, nëse është e duhura, nëse është e derdhur, e prishur. Procesi zgjat shumë pak, mund të zgjasë një orë, në varësi të numrit të mostrave. Aktualisht kemi një njeri që me shumë rigorozitet e shikon këtë. Mostrat që nuk vlejnë ne i kthejmë dhe marrim prapë mostër, kur mendojmë se nuk është marrë mirë.

Ku merren këto mostra?

Ne shikojmë nëse kanë qeliza. Mostrat i marrin mjekët, ndihmësepidologët, dhe vijnë te ne.

Aktualisht janë dy raste… ku po qëndrojnë këta persona?

Mostrat kanë ardhur në këtë mënyrë. Këta persona janë të vetëizoluar.

Sa besim keni te vetëizolimi?

Kam besim, se në të kundërt këta persona do të ishin shtruar në spital. Pra, kryhet një vlerësim. Ne kemi një armatë të tërë punonjësish të shëndetit publik, që janë mjekë epidemiologë, ndihmës-epidemiologë, që kanë mbaruar shëndet publik ose shkenca të tjera dhe që janë trajnuar, që janë shumë rigorozë dhe të kujdesshëm. Këta bëjnë një vlerësim, në bashkëpunim me mjekun e familjes apo mjekun e spitalit, sipas rastit, nëse rasti ka nevojë të shtrohet apo ka shenja të lehta, që s’ka nevojë të shtrohet, dhe vë atë maskën në shtëpinë e tij dhe rri në vetëizolim. Nëse nuk do të kishte mundësi, ne do të kryenim shtrimin në spital, sipas shenjave.

Si është ky vetëizolim?

Ai duhet të rri në një dhomë, sepse kemi të bëjmë me një person që ka disa shenja të sëmundjes. Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve nuk kërkojnë shtrim në spital, mund të marrin kujdesin në shtëpi.

Qytetarët thonë se s’ka se si të dalë koronavirusi te në, për sa kohë bëhen aq pak analiza… Mos ndoshta një analizë më e gjerë …

Ne jemi pjesë e një rrjeti botëror. Ne zgjeruam rrjetin, në mënyrë që të merrnim më tepër mostra, pasi nuk mund të marrësh mostra kot më kot.

Jemi me dy analiza në ditë…

Jo dy, se mund të bëhen 15. Ne punojmë 24 orë. Ne presim të testohen këta, dhe ritestojmë sërish.

Ruajtja për mos transmetimin e virusit në kufi duket se nuk është shumë rezultative…

Asnjë virus nuk ndalohet në kufi. Shqipëria 50 vjet mbylli kufijtë. Edhe më 1989, virusi i fruthit u fut dhe infektoi mijëra vetë. Masat në kufi janë marrë për të rritur këtë, janë marrë edhe mostra në kufi, por numri i tyre është i vogël, sepse një pjesë e njerëzve mund të mos kenë temperaturë dhe e kanë më pas.

Cilat janë protokollet që jep OBSH?

E rëndësishme për shërbimin kufitar është kur kemi të dhëna që personi ka udhëtuar me një person tjetër të prekur. Menjëherë nga lista që marrin në kufi kryejmë hetimin e rastit. Është e pamundur të ndalojmë virusin në kufi. Protokolli i OBSH është që ne duhet të gjurmojmë personat që kanë pasur kontakt me një person të prekur dhe e kemi bërë këtë.

Tek analizat që merrni, a është e kushtueshme kjo analizë?

Është e kushtueshme, sepse ti merr primerat, është analizë molekulare dhe ke pastaj kitin e pisiarit, pra është analizë e kushtueshme, por e përballueshme për shtetin.

Konkretisht?

Nuk mund të jap shifër. Edhe na vijnë me donacion një pjesë e primerave, sepse kemi marrëdhënie bashkëpunimi, pasi janë disa marrëdhënie që kryhen në lidhje me primerat, sidomos për sëmundjet e reja. Ka laboratorë të caktuar, si në Berlin, në SHBA, me të cilët kemi një marrëveshje, dhe natyrisht ne blejmë pjesën tjetër, që është e rëndësishme. Analiza mund të shkojë deri në 150 mijë lekë të vjetra dhe e gjitha mbulohet nga shteti. /e.s/

Next Post
Italia në panik nga koronavirusi, shkon në 233 numri i të vdekurve. 5061 të infektuar në total

Italia në panik nga koronavirusi, shkon në 233 numri i të vdekurve. 5061 të infektuar në total

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë fshihet poshtë akullit të Antarktidës? Zbulohet ‘harta’ e jashtëzakonshme

Çfarë fshihet poshtë akullit të Antarktidës? Zbulohet ‘harta’ e jashtëzakonshme

January 29, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Vatani?

January 29, 2026
Dalin pamjet e reja, si Alex Pretti u përplas me agjentët federalë 11 ditë para vrasjes

Dalin pamjet e reja, si Alex Pretti u përplas me agjentët federalë 11 ditë para vrasjes

January 29, 2026
ANALIZA | SHBA dhe Izraeli gati për konfliktin e vitit?! E gjithë bota arabe në alarm

ANALIZA | SHBA dhe Izraeli gati për konfliktin e vitit?! E gjithë bota arabe në alarm

January 29, 2026
Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Goditje prostitucionit në Durrës, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë

January 29, 2026
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, 14 të arrestuar dhe mbi 12 mijë gjoba në 1 javë në Tiranë

Burg për parkim dysh, avokati: Ndryshimet në Kodin Penal duhet të diskutohen, qytetarët duhet të informohen

January 29, 2026
Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Pse po sulmohet Edi Rama prej disa shqiptarëve për vizitën në Izrael?

January 29, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Monolog për të fshehur të vërtetën”, Beqiri: Meta, skenar me Berishën për të vrarë protestuesit e 21 Janarit

January 29, 2026
Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

January 29, 2026
Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In